• Kontakt
Wednesday, August 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

VIDEO/ Skenaristi i ‘Kapedanit’ tregon prapaskenat e realizimit të filmit

08:23 : 29/08/2018
në SHOW BIZ

Filmi “Kapedani” ishte një nga evenimentet artistike të vitit 1972 që u cilësua si kulmi i kinemasë tonë.

Për të folur lidhur me këtë film ishte i ftuar në “Histori me Zhurmues” të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço, skenaristi Skënder Plasari. I pyetur për skenarin e filmit “Kapedani”, Plasari tregoi se ishte aktori i madh Mihal Popi ai që e shtyu të shkruante tekstin.

“Unë në fakt kam mbaruar për fizkulturë, nuk isha shkrimtar, por më pëlqente shumë humori dhe isha aktor në estradë. U krijuan kushtet që të filloja të shkruaja në estradë, shkruajta shumë skeçe, monologje e dialogje dhe në këto kohë në estradë luante edhe Mihal Popi, aktor i madh shqiptar. Një herë më thotë përse nuk bën një skenar. Unë i thash: Mihal ti ke luajtur skenarë të mëdhenj, unë do të bëj skenarë për ty?

Ai m’u kthye duke më thënë: E bën ti e bën.

Lexo edhe:

Plagosi me gur një të ri, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

Dhunoi dhe tentoi të djegë partneren, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

Pas kësaj bisede më pyeste çdo ditë nëse kisha filluar skenarin dhe më vuri në një përgjegjësi që s’ia prishja dot. Në atë kohë m’u kujtua një tip që e kisha parë në Dardhë të Korçës ku ne shkonim dhe bënim ski. Ishte një plak xha Nasho i thonin. Ky ishte një tip që ndër të tjera kishte alergji nga femrat, nuk i duronte dot. Ky tip mua më pëlqente. Në atë kohë ziente kjo tema e emancipimit të gruas. Më kujtohet që një herë ky xha Nasho erdhi në Tiranë dhe erdhi tek shkolla e fizkulturës. Kur e takuam ne e pyetëm: Xha Nasho ç’ke ardhur këtu?

Ai u përgjigj: Kam ardhur të ankohem tek kryeministri i bagëtive. Në atë kohë ai ishte zënë me një brigadiere. Ndërkohë që ne flisnim me Xha Nashon vijnë vajzat e klasës të cilat ishin të veshura me geta. Kur i pa ai tha: Ç’është kjo, si dalin këto me breçka? E di qeveria këtë që dalin kështu?” tha Plaseri.

Skenaristi po ashtu tregoi se propozoi në rolet kryesore vjehrrin e tij dhe Mihal Popin, i cili edhe ishte tërhequr për shkak se roli kërkonte më shumë energji.

“Pasi shkrova skenarin të parit ia dhashë Mihal Popit i cili e pëlqeu shumë. E çova në Kinostudio dhe u aprovua. Shumë detaje që në film i janë vënë personazhit kryesor ishin nga humori i vjehrrit tim, i cili ishte qenë aktor humori në Greqi. Unë sugjerova që rolin kryesor ta luaj vjehrri im dhe rolin tjetër ta luante Mihali. U bënë kinoprovat në “Kinostudio dhe ne shkuam për t’i parë. Pas provave Mihali më përgëzoi dhe më tha se do të tërhiqej sepse nuk e bënte dot, duhej dikush më i ri dhe me më shumë energji. Dhe ai rol i bërë për Mihalin i mbeti Nikolin Xhojës. Filmi në atë kohë u prit shumë mirë, por dikush më tha: Bëhu gati se do hash një “dru” nga shtypi sepse janë ngritur veteranët dhe thonë ke tallur brezin e luftës dhe veteranët.

Për rreth 2-3 muaj kam qenë i tmerruar, por kur e takoj sërish këtë person më thotë që ishte anuluar sepse qeveria e kishte pëlqyer shumë filmin”, tregoi skenaristi i filmit “Kapedani”.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Plagosi me gur një të ri, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

10:55 : 20/08/2025
AKTUALITET

Dhunoi dhe tentoi të djegë partneren, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

10:40 : 20/08/2025
AKTUALITET

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Ilir Beqajt, kthehet në paraburgim

10:34 : 20/08/2025
AKTUALITET

Beteja me zjarret ndër Emegjencat kritike të Rama-4!

10:23 : 20/08/2025
BOTA

Aksident i rëndë në Gjermani/ Autobusi me pasagjerë nga Kosova përplaset me kamion, 30 të lënduar

10:18 : 20/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Aksidenti në aksin Fier-Patos, ndërron jetë 30-vjeçari që mbeti i plagosur

10:00 : 20/08/2025
Para

FOTO/ Dasma e Ledionit dhe Sarës vazhdon të bëjë ‘zhurmë’, zbulohet kush kapi buqetën e nuses

TË GJITHA

Plagosi me gur një të ri, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

10:55 : 20/08/2025

Dhunoi dhe tentoi të djegë partneren, arrestohet 42-vjeçari në Tiranë

10:40 : 20/08/2025

Përmirësohet gjendja shëndetësore e Ilir Beqajt, kthehet në paraburgim

10:34 : 20/08/2025

Beteja me zjarret ndër Emegjencat kritike të Rama-4!

10:23 : 20/08/2025

Aksident i rëndë në Gjermani/ Autobusi me pasagjerë nga Kosova përplaset me kamion, 30 të lënduar

10:18 : 20/08/2025

EMRI/ Aksidenti në aksin Fier-Patos, ndërron jetë 30-vjeçari që mbeti i plagosur

10:00 : 20/08/2025

Zbardhet dinamika e krimit në Divjakë, si u vra 32-vjeçari për një kanal vaditës

09:44 : 20/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com