• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Muxhahedinia që jeton në Shqipëri akuzon të atin si agjent: Po përballem me torturë psikologjike

16:12 : 03/09/2018
në AKTUALITET

Prej disa kohësh, një anëtare e grupit të muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri, Somayeh Mohammadi ka tërhequr vëmendjen në lidhje me akuzat që ka lëshuar ndaj babait të saj se ai është agjent i të ashtuquajtur regjim iranian dhe se ai ka ardhur që ta largojë atë nga Shqipëria pa vullnetin e saj edhe pse është në moshë të rritur.
Në një dalje për mediat, 38-vjeçarja deklaron se ajo ka ardhur në Shqipëri me mbështetjen ndërkombëtare dhe me aksion nga Shtetet e Bashkuara, Kombet e Bashkuara dhe qeveria shqiptare, por babai i saj nuk e lë të qetë.
“Një agjent famëkeq i Ministrisë së Inteligjencës së regjimit iranian, me emrin Mostafa Mohammadi, ka ardhur në Shqipëri që para dy muajsh, afërsisht.

Fatkeqësisht, ai është babai im. Ai pretendon se jam rrëmbyer nga MEK 21 vite më parë dhe tani jam e burgosur në Manzë dhe se qeveria shqiptare po bashkëpunon me MEK për sa i përket burgosjes sime. Gjatë kësaj periudhe, unë u kam dërguar letra Ministrit të Brendshëm shqiptar dhe mediave në lidhje me akuzat e tij të rreme.
Kam pasur gjithashtu disa intervista ku kam shpjeguar qëllimin e regjimit iranian për dërgimin e këtij agjenti të njohur në Shqipëri. Edhe sot jam e lumtur që ju, gazetarë të medias shqiptare, jeni këtu dhe mund t’jua shpjegoj këto gjëra në mënyrë të drejtpërdrejtë”, deklaron ajo për mediat.

Sipas 38-vjeçares iraniane, në vitin 2004, kur së bashku me anëtarët e tjerë të MEK ndodheshin në Irak, ajo kishte kuptuar se babai i saj po punonte për Ministrinë e Inteligjencës së regjimit iranian kundër MEK.
Për këtë arsye ajo i kishte ndërprerë të gjitha komunikimet me të.

“Në Teheran, ai mori viza për të shkuar në Irak. Për dy vjet, ditë e natë, ai rrinte jashtë kampit Ashraf për të bërë torturë psikologjike kundër anëtarëve të MEK përmes 320 altoparlantëve. Na kërcënonte me vrasje e djegie. Në të njëjtën kohë, gjykata irakiane e refuzoi akuzën e tij se MEK më kishte rrëmbyer. Unë jam takuar personalisht me autoritetet amerikane, me Kryqin e Kuq dhe me UNHCR, si dhe me autoritetet irakiane shumë herë. Gjithashtu, kam bërë kallëzim personalisht në policinë e Manzës dhe Durrësit, dhe kam kërkuar që Mostafa Mohammadi të dëbohet nga Shqipëria. Prokurori i Durrësit ka konfirmuar që unë qëndroj me MEK me vullnetin tim. Siç e shihni, unë jam në këtë vend të lirë, në Shqipëri, pa asnjë kufizim. Mund të shkoj në Tiranë e Durrës për të blerë, për t’u vizituar tek mjeku, apo për gjëra të tjera, sa herë të dua”.

Por, regjimi iranian thotë ajo dhe agjentët e tij po përpiqen ta denigrojnë MEK-un dhe po i mashtrojnë disa media kundër nesh. Në këtë mënyrë, ata duan të lehtësojnë zhvillimin e operacioneve të tyre terroriste.
“Fushata denigruese e regjimit iranian kundër MEK në Shqipëri dhe mobilizimi i mediave të regjimit për këtë qëllim ka arritur edhe tek mediat perëndimore. Për shembull, sonte, një program që është përgatitur me kërkesën e regjimit iranian do të transmetohet në Channel 4 të televizionit britanik. Në këtë program, Mostafa Mohammadi do të përsërisë pretendimet e rreme të Ministrisë së Inteligjencës kundër meje dhe MEK-ut në Shqipëri, dhe do të thotë se unë e miqtë e mi jemi të burgosur në Manzë, dhe askush nuk mund të hyjë nga jashtë, e askush nuk mund të largohet. Ndërkohë që qindra shqiptarë vijnë në Manzë për punë të ndryshme çdo ditë. Miq, reporterë, parlamentarë e personalitete të ndryshme nga Shqipëria dhe nga vende të tjera vijnë vazhdimisht në vendbanimin tonë. Unë dhe miqtë e mi jemi takuar e kemi folur me ta”, deklaron 38-vjeçarja.

Lexo edhe:

Mesazhi në një shishe, amaneti që preku zemrat në bregun britanik dhe u bë virale

VIDEO/ Shqipëria U-21 humbet në miqësoren përballë Turqisë

Sipas saj, përmbajtja e programit të Channel 4 është shpifje kundër MEK, dhe një shembull torture psikologjike që duhet të ndiqet penalisht.

Lajme të lidhura

BOTA

Mesazhi në një shishe, amaneti që preku zemrat në bregun britanik dhe u bë virale

22:29 : 08/06/2025
SPORT

VIDEO/ Shqipëria U-21 humbet në miqësoren përballë Turqisë

22:27 : 08/06/2025
BOTA

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Nëse dhuna vazhdon mund të dërgohen marinsat në Los Angeles

22:12 : 08/06/2025
BOTA

A i lejohet Trump të dislokojë Gardën Kombëtare në tokën amerikane?

22:11 : 08/06/2025
AKTUALITET

Shpërndanin kokianë në Mykonos/ Arrestohen 3 shqiptarë, njëri prej tyre nën hetim nga SPAK (EMRAT)

21:59 : 08/06/2025
SPORT

Gjyqtari që u godit me grusht në fushë do të vendosë drejtësi në duelin Letoni-Shqipëri

21:49 : 08/06/2025
Para

Ekzekutoi motrën dhe prindërit në oborrin e shtëpisë, arrestohet vajza. Ja si tentoi të fshihte krimin

TË GJITHA

Mesazhi në një shishe, amaneti që preku zemrat në bregun britanik dhe u bë virale

22:29 : 08/06/2025

VIDEO/ Shqipëria U-21 humbet në miqësoren përballë Turqisë

22:27 : 08/06/2025

Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Nëse dhuna vazhdon mund të dërgohen marinsat në Los Angeles

22:12 : 08/06/2025

A i lejohet Trump të dislokojë Gardën Kombëtare në tokën amerikane?

22:11 : 08/06/2025

Shpërndanin kokianë në Mykonos/ Arrestohen 3 shqiptarë, njëri prej tyre nën hetim nga SPAK (EMRAT)

21:59 : 08/06/2025

Gjyqtari që u godit me grusht në fushë do të vendosë drejtësi në duelin Letoni-Shqipëri

21:49 : 08/06/2025

Hëna e plotë e parë e verës, spektakli i ‘luleshtrydhes’ ndriçon natën e të mërkurës

21:41 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com