• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vera më e qetë?! Vrasjet dhe zhdukjet që tronditën opinionin publik këto 3 muaj

12:19 : 03/09/2018
në AKTUALITET, KRONIKE

Pak ditë më parë ministri i Brendshëm Famtmir Xhafaj, deklaroi se ky sezon veror kaloi pa incidente të rënda, por duket se ka harruar vrasjen apo vetëvrasjen e shoferit të tij, si edhe atë që u konsiderua si ‘masakra e Selenicës’.

Po ashtu vetëm pak ditë më parë, u sulmua me armë zjarri edhe shtëpia e prindërve të gazetares Klodiana Lala, e cila tha që sulmi kishte lidhje me profesionin e saj.

Por bilanci i kësaj vere, vetëm po të llogarisim vrasjet dhe zhdukjet e ndodhura duket mjaft i rëndë, me vetëm qarkun e Shkodrës ku kanë ndodhur pjesa më e madhe e krimeve. Më poshtë keni të listuar vrasjet dhe zhdukjet që tronditën opinionin publik këtë verë.

Vrasja e biznesmenit Ferracaku

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

Arjan Ferracaku mesditën e 1 shtatorit ishte i shoqëruar edhe nga 5-6 persona, kushërinj të tij, me të cilët po bënte stërvitje për hipizëm në zonën e Livadhes, kur u qëllua befasisht nga një breshëri plumbash.

Autori i vrasjes ishte fshehur në shkurre dhe ka qëlluar nga 70-80 metra me kallashnikov. Autorët kanë qëlluar edhe kalin mbi të cilin ishte Ferracaku.

Një ditë pas ekzekutimit të biznesmenit Arjan Ferracaku në Shkodër, ndryshon dinamika e ngjarjes. Policia dyshon se biznesmeni 30-vjeçar është vrarë gabimisht pasi objektiv i autorëve ka qenë një person tjetër që ishte me të, dhe jo siç u njoftua qëllimisht se shkak mund të ishte bërë ndodnjë gjobë e papaguar e biznesmenit ndaj bandave kriminale.

Vrasja e pronarit të servisit

Seria e vrasjeve në Shkodër u çel me ekzekutimin misterioz të pronarit të një servisi për makinat më 18 qershor. Mehdi Kavaja u qëllua me plumb në kokë, ndërsa autori ende nuk është zbuluar.

60-vjeçari Mehdi Kavaja, u qëllua në punishten e tij në lagjen Tophane të Shkodrës ku ai kishte një servis të tij.

Kavaja ishte duke punuar në servisin e tij si zakonisht, për riparimin e dorezave të makinave, kur papritur e qëllojnë pas koke me pistoletë.

Në fillim u mednua se 60 vjeçari ka patur një hemoragji por vetëm pas një ore mjekët panë  një vrimë në kokën e tij si dhe kanë gjetur një plumb.

Ekzekutimi i policit

Më pas erdhi ekzekutimi mafioz i ish-policit Boran Bërçanës dhe bashkëshortes së tij, Silvana Ndoci, më 15 korrik, të cilët u vranë me breshëri plumbash brenda në makinë, në një kohë kur aty ndodhej dhe djali i tyre vetëm 2 vjeç.

Edhe për këtë ngjarje, ndonëse vrasja u regjistrua nga kamerat e sigurisë, nuk ka ende asnjë të dyshuar dhe arrestuar. Automjeti i përdorur nga autori ishte vjedhur në Kosovë, ndërsa u dogj pas vrasjes në periferi të qytetit të Shkodrës.

Vrasja e kunatit të Lulzim Kullës, Fatbardh Lici

Vetëm pak kohë pas kësaj ngjarjeje të rëndë, erdhi vrasja e kunatit të fortit të Shkodrës, Lulzim Kulla, më 10 gusht.

Fatbardh Lici u ekzekutua me breshëri plumbash në një lokal, në orën 7:15 të 10 gushtit. Automjeti i përdorur nga autorët ishte vjedhur në Tiranë.

