• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi HI-TECH

Audi hedh në treg modelin e ri Q8, teknologjia më e fundit e automobilizmit (FOTO)

11:40 : 13/09/2018
në HI-TECH

Imagjinoni një makinë. Jepini asaj shumë karakter, plotësojeni me teknologjinë më të fundit dhe një dozë të fortë emocionesh. Rezultati: Audi i ri Q8.

Eleganca e një coupe-je dhe prakticiteti i një SUV-i takohen tek modeli i ri Q8. Hapësira e pakursyer në brendësi, teknologjia më e fundit nën kroskot si edhe sistemet inteligjente të asistencës në rrugë e bëjnë Audin Q8 modelin ideal për ditën tuaj të punës apo pushimit.

Dizajni i sofistikuar në fytyrën e anëtarit më të ri të familjes Q, vjen me konture të forta dhe paraqitje dinamike, në sajë të sistemit me katër rrota aktive të përhershëm, të cilat përçojnë një ndjesi pushteti. Q8 e re interpreton në mënyrën e saj individuale atë se cfarë një SUV luksoz duhet të përfaqësojë. Një jehonë të ikonës Audi – quattron origjinale.

Grila e pandarë e imponuese e radiatorit në dizajnin oktagonal të markës është edhe fytyra e re e familjes Q. Gjashtë prerjet e kromuara vertikale i japin fytyrës një paraqitje të pushtetshme. Maska opsionale e lyer bën lidhjen me fenerët energjik edhe më organike. Spoileri i tërhequr drejt pjesës së parë dhe drejtueset e ajrimit të mprehta theksojnë më tej paraqitjen agresive. Falë derës pa kornizë në pjesën e xhamit theksohet më tej ndjesia e coupe-së.

audi5
audi4
audi3
audi2
audi1
audi

Fenerët mund të përzgjidhen në një nga dy versionet, të dyja me teknologjinë LED. Në pjesën e sipërme është integruar drita e ditës dhe dritat e shkurtra. Dritat e gjata janë pozicionuar poshtë. Në versionin opsional matriksor HD fenerët përbëhen nga 24 drita individuale LED.

Lexo edhe:

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

Dizajni 3 dimensional i ndriçimit mundësohet nga shtatë segmente të shkurtra dritash dhe dy të gjata në skajet e fenerit. Dritat e pasme përdorin të njëjtën teknologji tre dimensionale me 12 segmente – të lidhura me shirita preçiz drite që përçojnë thellësi.

Brendësia lë mbresë të veçantë ku menjëherë dallohet ekrani i ndezur i MMI. Me pamjen në tonalitet të errët ekrani shkrihet, pa gjurmë,në linjat e kroskotit dhe bëhet pothuajse i padukshëm kur është i fikur. Asnjë buton në dy versionet 8.6 apo 10.1 inch të ekranit, gjithçka me prekje. Çdo element tjetër në brendësi, sofistikimin e sjell në sajë të thjeshtësisë dhe pozicionimit të natyrshëm në harmoni me tërësinë e modelit.

Çdo Q8 vjen e pajisur me sistemin MMI navigation plus, i cili përdor teknologjinë e re LTE për transferimin e të dhënave. Sistemi ofron disa përparësi ku ndër të tjera vlen të theksohen, sygjerimi i destinacionit në baze të udhëtimeve të mëparshme, kohën e udhëtimit bazuar në trafikun aktual dhe përllogaritjen online të rrugës më të shpejtë në bashkëpunim me sistemin e navigimit HERE.

Sistemi online Audi connect, mundëson aksesimin dixhital të makinës. Lejon drejtuesin (si edhe 4 persona të tjerë të autorizuar të hapin dhe ndezin makinën direkt nga celulari i tyre). 400 parametra të ndryshëm mund të personalizohen si prsh: pozicionimi i sediljes, temperatura e ajrit, destinacioni, media e preferuar etj. Në sajë të aplikacionit myAudi makinës mund ti transferohen nga telefoni destinacione, të luhet muzikë apo takime nga kalendari i celularit tek MMI. Sistemi opsional Bang & Olufsen me 23 bokse mundëson një ndjesi 3D në dëgjim. Muzika shpaloset si në një sallë të vertetë koncerti për një përvojë unike.

Motori 3.0 TDI i Q8-tës është super eficient në sajë edhe të teknologjisë ‘Mild Hybrid Technology’ e njohur edhe si ‘MHEV’. Ky sistem integron një bateri litiumi, dinamo dhe starter (BAS) në sistemin elektrik 48 voltësh. Bateria e rikarikueshme është vendosur në pjesën e poshtme të bagazhit me një kapacietet deri në 10 Ah. SUV dinamik mund të shkojë deri në 160 km/h përpara se të ndezë motorin për të transferuar fuqinë në mënyrë të pandjeshme.

Motori 3.0 i Audit Q8, 50 TDI gjeneron 210 kW (286 kf) dhe forcë përdredhëse prej 600 Nm. Kjo bën që SUV të përshpejtojë nga 0 në 100 km/h në 6.3 sekonda. Teknologjia e motorit ofron zgjidhje të sofistikuara për një përformancë më të lartë. Një e tillë është ftohja e pistonave me vaj në sajë të kanaleve të integruara.

Transmetimi i fuqisë realizohet në sajë të kambios tiptronic me 8 raporte. Ventilimi special mundëson përdorim jashtë asfaltit. Falë pompës së vajit elektrike, tiptronic zgjedh marshin e duhur kur makina është duke ndaluar edhe nëse motori është i fikur. Audi i ri Q8 premton të tejkalojë konkurencën në çdo tipar të matshmë apo të perceptueshëm nga shqisat.

Lajme të lidhura

SPORT

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025
SPORT

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025
SPORT

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025
SPORT

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025
Para

"Hape derën! Je i rrethuar!" Publikohen pamjet e operacionit të policisë në Nikël të Krujës (VIDEO)

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com