Koreografi Albi Nako dhe balerina Alba Hoxha vijojnë të mohojnë se janë në një lidhje dashurie. Por postimet që ata të dy bëjnë në rrjetet sociale duket sikur tregojnë të kundërtën.
Pas mbarimit të pushimeve, Albi ka postuar një foto në profilin e tij në “Instagram” ku tregon se është kthyer në shtëpi.
“Në shtëpi”, shkruan koreografi i njohur bashkëngjitur me foton që e tregon teksa pozon nga pishina duke marrë rreze dielli nën shoqërinë e një cigareje dhe gote alkooli.
Më pas ishte Alba ajo që publikoi në “Instagram” një video ku shfaqej në një pishinë të ngjashme me atë të Albit, që bëri ndjekësit e tyre të dyshojnë se dyshja ka qenë në të njëjtin vend.
Kjo video e postuar nga balerina u fshi, por “INtv” ka arritur që ta ruaj atë.