Arben Gjini, 35-vjeçari i cili mbeti i plagosur në një atentat të ndodhur mbreme në Lezhë, dyshohet se është i përfshire në trafikimin e kanabisit ne Itali.
Ndaj edhe hetimet janë përqendruar pikërisht në ketë pistë: Një konflikt i mundshëm për prishjen e pazareve të drogës, thanë burime pranë grupit hetimor.
Gjini është dënuar në Italinë fqinje e me pas është depërtuar drejt vendit tonë. Pikërisht vetëm pak kohë më parë, ai është liruar nga burgu në Itali.













