• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Show-operacionet policore, Xhafaj dikton prokurorinë dhe gjykatën

11:52 : 13/09/2018
në KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Show-aksionet e policisë në Shkodër dhe Elbasan, përveçse rezultuan fiasko, dhanë një dëshmi të qartë se si qeveria, por sidomos Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, përdorin edhe prokurorinë e gjykatën për të sfumuar akuzat e opozitës për dështimin në luftën kundër krimit të organizuar.

Fillimisht në Shkodër e më tej në Nikël të Krujës, policia ndërmori aksione për të “treguar dhëmbët” ndaj grupeve kriminale në ato zona. Policia ushtroi kontrolle në banesat e personave të dyshuar për vepra të rënda penale, si vrasje, pengmarrje, gjobvënie, etj. Por, në përfundim të show-operacioneve, nga ana e policisë u arrestuan disa persona periferikë dhe vetëm për faktin se në shtëpi iu gjet ndonjë armë pa leje dhe fishekë. Në asnjë rast, policia nuk kreu arrestime për vepra të rënda penale.

Këto raste të show-t policor janë shoqëruar edhe me njoftime zyrtare nga Prokuroria, e cila ka marrë “meritën” për organizimin e tyre. Si në Shkodër, ashtu edhe në Krujë, Prokuroria ka deklaruar se kontrollet në banesa janë realizuar pasi ajo është investuar tek gjykata për të marrë lejen përkatëse.

Deri këtu është procedurë. Por, ajo që fshihet përtej veprimeve të policisë, prokurorisë e gjykatës i ngjan më së shumti një skenari të përbashkët të institucioneve ligjzbatuese për të bërë zhurmë pa asnjë rezultat.

Lexo edhe:

FOTO/ Denoncimi i qytetarit: 4 muaj pas aksidentit, “ANSIG” nuk më dëmshpërblen

Balluku po bëhet “Veliaj 2”

Ministri i Brendshëm, Xhafaj, i gjendur nën presionin politik të opozitës, është i detyruar të ndërmarrë disa nisma anti-grupeve kriminale. Ai deklaroi me pompozitet nga salla e Parlamentit se, në periudhën Shtator-Tetor do të goditen grupe kriminale. Përtej qëndrimeve deklarative, Xhafaj, i cili nuk duket se e ka vullnetin, gjithësesi i duhet mbështetja e prokurorisë dhe gjykatës.

Çfarë ka ndodhur në rastet e Shkodrës dhe Krujës? Policia, prej vitesh, ka dështuar në goditjen e elementëve kriminalë në këto zona. Zyrtarë policorë kanë pasur në çdo kohë informacionet se personazhe me rrezikshmëri të lartë në Shkodër, Krujë, por edhe në shumë qytete të tjera, vijojnë aktivitetin e tyre kriminal. E, megjithatë, në këmbim të sigurimit të votave për Partinë Socialiste, policia është treguar inekzistente për të zbuluar dhe goditur grupet kriminale.

Tashmë që opozita e ka kthyer në “kalin e betejës” aksionin politik për shkëputjet e qeverisjes nga krimi i organizuar, Xhafaj duhet të mbrohet me disa rezultate. Duket qartë që, nëpërmjet Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku, Xhafaj ka kërkuar angazhimin e Prokurorisë për të kërkuar në gjykatë lejen për kontrolle të disa banesave në Shkodër dhe Vlorë.

Nga rezultatet e këtyre show-operacioneve, është e dukshme se ato janë organizuar me urgjencë dhe pa asnjë informacion paraprak. Për më tepër që, në asnjë prej këtyre operacioneve, mbi personat e arrestuar qëndron vetëm akuza e armëmbajtjes pa leje, ndërkohë që ata janë të dyshuar për vepra shumë më të rënda penale.

Prokuroria, e kontrolluar plotësisht nga Arta Marku, nuk e ka aspak problem që t’i bindet kërkesave të Fatmir Xhafaj. Ndërkohë, veprimet e fundit dëshmojnë se edhe gjykatat kanë nisur të urdhërohen nga Ministri i Brendshëm.

