Dr. Diana Hysi është mjeke familjeje dhe ajo tregon se rezultatet që dalin nga kontrolli bazë mjekësor ka evidentuar raste të shtuara me sëmundje të ndryshme, të cilat pacientët nuk i dinin që i kishin.
Problemet kardiovaskulare dhe diabeti, përveçse sëmundshmëri në rritje, po prekin edhe moshat e reja.
“Mund të zbulohen sëmundshmëri të ndryshme të gjakut apo edhe anemi të vendosura prej kohësh që njerëzit nuk i dinë. Pothuajse muaj për muaj kam raste të reja të zbuluara nga check up-i me diabet. Përveç diabetit, janë anemitë e ndryshme që për shembull unë mund të mos ta kem ditur dhe pacienti ka thënë po doktoresha unë prej vitesh e kam këtë problem. Sëmundjet kardiovaskulare, kemi pasur probleme që e ka bërë ekagenë. Apo sëmundjet e tiroides së fundmi”, thotë mjekja Diana Hysi.
Edhe sëmundjet e veshkave apo anemitë në gjak nuk mbeten më pas.
“Ka pasur goxha raste të tilla që nuk e ka ditur, sepse pamjaftueshmëria e veshkës në fillimet e saj nuk të jep asnje klinikë, asnjë shqetësim, ti nuk kupton asnjë gjë. Kjo është e gjithë benefiti që marrim ne nga një analizë paraprake që ia japim pacientit dhe kur ai ndjehet mirë. Është më e mira të parandalosh, sesa të mjekosh”, vijon doktoresha.
Ende në popullatë nuk është krijuar eduakata mjekësore për kontrolle rutinë tek mjeku edhe kur nuk ndjen ndonjë shqetësim shëndetësor.