• Kontakt
Friday, July 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Çifligjet e mia

13:26 : 24/08/2018
në BOLD BLOG

Unë Edison Bej Ypi, stërnip pashallarësh dhe rilindasish, shtëpi pene dhe pushke denbabaden qëkur s’mbahet mend, inxhinier dhe perfeksionist, skllav i përunjur i Bukurisë, rendimentit, efikasitetit, fjalës së zgjedhur, jam pronari i më të mëdhenjve çifligje të botës, çifligjeve të traditës, atdhedashurisë, qytetarisë, edukatës, respektit, ndjeshmërisë, shpirtmadhësisë, zemërgjerësisë, tolerancës, transparencës, mirkuptimit, shpresës, ëndërrave të mia.

Unë nuk shitem as nuk blihem. Për asnjë çmim. Vlera e çifligjeve që unë kam brenda gjoksit është e pallogaritëshme. Për t’i blerë apo shitur ato çifligje, pra për të më blerë apo shitur mua, duhet shqyer gjoksi im, ç’ka është e pamundur sa kohë nuk janë shpikur buldozerat dhe eskavatorat që do ta mundësonin. Unë jam ai që gjithë kohën udhëtoj kah errësira drejt dritës, kah gjumi drejt zgjimit, kah vdekja drejt lindjes. Unë jam ëndërra.

Nga ëndërra ime shpërthen drita. Nga ëndërra tek ëndërra, nga drita tek drita, nga të dyja tek secila, nga secila tek të dyja dhe tek të gjitha, mua më mbështjell Liria. Nuk kam caqe hapsionore; Për mua grimca është më e madhe se gjithësia, dhe gjithësia më e vogël se grimca. Nuk kam as pengesa kohore. Tek unë gjithçka ndodh në një kohë rrjedhën e së cilës e mat një sahat pa akrepa dhe numura. Brenda meje ka kështjella me mure të lashta me myshqe dhe bedena të larta, rrethuar me ledhe të thella ku bëhen luftra të përgjakta pa fillim e pa mbarim. Brenda kështjellave dhe ëndërrave të mia luftojnë heronj të pamposhtur me heshta, bomba, aeroplana.

Oqeanet dhe detrat e mia ku fryjnë erëra të tërbuara janë të rrethuar nga mbeturina, rraqe, hekurishta, brisqe, biçaqe, karroca pa rrota, makina pa motorra, autobuza rrangalla, trena pa shina. Kujet e kukuvajkave të pista dhe krrokamat e korbave të zinj nuk i mposhtin dot Nositat e m’i të bardhë. Brenda kazanave të plehrave të mia kapardisen të patalentuar të shumtë që shkruajnë libra për ibret me shpresë se në promuovime me ivi dhe kikirika do duartrokiten nga idiota. Nëpër autobuza lehin zagarë që shkruajnë artikuj dhe i gënjen mendja se budallenj të ngeshëm do t’ua lexojnë nëpër gazeta. Hipur mbi makina bredhin hordhi sahanlëpirësish që gjoja denoncojnë spiuna, mafioza, vrasës që realizojnë pajtime, hajdutë që kthejnë prona, qorra që kqyrin piktura, shurdha që dëgjojnë simfonira.

Lexo edhe:

Rama: Drejtorin e Policisë së Shkodrës e bëmë shembull për të gjithë! S’ka më justifikime “se dija”

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 45-të

Mbi vagonat e trenave, disa ulur disa më këmbë, pa e ditur se nga janë nisur e ku po venë, kush me sqepar ngulur mbi shpinë kush me thik’ në fyt, lëvizin shqiptarë të therur të gjitha trevave. Në çifligjet e mia shumica shohin televizor. Të tjerë përsërisin batuta të pështira soc-filmash. Myzeqarët kujtojnë të internuarit. Tironcit ecin me nallone rreth shtëpiave me qerpiça. Durrsakët pinë kafe te Torrja. Elbasanllinjtë bëjnë seks. Kavajsit shesin speca. Kolonjarët flasin për gjeopolitikë. Shkodranët ngasin biçikleta. Lebërit flasin italisht. Krutanët pijnë raki. Matjanët kolliten. Dibranët teshtijnë. Gollobordasit flenë. Skraparllinjtë mburren. Korçarët dëgjojnë serenatën “Do çmendem nga bukuri’ e Saj”. Kalamajtë shkruajnë SMS. Në një tren nga dritaret e të cilit vijnë aroma papaveri, femra. Të gjitha Monaliza. Në gozhda janë varur gravura të vjetra që bëjnë fjalë për heronj provizorë të shpikur dhe gjenialë të heshtur mbetur nëpër katunde duke kullotur lopën.

Mbi këto dete, makina, autobuza, kafenera, supermerkata, fusha, fshatra, karroca, trena, vagona, fluturoj unë që Bukurisë nuk i afrohem më tepër se duhet nga frika se mos çmendem.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama: Drejtorin e Policisë së Shkodrës e bëmë shembull për të gjithë! S’ka më justifikime “se dija”

11:44 : 11/07/2025
RAJONI

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 45-të

11:37 : 11/07/2025
BOTA

PPK-ja dorëzon armët si hap drejt përfundimit të konfliktit në Turqi

11:25 : 11/07/2025
AKTUALITET

Shpërndante kokainë në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari/ PAMJE

11:24 : 11/07/2025
AKTUALITET

Rama: Kantieret e ndërtimit do monitorohen me satelitë, dronë dhe kamera 24/7

11:08 : 11/07/2025
AKTUALITET

“Bari i varrezave po bëhet kallam”/ Rama piketon Llatjan: Duhet të rrish pa gjumë, jo të flesh më shumë

11:04 : 11/07/2025
Para

Jeni ende me pushime? Sinoptikanët tregojnë ç’na pret këtë fundjavë

TË GJITHA

Rama: Drejtorin e Policisë së Shkodrës e bëmë shembull për të gjithë! S’ka më justifikime “se dija”

11:44 : 11/07/2025

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 45-të

11:37 : 11/07/2025

PPK-ja dorëzon armët si hap drejt përfundimit të konfliktit në Turqi

11:25 : 11/07/2025

Shpërndante kokainë në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari/ PAMJE

11:24 : 11/07/2025

Rama: Kantieret e ndërtimit do monitorohen me satelitë, dronë dhe kamera 24/7

11:08 : 11/07/2025

“Bari i varrezave po bëhet kallam”/ Rama piketon Llatjan: Duhet të rrish pa gjumë, jo të flesh më shumë

11:04 : 11/07/2025

Ultimatumi i Ramës: Deri të hënën të shkarkohen të gjithë kryetarët e Njësive Administrative

11:00 : 11/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com