Më shumë se 15 persona janë shoqëruar nga policia për ekzekutimin e 53-vjeçarit në Shkodër. Personat e shoqëruar janë kryesisht dëshmitarë që mund të ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes.

Policia po heton në pistën e gjakmarrjes, pasi 53-vjeçari ishte i përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmemajt 7 vite më parë.

Vrasja e Prendush Fushës

Rasti i parafundit është ai i Prendush Fushës, më 27 gusht, që është e vetmja ngjarje e zbardhur nga Policia deri tani.

Ai u vra nga fqinji i tij, të cilin e akuzonte se i kishte vjedhur një shumë prej 70 mijë lekësh. Ngjarjen ai e denoncoi në Polici, por pas kësaj, Alfred Pllumbaj u hakmor duke e vrarë me thikë.

Përveç vrasjeve, prej 10 ditësh në Shkodër rezultojnë dhe dy persona të zhdukur. Gëzim Hysaj nga Postriba dhe nipi i tij, Agron Mollaj nga Dobraçi, janë denoncuar në polici nga familjarët si të zhdukur prej datës 23 gusht. Ngjarja është denoncuar si kriminale, por deri tani Policia nuk di asgjë për fatin e këtyre dy personave.

Dajë e nip të zhdukur në Shkodër

Dy burra, dajë e nip nga Shkodra janë zhdukur prej 10 ditësh dhe prej tyre nuk ka asnjë gjurmë. Ata janë Agron Mollaj, 47 vjeç nga fshati Dobraç dhe daja i tij Gëzim Hysaj, 56 vjeç, nga fshati Myselim i Postribës.

Kanë qenë dy bashkëshortet e tyre që kanë denoncuar më 24 gusht në policinë e Shkodrës se burrat janë larguar nga banesa më 23 gusht dhe nuk janë kthyer më.

 

Këtë ngjarje i pari e bëri publike ish-kryeministri Sali Berisha duke publikuar mesazhin e qytetarit dixhital. Ai thotë se kemi të bëjmë me një pengmarrje, duke akuzuar policinë se fsheh ngjarjen.

Lëmë qarkun e Shkodrës dhe vijojmë me të tjera vrasje që kanë tronditur opinionin publik këtë verë.

Vrasje apo vetëvrasje?! Shoferi i Xhafajt i gjet i vdekur

Rreth orës 12:18, të 30 qershorit. Ministria e Brendshme u dërgoi një njoftim të gjitha medieve, lidhur me vdekjen e dyshimtë të një gardisti, të cilën mediet kishin disa minuta që e kishin publikuar, ku deklaronte që po: “Shkëlzen Qordja 31 vjeç ishte shoferi i Fatmir Xhafajt.”

Shoferi i ministrit të Brendshëm, sipas njoftimit të parë të ministrisë u gjet rreth orës 09:30 në garazhin për mjetet e Ministrisë së Brendshme, i pajetë.

Por, edhe pse nuk kishte një version paraprak të policisë apo prokurorisë në lidhje me ngjarjen, disa medie, si “News24”, “Balkanweb”, “Report tv”,“Shqiptarja.com”, “Tema etj”, nxituan ta klasifikonin këtë ngjarje të rëndë si vetëvrasje.

Çuditërisht, njoftimi i Prokurorisë ishte i unifikuar me atë të Policisë së Shtetit, rast që nuk është ndeshur ndonjëherë.

Fatmir Xhafaj reagoi për herë të parë për ngjarjen e rëndë ku ndërroi jetë shoferi i tij, disa minuta pas publikimit të informacionit të policisë se ka qenë një vetëvrasje.

Pra, Xhafaj edhe pse është informuar për ngjarjen shumë herët (ka ndodhur në 09:30) ai ka pritur njëherë deklaratën e policisë. “I shokuar jam”, ka thënë pak a shumë Xhafaj, duke thënë se Qordja ishte bërë “si i familjes” dhe duke lajmëruar që “hienat politike të mos sulen mbi të vdekurin”.

