DASHI:
Ky muaj do jetë shumë i turbullt dhe ne shume momente nuk do e kuptoni ku jeni dhe çfarë po bëni. Do jeni nervozë dhe ndonjëherë situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit tërësisht. Gjendja shëndetësore nuk do jete perfekte dhe do ndiheni me te lodhur nëse bëni një jete sedentare. Sa me shume lëvizje aq me mire do ndiheni.
Dashuria
Të dashuruarit do jene te pavendosur për te hedhur hapa me tej dhe marrëdhënia ne çift do jete e paqëndrueshme. Dy javët e fundit do jene disi me te stabilizuara dhe do filloje te rikthehet mirëkuptimi. Beqaret duhet te jene me realiste për te mos vuajtur. Jo çdo gjë mund t’iu realizohet me një shkrepje gishtash.
Puna
Në planin financiar do bëni përpjekje për ta mbajtur situatën nen kontroll, por nuk do jetë e thjeshte. Kujdes të madh duhet të tregoni deri ne datën 13. në punë mos u dorëzoni për asnjë arsye dhe shprehini gjithmonë opinionet që keni. Duke luftuar fort do arrini atje ku doni.
DEMI:
Në tërësi ky do jetë një muaj i qete, pa probleme serioze dhe pa ndonjë emocion te jashtëzakonshëm. 10 diteshin e parë heshtjet e zemrës nuk do jene shume te mira. Shëndeti do jete përgjithësisht i mire. Do ndiheni ndonjëherë te përgjumur dhe pak nervoze, por kjo gjendje nuk do te zgjase shume.
Dashuria
Ju qe keni një lidhje do jeni kapricoze dhe mund te kërkoni nga partneri gjera qe ai nuk ua plotëson dot. Mund te lindin edhe disa debate, por ato do shuhen shpejt fale mbështetjes qe do iu japin miqtë e përbashkët. Beqaret qe kane dëshirë ta ndryshojnë statusin duhet te provojnë te joshin pas datës 17, sepse atëherë do dalin mundësitë me te mira.
Puna
Buxheti nuk do jete i keq, por ju nuk do kënaqeni asnjëherë me as sa do keni ne dore. Mos bëni sakrifica ekstreme sepse do vuani me pas pasojat. Në punë tregohuni realiste dhe mbajini gjithmonë këmbët ne toke.
BINJAKËT:
Këtë muaj do bëni mire qe 10 ditët e para t’i përkushtoheni pak me shume familjes, e cila do ketë nevoje për ju. Merrni përgjegjësitë tuaja dhe ndihmoni sa te mundeni. Shëndeti ne shume momente do jete i trazuar. Pini shume ujë, bëni aktivitet fizik dhe mos e teproni me yndyrnat.
Dashuria
Te dashuruarit perspektivat i kane goxha te mira. Ne çdo moment ata do mendojnë si ta bëjnë marrëdhënien sa me te kënaqshme dhe si te krijojnë një ambient te ngrohte. Edhe partnerin do e kenë shume te ëmbël dhe te përkujdesur. Beqaret do kenë shume mundësi për te realizuar takime, por duhet te mendohen para se te bëjnë zgjedhjen përfundimtare.
Puna
Financat do jene paksa me te mira se një muaj me pare, por ende jo ne gjendjen me te mire. Ne pune do privilegjoheni edhe me shume nëse bashkëpunoni me koleget. Ne fund te muajit shefat mund t’iu japin edhe një detyre te re.
GAFORRJA:
Këtë muaj do ndiheni me te qete se një muaj me pare dhe do e bëni çdo gjë me më shume dëshirë. Edhe shëndeti do jete goxha i mire. Do jeni ne forme te shkëlqyer dhe plot energji. Me ushqimin do jeni te kujdesshëm dhe do përzgjidhni ato gjera qe do ju mbajnë me ne forme.
Dashuria
Te dashuruarit do jene me te përkujdesur ndaj personit ne krah dhe do mundohen t’ia plotësojnë dëshirat një e nga një. Qe ne javët e para e deri ne fund emocionet do jene gjithmonë te këndshme. Beqaret do dine t’i joshin te tjerët me mirësjelljen, buzëqeshjen dhe durimin qe do kenë. Ata do bëjnë për vete personat qe do pëlqejnë me shume.
