• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nuk ka shtyrje, në 17 shtator fillon pagesa te “Rruga e Kombit” ( ja tarifat)

11:45 : 01/09/2018
në AKTUALITET

Në datën 17 shtator do të nisë pagesa për “Rrugën e Kombit”. Data është bërë me dije nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, gjatë prezantimit të paketës lehtësuese për qytetarët dhe bizneset që aksesojnë shpesh këtë rrugë.

Ndërkohë që, përfaqësues të këtij dikasteri thanë për TV SCAN se nuk do të ketë asnjë shtyrje të afatit, duke rikonfirmuar nisjen e pagesës në këtë aks rrugor. Po ashtu, ata shtuan se gjithçka do të pasohet edhe nga një fushatë informimi. Referuar paketës lehtësuese, banorët dhe 11 linjat e autobusëve që operojnë në Qarkun e Kukësit do të pagujnë 100 lekë për çdo kalim në rrugën e Kombit.

Për të përfituar reduktimin e vlerës, këta përdoruesit do të marrin falas pajisjen elektronike telepass dhe përmes saj do bëjnë rimbushjen e vlerës së kalimeve mujore sipas nevojës. Kjo tarifë e reduktuar do të jetë e kufizuar për jo më shumë se 44 kalime në muaj dhe e vlefshme për t’u përdorur brenda peridhës 1-mujore nga data e kryerjes së pagesës për këto kalime. Pjesë e uljes së tarifës do të jenë edhe bizneset që kryjenë mbi 20 kalime në muaj. Për këto kategori do të përdoret një reduktim çmimi i përshklllëzuar, i cili rritet me rritjen e numrit të kalimeve.

Kështu, për 20-30 kalime në muaj, këto automjete përfitojnë 10% ulje të tarifës, duke shkuar në 40% reduktim për automjetet me mbi 60 kalime në muaj. Kjo do të thotë se për një kamion të rëndë, që për 20 kalime do të duhej të paguante 450 euro, duke u aplikuar tarifa e reduktuar prej 10% do të duhet të paguajë 405 euro, apo 45 euro më pak. Ndërkohë që, për të njëjtin kamion, që kryen 60 kalime në muaj, vlera e reduktuar shkon në 540 euro, duke qenë se me tarifat e paracaktuara do t’i duhej të paguane 1350 euro, ndërsa tani 810 euro.

Skema lehtësuese u miratua pas kundërshtimit të tarfiave të vendosura dhe djegies së kabinave ku do të kryhej pagesa nga banorët e Kukësit. Ndërkaq, për automjetet që nuk bëjnë pjesë në këto kategori, mbeten në fuqi tarifat e bëra publike më herët. Më konkretisht, për mjetet me 3 rrota kjo pagesë do të jetë 2.5 euro, për veturat 5 euro, për autobusët dhe kamionçinat 11.2 euro, për kamionët e mesëm 16.2 euro, ndërsa për kamionët e rëndë 22.5 euro.

Lexo edhe:

Reagimi epik i numëruesit të PD kur numëron votat për PS-në: Braçe! (VIDEO)

Strazimiri: E refuzojmë këtë proces zgjedhor! Simbol i femrës shqiptare, Zegjineja

Tarifimi i automjeteve të banorëve të Qarkut të Kukësit

Tarifë prej 100 lekë me TVSH për 1 kalim për të gjithë automjetet e regjistruara në Qarkun Kukës;

Tarifa e reduktuar do të jetë e kufizuar për jo më shumë se 44 kalime në muaj dhe e vlefshme për t’u përdorur brenda peridhës 1-mujore nga data e kryerjes së pagesës për këto kalime;

Përdoruesit e Qarkut Kukës do të parablejnë në mënyrë të përshkallëzuar deri në 44 kalime me këtë tarifë të reduktuar;

Kjo skemë tarifore do të aplikohet për klasën e automjeteve A dhe B për përdorim vetjak, të regjistruara në Qarkun Kukës;

Për automjetet e cilësuara më lart, të regjistruara në Qarkun e Kukësit, do të marrin falas pajisjen elektronike Telepass dhe përmes saj do bëjnë rimbushjen e vlerës së kalimeve mujore sipas nevojës;

Tarifimi i autobusëve të linjës

Janë identifikuar 11 Linja të licensuara autobusësh që kryejnë udhëtime nga dhe për në qytetin e Kukësit;

Për të eleminuar efektin e tarifës në koston e udhëtimit të banorëve të Qarkut Kukës, këto linja do përfshihen në skemën preferenciale;

Këto mjete do të kenë tarifë Kalimi prej 100 lekë me T.V.SH për 1 kalim;

Tarifimi i përdoruesve të shpeshtë të rrugës pavarësisht vendosjes së tyre (kryesisht bizneset nga Shqiperia dhe Kosova):

Nga 20 deri në 30 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 10%;

Mbi 30 deri në 50 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 20%;

Mbi 50 deri në 60 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 30%;

Mbi 60 kalime në muaj, përdoruesi i shpeshtë do të përfitojë një zbritje në masën 40%;

Shembulli i reduktimit të tarifës për kamionët e rëndë:

Tarifa zyrtare 22.5 euro/kalim

Për 20 kalime/ muaj 450 euro

Përfiton 10% reduktim (45 euro)

Paguan 405 euro

Për 60 kalime/muaj 1350 euro

Përfiton 40% reduktim ( 540 euro)

Paguan 810 euro

Pagesa për kategoritë që s’bëjnë pjesë në paketën lehtësuese:

Motorr 2.5 euro

Veturë 5 euro

Autobusë dhe kamionçina 11.2 euro

Kamionët e mesëm 16.2 euro

Kamionët e rëndë 22.5 euro

(SCAN)

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Reagimi epik i numëruesit të PD kur numëron votat për PS-në: Braçe! (VIDEO)

21:48 : 13/05/2025
AKTUALITET

Strazimiri: E refuzojmë këtë proces zgjedhor! Simbol i femrës shqiptare, Zegjineja

21:44 : 13/05/2025
SHOW BIZ

Alba largohet nga Ferma VIP

21:40 : 13/05/2025
SPORT

Sugjerimi i Toni Kroos për Real Madrid: Transferoni këtë lojtar të Milanit

21:40 : 13/05/2025
BOTA

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë

21:27 : 13/05/2025
AKTUALITET

Pa denoncim e pa uniformë, policia dhunon biznesin në Sarandë

21:21 : 13/05/2025
Para

Surpriza/ Lojtari i Bayern i thotë "Po" Shqipërisë, FSHF bind edhe "tradhtarin" Mihaj në Greqi

TË GJITHA

Reagimi epik i numëruesit të PD kur numëron votat për PS-në: Braçe! (VIDEO)

21:48 : 13/05/2025

Strazimiri: E refuzojmë këtë proces zgjedhor! Simbol i femrës shqiptare, Zegjineja

21:44 : 13/05/2025

Alba largohet nga Ferma VIP

21:40 : 13/05/2025

Sugjerimi i Toni Kroos për Real Madrid: Transferoni këtë lojtar të Milanit

21:40 : 13/05/2025

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë

21:27 : 13/05/2025

Pa denoncim e pa uniformë, policia dhunon biznesin në Sarandë

21:21 : 13/05/2025

Arsenali ofertë ‘bomberit’ të Sportingut, mund ta marrë për 75 milionë euro

21:17 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com