• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Denoncimi i deputetit Luçiano Boçi: Pranimet në universitet, si tek tregu i Gabit!

14:36 : 01/09/2018
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka denoncuar sot nëpërmjet një shënimi në faqen e tij në Facebook, sezonin e pranimeve të studentëve nëpër universitet e vendit.

Boçi e krahason gjithë këtë proces të rëndësishëm për maturantët që kanë vendosur të vazhdojnë studimet e larta, me tregun e Gabit

‘Vazhdon e njëjta rastësi, i njëjti kaos dhe të njëjtat dallavere’, thotë mes të tjerave deputeti dhe pedagogu Boçi, për mënyrën se si ministria e Arsimit  menaxhon këtë proces aq të rëndësishëm, për të rinjtë shqiptarë.

Shënimi i plotë i Luçiano Boçit në Facebook:

Lexo edhe:

Horoskopi ditor, 13 Korrik 2025! Ja shenjat më me fat

A po ju sëmur kondicioneri? Udhëzues se si të shpëtoni nga dhimbjet e qafës dhe shpinës

Stina e pranimeve në Universitete ka filluar dhe “tregu i gabit”, në mungesë të tregut të dijes, është në ethe të plota.

Vazhdon e njëjta rastësi, i njëjti kaos dhe të njëjtat dallavere. Nuk e merr vesh i pari të dytin.

Askund nuk vjen era universitarizëm.

Të gjithë turren të marrin degën-send, me paratë e mundshme në dorë. Kush ka më shumë para e merr qetë-qetë tek privati. Kush ka më pak, pret në rradhë me durim publikisht tek publiku, me sytë nga qielli e ministria.

M.gj.s e dinë që çdo gjë është si mall i përdorur e pa vlerë reale, nxënësit turren me nxitin ta marrin. Sepse s’ka tjetër. S’ka rrugëdalje. As punë. As të ardhme. Asgjë.

Gabi është një lloj shpëtimi i përkohshëm.

Maturantët presin hapjen e “thesit” të gabit, brenda të cilit është i lidhur fati i tyre.

Ministria lajmëroi që dhe këtë vit ka dy “thasë-faza” të mëdhej e shtatë “thasë-raunde” të vegjël.

Në ato “thasë” ka plot “degë-rroba” të përdorura, ka “degë-televizorë” të prishur e “degë-magnetofon” që s’punojnë. Ka “degë-pallto” vetëm për dimër e “degë-bluza” vetëm për verë, sikurse dhe “degë-rrokotela”.

Duken të ndryshme kështu, por i bashkon fakti që në fund fatura-diplomë e këtyre degëve, nuk i jep dot një vend pune as “për të çarë kokën” studentëve të ardhshëm.

Në këtë soj-sorrollop sendesh-degë, më fatlumët mund të kapin ndonjë “degë-firmato”, të dalë boje e mode, por që ha bukë në treg, ose të degdis me dëshirë përtej kufijve dhe që kërkohen më shumë.

Këto janë 10-çat realë që janë munduar vite rresht, por dhe ca fallco, të fabrikuar me nxitim, në sistemin e kalbur parauniversitar.

“Thesi” i parë është hapur dhe fatet e para kanë ndihur ato që janë më afër derës me hekura të ndryshkura dhe të shtrembëruara të tregut.

Të tjerët presin…

Ethet vazhdojnë, sepse ende nuk është hapur “thesi-fazë” i dytë.

Më e qeta dhe më e lumtura në këtë rrëmujë absurde, aspak të hareshme, është Ruajtsja e Tregut të Gabit.

Herë pas here del në televizor dhe duke çbuzëqeshur, deklaron me një krenari rrënqethëse:

“Mos u mërzisni “zemra”, ka degë-rrokotela plot për të gjithë. Do merrni e do teprojnë ca. Ne ju duam e po punojmë fooort për ju!”

Do teprojnë sigurisht degë që nuk i do askush se nuk të shpien gjëkundi.

Por do teprojnë edhe nxënës që nuk nuk i pranon kush, sepse i kanë xhepat e shpuar.

Kështu do përfundojë sezoni i Tregut stinor të Gabit.

E në fund Kryepronari i Tregut të Gabit, do ja fusë një fjalim “gallatë” në parlament.

Patjetër do lavdërojë me patetizëm Rojen e tregut që ja “hodhi” dhe kësaj radhe jo vetëm nxënësve e familjeve të tyre, por dhe prof doktorëve që bëjnë si rektorë të pavarur.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi ditor, 13 Korrik 2025! Ja shenjat më me fat

22:58 : 12/07/2025
SHENDETI

A po ju sëmur kondicioneri? Udhëzues se si të shpëtoni nga dhimbjet e qafës dhe shpinës

22:51 : 12/07/2025
AKTUALITET

“Burrin ma arrestuan”/ Pronarja e bujtinës së shembur në Theth: Ndërtova që të riktheja fëmijët

22:45 : 12/07/2025
BOTA

Putin: Irani të pranojë marrëveshjen bërthamore me Amerikën

22:37 : 12/07/2025
AKTUALITET

“Po i pret turistët me kallash”/ Gazetari: Rama i ka lemerisur të huajt

22:22 : 12/07/2025
SPORT

Asllani larg Interit, dy skuadra të Serie A në gjurmët e mesfushorit kuqezi

22:16 : 12/07/2025
Para

Kërcënonte dhe përndiqte ish të dashurën, i riu shqiptar kapet nga policia

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 13 Korrik 2025! Ja shenjat më me fat

22:58 : 12/07/2025

A po ju sëmur kondicioneri? Udhëzues se si të shpëtoni nga dhimbjet e qafës dhe shpinës

22:51 : 12/07/2025

“Burrin ma arrestuan”/ Pronarja e bujtinës së shembur në Theth: Ndërtova që të riktheja fëmijët

22:45 : 12/07/2025

Putin: Irani të pranojë marrëveshjen bërthamore me Amerikën

22:37 : 12/07/2025

“Po i pret turistët me kallash”/ Gazetari: Rama i ka lemerisur të huajt

22:22 : 12/07/2025

Asllani larg Interit, dy skuadra të Serie A në gjurmët e mesfushorit kuqezi

22:16 : 12/07/2025

Teliti: Oligarkët e mëdhenj do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

21:58 : 12/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com