• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Myslim Murrizi kërcënon qytetarët: “Po pate surrat, më dil përpara…”

19:44 : 21/08/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në këtë periudhë pushimesh verore dhe vape të madhe, deputeti Myslim Murrizi po e kalon kohën duke kërcënuar në rrjete sociale persona, të cilët e kritikojnë për sjelljen e tij aspak të hijshme qytetare, por edhe politike.

Në një diskutim, me fjalor tipik të tij, deputeti i dalë me logon e Partisë Demokratike në Lushnje, kërcënon publikisht një qytetar, A.B., i cili i kërkon politikanit që të vetëpërmbahet kur shprehet publikisht.

Por ligjvënësi Murrizi duket qartë që nuk pranon asnjë kritikë, aq më tepër kur ato i drejtohen publikisht. Në përgjigje të sugjerimit të qytetarit, deputeti përgjigjet: “…Nuk merrem me fundërrina si puna jote, por komentoj MIQT e mij. Ti po ke surrat bujrum e më dil përpara se në Lushnje jam pothuajse çdo ditë. Me zagaret une kam vetëm një mënyrë komunikimi. Person publik jamë për ata që më kanë votuar e mbështetur me votë nga viti 1990 e më kanë zgjedhur 2 herë deputet, jo për pjellë të komunizmit”.

Lexo edhe:

Zgjedhjet e pjesshme, ja sa % e qytetarëve votuan deri në orën 15:00

Përmbytjet në bastionin e PS-së/ Uji në Vlorë hyn në qendrat e votimit

Reagimi i deputetit Murrizi, të cilin “Boldnews.al” e ri-sjell të plotë, përfshirë gabimet gramatikore, është një kërcënim i hapur për qytetarin A.B. Politikani Murrizi, i cili është njëkohësisht edhe biznesmen, edhe deputet, preferon që të zëvendësojë forcën e argumentit thjeshtë në forcë verbale dhe, po sipas fjalëve të tij, edhe fizike.

Debati ndërmjet deputetit dhe qytetarit është zhvilluar në faqen zyrtare të “Boldnews.al”, në vijim të një artikulli me titull “Myslym-llëqet në kohën e Umberto Eco–s“. Në atë shkrim, redaksia vinte në pah pikërisht faktin që deputeti Murrizi karakterizohet nga mungesa e theksuar e komunikimit qytetar dhe publik.

“Boldnews.al”, në funksion të informimit publik, publikoi një profil të shkurtër të deputetit demokrat, i cili është “memec” në sallën e Parlamentit, por shumë aktiv në konflikte fizike e verbale në ambjente publike dhe në rrjete sociale.

Myslim Murrizi u zgjodh deputetë, nën siglën e Partisë Demokratike, në votimet e përgjithshme të vitit 2017. Prezantimi i tij publik i deritanishëm mund të konsiderohet si një prej gabimeve të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, i cili e përfshiu në listën e kandidatëve me potencial të lartë fitoreje, në zonën e Lushnjes.

Pasi u zgjodh deputet, Murrizi nuk ka lënë asnjë gjurmë në jetën parlamentare. Por, nga ana tjetër, ai është shumë aktiv në rrjete sociale, në të cilat përleshet verbalisht me këdo që nuk ndan të njëjtin mendim me atë ose që e kritikon për sjelljen dhe qëndrimet aspak normale për një përfaqësues të popullit.

Madje, ai nuk e ka aspak problem që edhe të kërcënojë qytetarët, pikërisht atyre nga të cilët ai mori votën, si në rastin e qytetarit A.B., të cilin e fton për t’u përballur në Lushnje.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme, ja sa % e qytetarëve votuan deri në orën 15:00

15:43 : 09/11/2025
AKTUALITET

Përmbytjet në bastionin e PS-së/ Uji në Vlorë hyn në qendrat e votimit

15:33 : 09/11/2025
AKTUALITET

Moti i keq në vend, përmbyten rrugët e Vlorës

15:26 : 09/11/2025
AKTUALITET

Si u fsheh dosja, KED mori informacion se Asim Vokshi ishte informator ose agjent i shërbimeve sekrete

15:19 : 09/11/2025
AKTUALITET

Aksident në Fier–Patos, makina e policisë i pret rrugën një mjeti tjetër

15:11 : 09/11/2025
SHOW BIZ

“Shyqyr Zotit nuk ndodhi përplasje fizike”, Stresi flet për momentin viral me Jozin

14:54 : 09/11/2025
Para

Nuk ndalen largimet nga Reali, ‘ylli’ i skuadrës gati transferimin drejt Anglisë

TË GJITHA

Zgjedhjet e pjesshme, ja sa % e qytetarëve votuan deri në orën 15:00

15:43 : 09/11/2025

Përmbytjet në bastionin e PS-së/ Uji në Vlorë hyn në qendrat e votimit

15:33 : 09/11/2025

Moti i keq në vend, përmbyten rrugët e Vlorës

15:26 : 09/11/2025

Si u fsheh dosja, KED mori informacion se Asim Vokshi ishte informator ose agjent i shërbimeve sekrete

15:19 : 09/11/2025

Aksident në Fier–Patos, makina e policisë i pret rrugën një mjeti tjetër

15:11 : 09/11/2025

“Shyqyr Zotit nuk ndodhi përplasje fizike”, Stresi flet për momentin viral me Jozin

14:54 : 09/11/2025

Zgjedhjet/ Deri në 14:00 votuan 13.76% e qytetarëve

14:46 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com