• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ligji Ahmetaj-Gjonaj, reagojnë përmbaruesit gjyqësor: Akt në shërbim të lobit bankar

17:19 : 03/09/2018
në AKTUALITET

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësor kundërshton vendimin e dy ministrave të cilët në mënyrë të paligjshme, të pakonsultuar me grupet e interesit dhe mbi të gjitha, e dyshuar për lidhje me interesat e bankave tregtare, kanë ulur shërbimet e përmbarimit gjyqësor. Dy ministrat Gjunaj dhe Ahmetaj pak ditë më parë përcaktuan tarifat e reja të shërbimit, që në fakt nuk është një “lehtësim” për qytetarët, por një formë e kamufluar me akt nënligjor për tu shërbyer interasave të bankave. “Këto akte nënligjore nuk do të pranohen dhe as do të jetësohen nga përmbaruesit privatë, për sa kohë ato bien në kundërshtim flagrant me parimet e ushtrimit të këtij profesioni të lirë; me ligjet shqiptare; rekomandimet e Këshillit të Evropës si dhe me Kodin Global mbi Ekzekutimin e Detyruar”-thuhet në reagim.

Në këtë rast, “lobi bankar” ka mundur të depërtojë në zyrat e dy ministrave, që enkas hartuar një draft nënligjor që shkon në interes të subjekteve me aktivitet bankar në vendin tonë. Ulja e tarifës së shërbimeve në ekzekutimin e vendimeve përmbarimore ka nxitur Dhomën Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësor që të reagojnë publikisht.

Më poshtë është deklarata e plotë e Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë që analizojnë me detaje këtë nismë, duke zbuluar të vërtetën e këtij akti të dyshes ministrore.

Njoftimi i plotë

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë u njoh pardje, më datën 1.9.2018, nëpërmjet një medie televizive kombëtare me lajmin e nënshkrimit të disa akteve nënligjore që përcaktojnë tarifat e shërbimit përmbarimor gjyqësor nga ministrat e Drejtësisë dhe të Financave.

Lexo edhe:

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

Ministrat aktualë të qeverisë shqiptare, znj. Gjonaj dhe z. Ahmetaj, sipas dokumenteve që posedon media, kanë propozuar dhe bashkëfirmosur një akt nënligjor në datën 29.8.2018, të cilin Dhoma Kombëtare apo institucionet shqiptare nuk e kanë administruar ende për njohje. Por, që sipas të dhënave, ministrat kanë nënshkruar dy akte-udhëzime që reduktojnë në formë drastike rendin e tarifimit të shërbimit përmbarimor privat në vendin tonë si dhe e denatyrojnë tërësisht procesin e ekzekutimit të detyrueshëm që ofrohet nga ky shërbim.

Dhoma Kombëtare, si organi përfaqësues i përmbaruesve gjyqësorë privatë, kërkon të informojë dhe të sigurojë opinionin publik se çdo akt nënligjor i nënshkruar nga ministrat e qeverisë, në mungesë totale të respektimit të legjislacionit shqiptar dhe parimeve ndërkombëtare mbi profesionin e përmbaruesit, në kushtet e një vullneti dukshëm “i kapur” prej interesave të  disa bankave tregtare, do të konsiderohet si sfidë serioze ndaj vetë profesionit të përmbaruesit sikurse ndaj gjithsecilit prej tyre.

Këto akte nënligjore nuk do të pranohen dhe as do të jetësohen nga përmbaruesit privatë, për sa kohë ato bien në kundërshtim flagrant me parimet e ushtrimit të këtij profesioni të lirë; me ligjet shqiptare; rekomandimet e Këshillit të Evropës si dhe me Kodin Global mbi Ekzekutimin e Detyruar.

Ministrja Gjonaj dhe ministri Ahmetaj kanë marrë zyrtarisht në datën 8.6.2018 qëndrimin e Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë në lidhje me propozimet e projektakteve  mbi tarifat e përmbarimit dhe mendimi kategorik zyrtar KUNDËR përmbajtjes së tyre, nuk mund të shpërfillet nga kryefinancieri i përkohshëm i qeverisë apo trajtohet thjesht “sa për procedurë” nga ministrja aktuale e Drejtësisë.