Vrasje apo vetëvrasje?! Asgjë nuk dihet me saktësi deri më tani. Policia dhe prokuroria kanë dalë në një deklaratë paraprake mbi atë që kanë parë, ndërsa nuk përmendin asnjë ekspertizë të kryer mbi trupin e të ndjerit. A do ta hetojë shpejt prokuroria shqiptare këtë ngjarje të rëndë, ndodhur në “derën” e Fatmir Xhafajt?!

Vret nënën dhe babain në Peshkopi

Më 7 qershor Qemal Sela vrau nënën dhe babain në banesën e tyre në Peshkopi. Krimin e rëndë e kreu me një armë kallashnikov që tha se e kishte feshur në bodrumin e shtëpisë para se të ikte në Angli.

Flamur Sela (55-vjeç) dhe gruaja e tij Zeqimete Sela mbetën të vdekur në vend. Qemal Sela u arrestua menjëherë  nga policia.

Pas krimit të rëndë ai nuk u shfaq i penduar. Madje u shpreh se të dy viktimat nuk ishin prindërit e tij.

32-vjeçari i zhdukur në Bulqizë

Një tjetër person është shpallur i zhdukur nga familjarët, këtë radhë në Bulqizë. Familja e Artur Lleshit, banor i fshatit Zogjaj, thotë nuk ka asnjë kontakt me babain e tre fëmijëve që prej pesë muajsh.

Sipas tyre, Lleshi është nisur me datë 10 prill për të shkuar në Maqedoni ku dhe punonte prej 3 vitesh në Gostivar si çoban dhe që prej asaj date nuk ka pasur asnjë telefonatë apo mundësi tjetër komunikimi me familjen.

Sipas bashkëshortes Leonora e cila ka bërë denoncimin në polici, Lleshi ka ardhur në Shqipëri më 2 prill dhe tetë ditë më pas është nisur përsëri drejt Maqedonisë dhe që nga ky moment nuk kanë patur kontakte.

 

Nga ana tjetër, vëllai i Arturit, Lulzim Lleshi thotë se familjarët e tij nuk kanë konflikte ndërsa i kërkon shtetit të kërkojë të vëllanë.

Vrasja e dyfishtë në Don Bosko

Më 8 Qershor u trondit opinioni publik nga një vrasje e dyfishtë që ndodhi në  lagjen “Don Bosko” në Tiranë.

Xhafer Mata vrau të dashurën e tij me armë në rrugë dhe më pas veten.  Xhuljeta Çuni, vetëm 19 vjeçe ndërroi jetë në moment, ndërsa i riu Xhafer Mata, 31 vjeç, ndërroi jetë në spital.  Mata ishte i divorcuar dhe nga martesa ka pasur edhe një fëmijë të mitur 1-vjeç. Mata jetonte në banesë bashkë me prindërit e tij pas divorcit nga bashkëshortja.

Mësohet se ai kreu krimin e rëndë pasi 19-vjeçarja nuk donte të vazhdonte lidhjen me të.

Burri vret gruan në Durrës

Pas një sherri banal Çlirim Shaholli vrau gruan e tij  në Durrës. 42 vjeçari Çlirim Shaholli pranoi krimin e kryer dhe rrëfu se nga gjakënxehtësia ka shtyrë bashkëshorten Adriana duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë.

Çifti ishte me origjinë nga Korça dhe janë prindër të 6 fëmijëve të cilët nuk ndodheshin në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Çifti ka pasur edhe më parë konflikte të herëpashershme pasi burri konsumonte alkool dhe nuk punonte. Vitima ishte Ana Shaholli.

Gruaja vret burrin në Milot

Një ngjarje e rëndë ndodhi mëngjesin e së dielës, 17 qershor, në tregun e Milotit ku Violeta Donaj, qëlloi katër herë me armë zjarrin 42-vjeçarin Kujtim Donaj. Pas krimit autorja tentoi të largohet, por ka përfunduar në prangat e policisë.

Çifti Donaj, prindër të dy fëmijëve, frekuentonin çdo fundjavë këtë treg, ku shisnin produkte të ndryshme dhe me të ardhurat e përfituara mbanin familjen.

