• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Një Vetting për Taulant Ballën ju lutem!…

13:10 : 11/09/2018
në OP-ED

Nga Bledian Koka

Taulant Balla, kryetari i grupit kuvendor të PS-së është parë shpesh duke gjezdisur nga mëngjesi në darkë në sediljen e një automjeti Audi A8, i cili kushton minimalisht 30 mijë euro.

Do të mjaftonte kaq që një shtet normal, ku një ligjvënës me një pagë diku tek 1500 euro në muaj të ndalej nga ligji dhe të pyetej se ku i ka gjetur paratë dhe, në rast të mosjustifikimit, minimalisht të përjashtohej nga politika e maksimalisht të dërgohej për ndjekje penale.

Në rastin e Taulant Ballës do të mjaftonte si arsye për ta ndaluar edhe fakti që në parafangon e Audi-t të tij, ai mban fenelina policie, nuk dihet se me çfarë tagri dhe për çfarë emergjence atij i nevojiten ato.

Lexo edhe:

Horoskopi, 29 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Korriku pritet të jetë muaji më i nxehtë i dekadës së fundit

Këtë të hënë, në mbledhjen e grupit kuvendor të PS-së, vetëm Taulant Balla është shprehur kundër propozimit të Partisë Demokratike për Vettingun në Politikë, me argumentin se atë shumë mirë do ta bëjë Reforma në Drejtësi.

Taulant Balla është vetëm një nga shembujt e politikës së zullumit, që është trashur shumë. Lidhjet e miqësore-familjare të kryetarit të grupit të PS-së me kriminelin e dënuar për trafiqe dhe që nën qeverisjen e partisë së shokut Taulant është pagëzuar si “biznesmen”, janë vetëm një nga treguesit e shumtë dhe jo pak domethënës të llumit ku jeton e vepron një politikan shqiptar. Dhe jo një dosido. Po pikërisht një prej atyre që me piruetat e tij, nga emigrant me veprimtari ende të pazbardhur mirë në Greqi, duke kaluar nëpër lidhëset e Fatos Nanos, erdhi e u bë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, edhe pse Edi Rama dikur nuk e qaste as në parti.

Taulant Balla ka shumë arsye sot të jetë kundër Vettingut në Politikë e pro Reformës në Drejtësi.

Vettingu në Politikë që cilësohet si “lajthitja” a papritur e kryetarit të PD-së, ka alarmuar krejt paprituar ata që gërgufjen për spastrimin e politikës nën parullën bajate të Reformës në Drejtësi. Të asaj reforme, së cilës do t’i duhen të paktën 5 vjet, të reformojë sistemin e drejtësisë dhe më pas me kismet, ajo do të jetë në gjendje të prodhojë të gjyqtarë e prokurorë “trima” nga ata që nuk do t’ia bëjë syri tërr përballë taulantëve të korruptuar e të lidhur kokë e këmbë me “biznesmenë” nga bota e krimit.

Jo mor mik! Ka një rrugë më të shpejtë, më të efektshme, dhe më shpresëdhënëse sesa reforma e Taulantit&Co… Vettingu në Politikë është sot propozimi “blu”, që e kapi gafil Rilindjen e mësuar duke parë kryetarin e opozitës në gjumë. “Nëse nuk është e vërtetë, të paktën është e gjetur mirë” – thonë italianët.

PD në këto 5 vite opozite ka treguar vetëm një sinjal jete në ekagenë politike. Atë të çuarjes deri në fund të nismave ligjore. Më premtuesja është procesi i Dekriminalizmit, ose ligji që shkeli çdo të drejtë kushtetuese në raport me cilindo kriminel të katapultuar në cilindo organizëm shtetëror, dhe askush nuk mund të thotë sot se nuk ka funksionuar.

Do të mjaftonte që nisma e PD-së për Vettingun në Politikë, të ndiqte të njëjtën trajektore si Dekriminalizimi për të qenë të sigurtë se ky është drejtimi i duhur. Dhe deri në një zhvillim të kundërt, nuk mund  dhe nuk duhet të jemi skeptikë. E para nuk duhet lejuar kurrësesi që ketë “Vit Zero” në këtë proces, çdo propozim tjetër është i diskutueshëm. E dyta, kushdo që dëgjon e beson kundërshtimin e Taulant Ballës se, Vettingun në Politikë do ta bëjë Reforma në Drejtësi, është në akuzë. Jo si bashkëvuajtës, por si bashkëfajtor.

Diçka ka ndodhur që prej ditës kur Edi Rama e brohoriti menjëherë propozimin e Lulzim Bashës për Vetting në politikë, e deri më sot kur Taulant Balla i tha grupit të deputetëve socialistë se ata duhet të qëndrojnë vigjilentë, kundër.

Tani, ose Edi Rama ka besuar se Lulzim Basha nuk e ka seriozisht, ose Taulant Balla e ka kuptuar se me këtë lëvizje ai e ha i pari tashmë. Prandaj, në pritje të finalizimit të nismës sot kam një kërkesë për PD-në: Një Vetting për Taulant Ballën ju lutem!

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 29 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/06/2025
AKTUALITET

Korriku pritet të jetë muaji më i nxehtë i dekadës së fundit

22:48 : 28/06/2025
AKTUALITET

47 vatra zjarri ditën e sotme në Shqipëri, 2 prej tyre vijojnë aktive

22:37 : 28/06/2025
AKTUALITET

Aksion në Tiranë! Makina merr përpara barrierat ndarëse dhe pemën, arratiset por i bie targa

22:22 : 28/06/2025
AKTUALITET

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

22:01 : 28/06/2025
AKTUALITET

A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

21:50 : 28/06/2025
Para

KLSH kallëzon në prokurori zyrtarë të ALUIZNI në Dibër, 288 milionë lekë dëmi i shkaktuar...

TË GJITHA

Horoskopi, 29 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/06/2025

Korriku pritet të jetë muaji më i nxehtë i dekadës së fundit

22:48 : 28/06/2025

47 vatra zjarri ditën e sotme në Shqipëri, 2 prej tyre vijojnë aktive

22:37 : 28/06/2025

Aksion në Tiranë! Makina merr përpara barrierat ndarëse dhe pemën, arratiset por i bie targa

22:22 : 28/06/2025

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

22:01 : 28/06/2025

A do ketë një shkrirje mes “Nismës Thurje” dhe “Shqipëria Bëhet”? Ja si përgjigjet Shabani

21:50 : 28/06/2025

Putin: Jam i bindur se Rusia do ta fitojë luftën në Ukrainë

21:34 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com