Dy ministrat dhe produkti i bashkëfirmosur prej tyre përshkohet vetëm nga plotësimi i interesave të caktuara të lobit bankar dhe nuk do të respektohen nga përmbaruesit gjyqësorë privatë.

Asnjë shoqëri demokratike dhe rend juridik që njohim, nuk ka anashkaluar dhe goditur kaq rëndë një profesion të tërë – të lirë siç është shërbimi përmbarimor, sa dy ministrat e qeverisë shqiptare me këto akte – udhëzime.

Çdo sistem demokratik evropian dhe më gjerë po e forcon dhe konsolidon këtë shërbim, duke e ndihmuar të jetë i pavarur dhe i fuqishëm larg çdo ndikimi arbitrar të njëanshëm të palëve të një procesi ekzekutues, ndërkaq dy përfaqësuesit e qeverisë shqiptare, me këto akte, kërkojnë që shërbimi i përmbarimit të jetë i varur apo vasal i kreditorit bankar.

Pretendimet e lobit bankar se, tarifat e shërbimit përmbarimor duhen ulur si masë në ndihmë të “debitorëve” janë reflektime të pamoralshme të pasqyruara në aktet e bashkënënshkruara prej ministrave, sa dhe qindra-mijëra rastet e abuzimit bankar që lidhen pikërisht me ta.

Janë pikërisht operatorët bankarë në vendin tonë që kanë krijuar ushtrinë e debitorëve vulnerabël me të gjitha artificat e kamatave dhe sinonimeve të rritjes së detyrimit dhe ky operator sot ka “sekuestruar” vullnetin e dy ministrave të qeverisë shqiptare për të kërkuar më pas të njëjtën gjë me shërbimin përmbarimor.

Udhëzimet e nënshkruara për tarifat e shërbimit përmbarimor, Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve i konsideron se janë një antivlerë e sistemit juridik dhe një kthesë e shëmtuar e rendit të vlerave të transparencës, diskutimit dhe progresit, më tepër sesa ndryshime të rendit tarifor. Të nxjerra pa asnjë lloj analize të ekspertizës kombëtare dhe haptazi duke shpërfillur parimet ndërkombëtare, ato janë të papranueshme në çdo aspekt, si ekonomik apo juridik.

Mënyra propozuese dhe miratuese e tyre, vetëm nga orientimi i interesave të lobimit bankar, tregon qartë se pushteti financiar po kërkon të drejtojë pushtetin juridik në vendin tonë.

Ndaj, pozicioni i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë do të mbetet i fortë dhe i pandryshuar kundër realizimit të interesave okulte të një grupi të caktuar interesi, në kah të ligjit dhe në zbatim të tij, gjithnjë në mbrojtje të profesionit, duke mos lejuar ta denatyrojnë këtë qëndrim as aktet e bashkënënshkruara të dy ministrave të Drejtësisë dhe Financave.

Ne besojmë se misioni i shërbimit përmbarimor është mision i shtetit të së drejtës dhe duhet të gjejë mbështetje nga çdo individ i thjeshtë deri te Kryeministri i vendit.

Ndaj, u bëjmë thirrje si opinionit publik ashtu dhe Kryeministrit të vendit që të vlerësojnë me vëmendje qëndrimin tonë, pas lajmit mediatik dhe situatës së krijuar, ku kërkohet që me dy akte nënligjore të shembet dhe shkatërrohet krejtësisht dhe menjëherë një shërbim jetësor ligjor si ky i përmbarimit.

Lajme të lidhura

SPORT

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025
SPORT

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025
RAJONI

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025
BOTA

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025
AKTUALITET

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025
Para

Kuvendi mblidhet pa opozitën, kryeparlamentari Ruçi tenton të bëjë “babaxhanin”…

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com