Puna
Financat përveçse do dini t’i menaxhoni do merrni edhe ndihme nga te afërmit dhe gjendja do jete e shkëlqyer. Ne pune dita me e rëndësishme do jete data 17, kur do ju caktohet një detyre e re shume e rëndësishme dhe me plot përfitime.
LUANI:
Gjate këtij muaji do jeni edhe me te hapur dhe me komunikues kështu qe çdo gjë do ju ece për mrekulli. Nuk do hyni ne konflikt me askënd përkundrazi do toleroni tej mase. Shëndeti nuk do jete i keq, por nëse nuk doni te keni shqetësime deri ne fund te muajit, mos e teproni me lodhjen.
Dashuria
Marrëdhënia me partnerin, nëse jeni ne çift, do ndryshoje rrënjësisht. Do i përkushtoheni pafund njeri-tjetrit he nuk do debatoni as për gjene me te vogël. Shume persona do ju kërkojnë çelësin e gjithë këtij suksesi. Beqareve do ju rrahe zemra për dike dhe nuk do pranojnë te dalin me askënd tjetër.
Puna
Sektori financiar nuk do jete i jashtëzakonshëm, por as shume i keq. Ne pune, me vendosmëri, largpamësi dhe besim tek vetja, mund te arrini çdo gjë qe keni dëshiruar. Shefat do fillojnë t’iu shohin me një sy tjetër këtë muaj.
VIRGJËRESHA:
Muaji i favorshëm për çdo fushe do jetë ky qe po vjen sidomos në dy javët e para. Mund te afroheni edhe me disa persona qe keni ne pune. Me qetësi dhe durim mund te krijoni diçka shume te bukur qe e keni ëndërruar prej kohesh. Shëndeti nuk do jete shume i keq, megjithatë here pas here do ndiheni nervoze dhe do keni shqetësime te vogla bezdisëse.
Dashuria
Te dashuruarit mund te keni një ndërlikim te situatës javën e pare, por çdo gjë do normalizohet shpejt. Nëse partneri ju fton te bëni diçka te re apo te shkoni diku, mos e refuzoni. Ju beqaret do realizoni takime shume te bukura te cilat do ju bëjnë te ëndërroni dhe ta shihni boten me ngjyra.
Puna
Financat duhet te dini si t’i organizoni si duhet dhe nuk do keni asnjë problem. Për punën do jete një muaj me i animuar, i mbushur me risi dhe arritjet do jene me te mëdha. Duke u mbështetur nga shefat mund te realizoni edhe disa projekte gjigande.
PESHORJA:
Gjate këtij muaji do ndodhin shume gjera qe mbase edhe mund t’iu lëndojnë, por qe me mire qe do ndodhin pasi do mësoni disa te vërteta. Problemet me te mëdha shëndetësore do vijnë nga stresi dhe nga ankthi. Nuk do keni shume kohe te qetësoheni dhe do ndiheni shpesh keq.
Dashuria
Te dashuruarit do kenë here pas here probleme dhe nuk do ndihen shume te qete për te marre vendime dhe për te hedhur hapa para. Java e fundit do jete ajo me e qeta. Për beqaret do jete periudhe me fat dhe e mbushur me plot mundësi për takime.
Puna
Shpenzimet duhet te dini t’i frenoni sepse po e lëshuat veten keni për te pasur goxha probleme. Ne pune duhet te mësoni te përshtateni edhe me situatat delikate sepse ne disa raste gjerat nuk do jene shume te lehta. Sido qe te vijnë punët duhet te mësoni te bashkëpunoni.
AKREPI:
Gjate këtij muaji do jeni me te kthjellet dhe me te përgjegjshëm prandaj gjerat do ju ecin me mire se me pare. Shëndeti fizik dhe ai moral ka për te qene i shkëlqyer. Nuk do keni aspak ankesa dhe shqetësime si një muaj me pare.
Dashuria
Jeta sentimentale e çifteve do jete mjaft e privilegjuar madje pas datës 12 mund te merren edhe vendime shume te rëndësishme qe do e ndryshojnë përgjithmonë te ardhmen. Për çdo gjë do merreni vesh me se miri me partnerin tuaj. Beqaret do jene me shume fat ne dashuri dhe do e gjejnë princin e tyre te kaltër qe javën e pare.
