• Kontakt
Friday, July 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Rikthehen shitësit!

09:40 : 01/09/2018
në BOLD BLOG, OP-ED

Nga Artan Fuga

Kisha bërë një pagesë, por që nuk figuronte e kryer. Mund edhe të më kishte shpëtuar, përse jo?

Në hollin e ndërtesës kishte shumë njerëz. Kërkova informacionin. Prapa një banaku rrinte një vajzë e re, aty midis 20 dhe 30 vjeç, e lyer, dhe e veshur për bukuri.

Dua informacion për pagesën që del e pabërë.
Me hodhi një vështrim sikur e kisha ngritur nga gjumi i vapës të gushtit. Pa diçka në ekran.
Ajo : E pabërë, është!
Mirë, por unë di se e kam bërë!
Ajo : Unë shoh atë që është këtu, dhe jo atë që thoni ju! Të fola qartë më duket.
A mund të shoh dikë nga përgjegjësit tuaj t’a sqaroj problemin?
Ajo : Nuk ka asnjëri prej tyre tani.
Po takim me qytetarët nuk kanë?
Ajo : Sikur t’a thashë njëherë, apo nuk dëgjon mirë! Hajde mbasdite se i gjen!
Dua tani sepse pasdite jam i zënë.
Ajo : Atëhere nuk ka mundësi!

Dola jashtë dhe me sy kërkova hyrjen për në ndërtesë. Një punonjës me një moshë të caktuar që e kishte dëgjuar shkëmbimin e mësipërm më thotë: “Hajde të të çoj se përgjegjësja e financës dhe e zgjidh problemin!”
Përgjegjësja vërtet ma zgjidhi. Më sqaroi gjithçka! Gabimin e kisha pasur unë!

Lexo edhe:

Rama: Drejtorin e Policisë së Shkodrës e bëmë shembull për të gjithë! S’ka më justifikime “se dija”

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 45-të

Më ngeli në mend punonjësja e informacionit, e sertë, e pakulturuar, madje noprane!

Ndodhem në një radhë. Bagazhet kalojnë në një pistë lëvizëse. Punonjësja e shtyn pa asnjë kujdes çantën time, e cila për pak sa nuk bie në dysheme. “Me ngadalë, ju lutem!” – i them. Më sheh me inat dhe nuk flet.

Ankohen plot njerëz që nuk trajtohen me njerzillëk. Sikurse ka nëpunës që presin popullin, qytetarët me shumë korrektësi.

Po këta të sertët, fodullët, këta përcmuesit, nga na dolën?
Dhe më e keqja një pjesë e madhe kanë mosha të reja ose relativisht të reja.

Po këta?

Dhe më kujtohet që kjo sjellje ka qenë e dukshme te shumë shitës, jo të gjithë, të viteve 80. Për shkak të mungesave të atëhershme, shitësi ishte mbret, jo konsumatori, sikurse thuhet. Ishte shitësi që të bënte gjëmën. Nuk kishe mundësi t’i thoshe se meqë po sillesh kështu, po iki t’a blejë mallin te një dyqan tjetër.

Më kujtohet kujdestari te filmi “Leulëkuqet mbi muret” kur i bërtet djalit jetim që del nga dera e oborrit : “Këtu do të vish qen, këtu! Nuk ke ku shkon! ”

Ku do të shkoje tjetër për një vezë, ca dromca djathi, pak gota qumësht? Atje te shitësi që të kishte në dorë.

Pas viteve ’90 kjo sjellje e sertë, e rreptë, prej dinjitari autokrat e shitësit nisi të humbasi, të shuhet; të harrohet.

Shitësi nisi t’i lutet klientit, ashtu duhet, ashtu po!

Kjo më kujtohet kur shoh sjelljen e disa nëpunësve, për fat të keq edhe të rinj, që sillen pothuajse mizorisht,pa kulturë, me egërsi e përbuzje me njerëzit të cilëve duhet t’u shërbejnë.

Mendoj : pseeeeeeee?