Ajo e vrau burrin me kallashnikov dhe për krimin e rëndë ajo u pendua.

 

Zhdukja dhe vrasja e të riut në Nikël

Më 14 korrik në Nikël të fushë Krujës, është gjetur një trup i pajetë. Viktima është Elion Hysko, i cili ishte shpallur i humbur nga familjarët.

Policia ka arrestuar sit ë dyshuar pronarin e një mobilerie, Hysni Ramaj, i cili dyshohet se ishte takuar me viktimën ditën e ngjarjes. Ndërkohë për krimin në fjalë është shpallur në kërkim edhe një bashkëpunëtor, Agron Tufa.

34-vjeçari ishte shpallur i zhdukur nga familjarët, ndërsa është gjetur i vrarë me plumb në kokë dhe i groposur pranë varrezave të fshatit Shelqet të komunës Nikël.

Sipas uniformave blu, vrasja dhe groposja e 34-vjecarit është bërë në 5 korrik të këtij viti.

Vrasja e biznesmenit të kafesë në Vlorë

Vasil Dervishaj u ekzekutua mbrëmjen e katër qershorit, te ish-kombinati i peshkut në lagjen ”Pavarësia’.

Ai u qëllua nga disa persona brenda në mjetin e tij tip ‘Ford’. Edhe pse i riu ka tentuar të hapë derën e makinës për t’u larguar, ai nuk ka mundur.

Rreth 30 metra larg vendit të ngjarjes, policia mësohet se ka gjetur një armë të tipit kallashnikov, ndërsa dyshohet se në atentatin ndaj Dervishajt kanë marrë pjesë 3 persona.

Pistat e hetimit për ekzekutimin e babait të një fëmije, janë konkurrenca dhe pazaret e drogës.

Kjo sepse 29-vjeçari ka qenë i dënuar edhe më herët për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa para një viti e gjysmë ka pasur një debat me një tregtar tjetër të kafesë. Dervishaj ishte pronar i dy bizneseve, mes të cilëve edhe tregtar kafeje.

Rreth një muaj pas vrasjes së biznesmenit Vasil Dervishaj në Vlorë, policia ka ndaluar një të ri i cili akuzohet se nuk ka treguar mbi krimin.

Masakra e Selenicës

Jo më kot këtë ngjarje e renditëm të fundit, pasi është pikërisht kjo ngjarje ajo që vërtet la pasoja të rënda.

Më 10 gusht, 24-vjeçari Ridvan Zykaj bëri atë që padyshim mund të konsiderohet si krimi më i rëndë për disa dekada në vendin tonë. Edhe në ’97-ën nuk ka patur vrasje të përmasave të tilla, 8 të vdekur, mes tyre edhe fëmijë, të gjithë prej një fisi dhe të gjithë të ekzekutuar nga një dorë… kjo është ‘Masakra e Selenicës’.

Kur sapo është kthyer nga një drekë familjare, Zykaj ka marrë armën dhe u ka marrë jetën 8 të afërmve të tij në fshatin Resulaj të Selenicës, mes tyre dy fëmijë.

 

Ridvan Zykaj, ka rrëfyer në polici arsyet përse shkaktoi një tragjedi të tillë. Ai ka rrëfyer gjatë seancës së pyetjeve se dy familjet Zykaj e kanë akuzuar për vjedhje. Në fakt një gjë të tillë e ka rrëfyer për mediat edhe gjyshi i të arrestuarit, i cili tha që një nga nuset e familjes së vrarë, e kishte akuzuar të nipin se i kishte vjedhur 5 pula deti.

Ridvan Zykaj,u kap nga policia pas 12 orësh në arrati, ndërsa nuk ka shfaqur shenja pendese as në seancën gjyqësore ku u vendos masa e sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj tij. Zykaj ka mbajtur qëndrim të fortë përpara policisë duke thënë që “Më keni kapur me vonesë”. 

/ Hashtag.al/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025
AKTUALITET

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025
AKTUALITET

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025
SPORT

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025
AKTUALITET

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025
SHOW BIZ

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025
Para

Njihuni me vetitë shëruese të djathit

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com