• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Xhafaj është “gjeni”, “lan duart” me krimin në Shkodër: Viktimat ishin të përfshirë në vrasje si autorë…

20:07 : 03/09/2018
në AKTUALITET, KRONIKE

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj foli në Kuvend edhe për vrasjen e fundit në Shkodër. Edhe pse ai preferoi që mos t’i futej diskutimit se cili është konteksti i tyre, pasi kjo i takon hetimeve, vuri në dukje se viktimat kanë qenë të përfshirë në vrasje të mëparshme, si autorë.

Xhafaj: Nuk dua t’i hyj fare diskutimit, se cili është konteksti i vrasjeve që kanë ndodhur këto muaj në Shkodër, as dhe cila është natyra e disa prej viktimave të përfshira në këto ngjarje, apo sa dhe si këta të fundit, kanë qenë vetë të përfshirë në vrasje të mëparshme si autorë të vrasjes. Kjo nuk është detyra ime sot. Kjo është përgjegjësi e hetimit që është duke u zhvilluar me shumë intensitet, me një përgjegjësi të veçantë së bashku me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Duke bërë një krahasim me vrasjet që kanë ndodhur gjatë qeverisjes së PD, ai tha se numri mesatar është më i lartë se gjatë qeverisjes së PS. Xhafaj: Vrasjet me dashje në Republikën e Shqipërisë, në mandatin e parë të Partisë Demokratike, kanë qenë rreth 230 vrasje, ose me një mesatare rreth 58 vrasjesh në vit; në mandatin e dytë të tyre, me një mesatare prej 72 vrasje në vit; në mandatin tonë të parë 2013-2017, mesatarja e vrasjeve në vit ka qenë 43, dhe për këtë vit deri tani që flasim janë 24 të tilla.

Këto janë nga pikëpamja statistikore, numri i vrasjeve në shkallë Republike, le t’i krahasoj kush të dëshirojë: 58 mesatarja në mandatin e tyre të parë, 72 në mandatin e dytë; 43 në mandatin tonë të parë; 24 në këtë vit që po flasim.

Kthehemi në Shkodër: në mandatin e tyre të parë, mesatarja ka qenë 12 vrasje në vit; në mandatin e dytë 15 vrasje në vit, mesatarja në vit e vrasjeve të ndodhura; në mandatin tonë të parë 9 vrasje; dhe për këtë vit janë 8, nga të cilat janë zbuluar 4 tani dhe janë në proces hetimi 4 vrasje të tjera.

Lexo edhe:

Alarm mjedisor në Maminas, tymi i dendur nga fabrika e tullave rrezikon shëndetin e banorëve (Video)

Shpërthejnë tubacionet e ujit të pijshëm në Elbasan, përmbyten rrugët e lagjes

Nëse do t’i merrnim për vite, në vitin 2010 në Tiranë kanë ndodhur 25 vrasje; në 2013 – 31 vrasje; në 2017 – 9 vrasje; në 2018 – 6 vrasje.
Në Durrës në 2010 – 15 të tilla; në 2013 – 13 vrasje; në 2017 – 6 vrasje; dhe në 2018 – 4 vrasje.
Në Elbasan në 2010 – 11 të tilla; në 2013 – 4 vrasje; në 2017 dhe në 2018 respektivisht nga 1 vrasje.

Në Shkodër siç e thashë 18, 11, 6 dhe 8, pa hyrë tek plagosjet e rënda.  Në 2010 – shifra më e ulët, 13 plagosje të rënda në Shkodër, në 2 mandatet e tyre të mëparshme, kurse shifrat tona kanë qenë 2 në 2016; 6 në 2017 dhe 1 në 2018, pa hyrë tek veprat e tjera penale siç është vjedhjet me armë e tjera.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Alarm mjedisor në Maminas, tymi i dendur nga fabrika e tullave rrezikon shëndetin e banorëve (Video)

08:48 : 14/11/2025
AKTUALITET

Shpërthejnë tubacionet e ujit të pijshëm në Elbasan, përmbyten rrugët e lagjes

08:46 : 14/11/2025
AKTUALITET

Gjykata e Lartë rrëzon ankimimin e Arbër Veliajt për kontrollet e SPAK

08:31 : 14/11/2025
SPORT

Shqipëria në Play-off-in e Botërorit/ Ja kur do të hidhet shorti dhe si do të funksionojë

08:29 : 14/11/2025
AKTUALITET

Tragjedi në New York, vritet shqiptari teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje

08:21 : 14/11/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 14 nëntor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:19 : 14/11/2025
Para

Horoskopi, e martë 4 shtator/ Yjet parashikojnë surpriza për këto shenja

TË GJITHA

Alarm mjedisor në Maminas, tymi i dendur nga fabrika e tullave rrezikon shëndetin e banorëve (Video)

08:48 : 14/11/2025

Shpërthejnë tubacionet e ujit të pijshëm në Elbasan, përmbyten rrugët e lagjes

08:46 : 14/11/2025

Gjykata e Lartë rrëzon ankimimin e Arbër Veliajt për kontrollet e SPAK

08:31 : 14/11/2025

Shqipëria në Play-off-in e Botërorit/ Ja kur do të hidhet shorti dhe si do të funksionojë

08:29 : 14/11/2025

Tragjedi në New York, vritet shqiptari teksa përpiqej të ndalonte një vjedhje

08:21 : 14/11/2025

Këmbimi valutor 14 nëntor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:19 : 14/11/2025

Rusia godet Kievin gjatë natës, një viktimë dhe dhjetëra të pl*gosur

08:16 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com