Ndofta sepse në ata pozicione i ka sjellë partia, dhe përgjegjësi i tyre direkt, as ka fare fuqi mbi ta.
Ndofta kanë me përgjegjësit një marrëdhënie disi më të veçantë, ndihen të sigurt dhe nuk ju bëhet më vonë për asgjë!
Ndofta duke qenë në atë vend pune nuk i nënshtrohen asnjë vlerësimi performance që të mbajë parasysh edhe vlerësimin qytetar.
Ndofta kanë ardhur me mik, janë të afërm të një të forti, deputeti, biznesmeni, militanti politik, dhe si të tillë as nuk ua bën syri tërr se qytetari mund të ankohet.
Shpesh ata vijnë nga mjedise të zënë dhe me një status. Prandaj qytetarin e varfër dhe pa mbështetje e shohin si njê shtresë e përbuzur.
Pse ata do t’i shërbejnë alabakëve?
Ndofta janë votues të partive? Shërbimi i tyre është të votojnë, të mbledhin vota, të jenë komisionerë në proçeset e votimit. Vendi i punës si nëpunës ,nuk është veçse shpërblimi për një punë tjetër të vërtetë që ata kanë bërë ose bëjnë. Ata na mbajnë në pushtet!

Sa do të dëshiroja të bëja një studim sociologjik për t’a marrë në rrafshin e sociologjisë të burokracisë në demokraci!

E kush të lë!

Nuk do të thosha se të gjithë kështu sillen, por ka jo pak të tillë.

Doemos pa edukatën e duhur, ata do të bëhen nopranë, mëndjemëdhenj, përbuzës të qytetarit që as duan ta dëgjojnë.

Ndofta lodhen!

Nuk e di.

Di që përherë e më tepër shoh shitësit e viteve ’80 që presin kur iu teket qytetarët që kanë ankesa ose nevojë për shërbime në zyra!

Më gjej një kile djathë, më gjej dy kokrra vezë, një litër qumësh, se i dua për spital! – më vjen t’u them!

Dhe pastaj përmendem.

Cilin ka mik a mikeshë ky qen bir qeni? Kjo qene bijë qeneje? Qen e qene është përderisa i kafshon kështu hallexhinjtë.

Sepse ju mungon cdo lloj formimi në marrëdhënien publike, në etikën e administratës, në moralin e komunikimit publik.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama: Drejtorin e Policisë së Shkodrës e bëmë shembull për të gjithë! S’ka më justifikime “se dija”

11:44 : 11/07/2025
RAJONI

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 45-të

11:37 : 11/07/2025
BOTA

PPK-ja dorëzon armët si hap drejt përfundimit të konfliktit në Turqi

11:25 : 11/07/2025
AKTUALITET

Shpërndante kokainë në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari/ PAMJE

11:24 : 11/07/2025
AKTUALITET

Rama: Kantieret e ndërtimit do monitorohen me satelitë, dronë dhe kamera 24/7

11:08 : 11/07/2025
AKTUALITET

“Bari i varrezave po bëhet kallam”/ Rama piketon Llatjan: Duhet të rrish pa gjumë, jo të flesh më shumë

11:04 : 11/07/2025
Para

Tiranë, e gjejnë të dehur në rrugë, humb jetën në spital burri

TË GJITHA

Rama: Drejtorin e Policisë së Shkodrës e bëmë shembull për të gjithë! S’ka më justifikime “se dija”

11:44 : 11/07/2025

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 45-të

11:37 : 11/07/2025

PPK-ja dorëzon armët si hap drejt përfundimit të konfliktit në Turqi

11:25 : 11/07/2025

Shpërndante kokainë në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari/ PAMJE

11:24 : 11/07/2025

Rama: Kantieret e ndërtimit do monitorohen me satelitë, dronë dhe kamera 24/7

11:08 : 11/07/2025

“Bari i varrezave po bëhet kallam”/ Rama piketon Llatjan: Duhet të rrish pa gjumë, jo të flesh më shumë

11:04 : 11/07/2025

Ultimatumi i Ramës: Deri të hënën të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative

11:00 : 11/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com