Kontrollet policore në banesat e disa elementëve të dyshuar kriminalë janë realizuar me lejen e gjykatës. Kjo e fundit, pavarësisht se nuk ka pasur elementë të mjaftueshëm për të lejuar realizimin e kontrolleve, gjithësesi i është “bindur” kërkesave formale të Prokurorisë, e cila, nga ana e saj, duket e nxitur nga Xhafaj dhe zyrtarët e lartë policorë.

Është e pakuptueshme se si gjykata mund të japë leje kontrolli banesash pa arsye të forta. Rezultatet e operacioneve të befasishme dëshmuan që indicjet policore kanë qenë të vakëta, ose nuk ka pasur aspak. E megjithatë, gjykata, si në Shkodër, edhe në Krujë, ka lejuar kontrollin e banesave. Gjyqtarët, të cilët do të përballen me Vetingun, në asnjë mënyrë nuk preferojnë që të shtojnë mërinë politike mbi vendimmarrjen e tyre. Ndaj, qartësisht, ata i janë bindur vullnetit politik të Xhafaj për të miratuar kërkesat e prokurorëve.

Në operacionet masive policore, ku kishte më shumë kamera televizionesh se sa armë të kapura në banesat e disa personave, disa anëtarë të familjeve kriminale u arrestuan vetëm për armëmbajtje pa leje. Vetëm kaq, ndërkohë që Shkodra është tronditur së fundmi nga 6 vrasje e disa pengmarrje, ndërsa Kruja konsiderohet si vendi ku kanë vend-qëndrimin persona të dyshuar për vrasje me pagesë e vendosje lëndësh shpërthyese.

Lajme të lidhura

Lajmet e Dites

FOTO/ Denoncimi i qytetarit: 4 muaj pas aksidentit, “ANSIG” nuk më dëmshpërblen

12:18 : 06/07/2025
AKTUALITET

Balluku po bëhet “Veliaj 2”

12:04 : 06/07/2025
BOTA

Si po e riformëson lufta Ukrainë-Rusi sektorin e teknologjisë në Europën Lindore

11:59 : 06/07/2025
AKTUALITET

Jo vetëm celularë, por dhe eskorta për Laert Haxhiun/ Kush e çoi bandën e Lushnjës në një sektor?

11:49 : 06/07/2025
AKTUALITET

I dha 10 mijë euro me fajde një personi, detaje nga arrestimi i policit! I mbante peng makinat

11:40 : 06/07/2025
AKTUALITET

Aksidente dhe shkelje të rregullave të qarkullimit, 4 të arrestuar dhe disa të plagosur në Tiranë

11:34 : 06/07/2025
Para

“Një pëllëmbë sipër tokës", Roza Lati u kthehet keq komentuesve: Me atë gojë të pisët… (FOTO)

TË GJITHA

FOTO/ Denoncimi i qytetarit: 4 muaj pas aksidentit, “ANSIG” nuk më dëmshpërblen

12:18 : 06/07/2025

Balluku po bëhet “Veliaj 2”

12:04 : 06/07/2025

Si po e riformëson lufta Ukrainë-Rusi sektorin e teknologjisë në Europën Lindore

11:59 : 06/07/2025

Jo vetëm celularë, por dhe eskorta për Laert Haxhiun/ Kush e çoi bandën e Lushnjës në një sektor?

11:49 : 06/07/2025

I dha 10 mijë euro me fajde një personi, detaje nga arrestimi i policit! I mbante peng makinat

11:40 : 06/07/2025

Aksidente dhe shkelje të rregullave të qarkullimit, 4 të arrestuar dhe disa të plagosur në Tiranë

11:34 : 06/07/2025

Kokainë dhe prostitucion në Tiranë, arrestohen 36-vjeçari dhe 2 shtetase të huaja

11:22 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com