Puna
Buxheti do mbetet i kënaqshëm pavarësisht shpenzimeve te konsiderueshme qe ju do kryeni. Ne pune do keni aftësi perfekte bindëse dhe te gjithë do bëjnë atë qe ju do ju thoni. Mund te vini edhe kandidaturën për një post te ri.
SHIGJETARI:
Buzëqeshja nuk do ju largohet asnjë moment nga fytyra këtë muaj dhe karizma do ju shoqërojë përherë. Gjithë kohës do ndiheni mire dhe te plotësuar. Shëndeti, 10 ditët e para do jete pak i brishte, por pa probleme serioze, ndërsa me pas do ndiheni ne forme te shkëlqyer.
Dashuria
Çiftet do kenë një komunikim te adhurueshëm me partnerin dhe do ndihen me gati për te hedhur hapa me tej. Mosmarrëveshjet nuk do ekzistojnë asnjë çast. Beqaret do kenë pretendime, por ne fakt personat qe do ju shfaqen para do i kenë te gjitha karakteristikat qe ata kane kërkuar.
Puna
Financat do dini përherë si t’i menaxhoni prandaj nuk do keni probleme. Edhe në punë me durim, këmbëngulje dhe besim tek vetja do i ngjitni shkallët me shpejtësi. Do arrini shumë lart dhe do ju vije edhe çudi me veten.
BRICJAPI:
Gjysma e pare e muajit nuk do jete e shkëlqyer dhe duke pasur shume gjera për te bere ndonjëherë do ndiheni te bllokuar dhe nuk do dini fare hapi te hidhni me pare. Gjendja shëndetësore nuk do jete shume e mire. Do ndiheni shpesh te lodhur dhe pa shume fuqi si me pare.
Dashuria
Jeta ne çift ne shume raste do kaloje ne plan te dyte duke ju hapur here pas here brenga. Pas datës 10 mund te inatoseni për diçka me partnerin dhe do i thoni atij gjera te renda. Ne fakt do jete fati juaj qe ai nuk do ua vere shume veshin sepse përndryshe lidhja mund te përfundonte. Beqaret duhet te reflektojnë me kujdes para se te hedhin hap sepse ashtu nuk do lëndohen.
Puna
Buxheti do kaloje edhe periudha te vështira, por nuk duhet te dorëzoheni. Puna nuk do ketë vështirësi te mëdha. Te papunët nga ana tjetër do gjejnë mundësinë qe kërkonin.
UJORI:
Shpesh do keni energji negative gjate këtij muaji dhe mund te bëni gjera te cilat thelle brenda vetes nuk i dëshironi. Nervozizmi do ju pushtoje shumicën e kohës. Shëndeti nuk do jete i keq, por duhet te shmangni ngritjen e peshave.
Dashuria
Çiftet duhet t’i përkushtohen me shume personit qe kane ne krah dhe te lënë pas krahëve problemet e se shkuarës. Mos lini pas dore momentet intime dhe bëjeni partnerin te ndihet shpesh si mbi re. Beqaret javët e para mund te kenë vetëm takime pa ndonjë rëndësi te madhe, por pas datës 23 mund t’iu ndodhe një takim qe do i beje t’iu rrahe zemra fort.
Puna
Gjendja e financave do jete me delikate dhjete ditët e para. Ne pune nuk do mund ta arrini dot menjëherë atë qe dëshironi, por di ju duhet te bëni goxha përpjekje. Sado sfida te vështira t’iu dalin, por nuk u dorëzuar do ja dilni.
PESHQIT:
10 ditët e para te muajit duhet te qëndroni me shume ne prapaskene dhe jo te shfaqeni. Keni për ta pare qe do jete shume me mire kështu. Gjendja shëndetësore nuk ka për te qene aspak e mire sidomos nëse vuani nga reumatizma apo artroza.
Dashuria
Çiftet duhet te bëjnë here pas here ndonjë bilanc për jetën e tyre dhe nuk duhet kurrsesi te nxitohen për asgjë. Nëse ju dalin probleme me mire te ruajnë qetësinë dhe te flasin kur situata te mos jete e nxehte. Ju beqaret duhet patjetër te bëni përpjekje sepse po i late gjerat pas dorës nuk do e ndryshoni dot statusin.
Puna
Gjendja financiare do ndryshoje paksa, por serish nuk do jete ne gjendjen qe ju keni dëshiruar. Mos bëni shpenzime te nxituara. jeta profesionale do kenë ndryshime, por qe nuk do ju pëlqejnë shume.