• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Historia e Kurban Bajramit, si përshkruhet në Kuran dhe një zgjidhje me ‘Fund të Lumtur’

12:30 : 21/08/2018
në AKTUALITET, NDRYSHE

Kurban Bajrami është një nga dy festat islame të cilën e kremtojnë myslimanët në mbarë botën, tjetra është Fitër Bajrami.

Festa, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijoj djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhyj, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftoj Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë. Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë. Familja mban një të tretën; një e treta tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa një e treta e mbetur i ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.

Në kalendarin hixhri (islam), Kurban Bajrami bie në ditën e 10-të të muajit Dhulhixhxhe dhe zgjat për katër ditë. Në kalendarin gregorian, data ndryshon nga viti në vit duke shkuar përafërsisht 11 ditë më herët çdo vit.

Emërtimi “Kurban Bajrami” në gjuhën shqipe është huazim nga turqishtja – Kurban Bayram?, që do të thotë “Festa e Flijimit”. I njëjti emërtim përdoret edhe në Azerbajxhan, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Mal të Zi, Maqedoni, Rusi, Serbi, Turqi e Ukrainë.

Lexo edhe:

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

Eid-al-Ad-ha (Ad-ha Eid) përdoret edhe me emra tjerë në botën myslimane, për shembull në Maroko. Algjeri, Tunisi, Egjipt, Jemen dhe Libi quhet Eid el-Kibir (Eidi i madh). Në Kinë quhet Festa e Kurbanit. Kjo ka të bëjë me sakrificën që bëhet në emër të profetit Ibrahim. Kjo sakrificë është prerje e një kafshe (dele, qengj ose cjap) si kurban. Sipas rregullave kjo kafshë duhet të jetë së paku një vit i vjetër. Ky recital thuhet arabisht për sakrificën e bërë:

Në emër të Allahut

Dhe Allahu është më i madhi

O Allah, kjo me të vërtetë është për ty

O Allah, pranoje nga unë

Pas sakrificës së kafshës, sipas Kuran-it, mishi duhet të ndahet në tri pjesë: Një pjesë për të varfrit, një pjesë për të afërmit dhe fqinjët dhe pjesa e fundit për familjen tënde.

Por cila është fillesa, historia horror e “Kurana Bajramit”, që përshkruhet në Kuran dhe mbyllet me “një fund të lumtur”?

Një ndër pejgamberët më të dalluar të Allahut xhel-le she’nuhu është edhe Ibrahimi alejhis-selam. Ai ishte i martuar me Sarën, por Allahu nuk u kishte dhuruar fëmijë. Më pas u martua edhe me Haxheren, të cilës Allahu xhel-le she’nuhu ia kishte dhuruar Ismailin.

Ibrahimi alejhis-selam kishte premtuar se nëse Allahu ia dhuron një djalë atë do ta bënte kurban. Me urdhërin e Allahut xhel-le she’nuhu, Ibrahimi alejhis-selam e mori Haxheren dhe prej Palestine ku jetonte e çoi në Hixhaz dhe e la Haxheren me birin e saj të porsalindur, në vendin ku më vonë u ngritë Qabja. Ai vend ishte një vend i shkretë, nuk kishte as ujë e as njerëz.

Kur Ibrahimi deshi të largohej prej atij vendi, doli Haxherja para tij dhe tha: Pashë Zotin! Nga mendja jote po e bënë këtë apo Allahu të ka urdhëruar? Ai tha: Allahu më ka urdhëruar. Haxherja tha: Atëherë, Allahu nuk do të na humbas. Më pas, Haxhereja filloi të kërkojë ujë për djalin e saj të vogël. Aty afër ishin dy kodra të vogla: Safa dhe Merva. Haxherja herë shkonte në njërën kodër e herë në tjetrën me shpresë se do të shihte ndonjë burim uji. Këtë e bëri shtatë herë. Kur u kthye Haxherja tek Ismaili, pa se si ai me këmëbët e veta kishte gërryer rërën, nga e cila dilte ujë i pastër më vrull. Atëherë, Haxhereja tha: Zem Zem (ndalu ndalu) dhe burimi u qetësua. Ibrahimi alejhis-selam, kohë pas kohe, prej Palestine vinte t’i vizitojë Haxheren dhe Ismailin. Sa më shumë rritej Ismaili aq më shumë shtohej dashuria e Ibrahimit ndaj tij.

Nga kënaqësia më të birin e vet, Ibrahimi alejhis-selam sikur kishte qitur në harresë premtimin e dhënë se nëse Allahu do t’i jepte djalë, do ta bënte atë kurban për Të! Allahu xhel-le she’nuhu në ëndërr tri herë ia kujtoi premtimin e dhënë Ibrahimit alejhisselam për të birin. Një ditë, Ibrahimi alejhis-selam i tha gruas së vet, Haxheres, që ta përgatisë të birin se do të shkojnë me të diku në vizitë. Nëna, duke mos ditur se ç’po përgatitej për të birin e saj, e veshi bukur dhe e përcolli me të atin. Sa u largua Ibrahimi me të birin, shejtani në formë të njeriut iu paraqit Haxheres.

Haxherja duke mos i besuar njeriut të panjohur, e përzuri atë saqë detyrohet ta gjuajë me gurë. Shejtani, tri herë në tre vende iu paraqit Haxheres dhe ajo tri herë duke e gjuajtur me gurë e përzuri atë. Kur Ibrahimi iu afrua vendit ku kishte vendosur ta therte të birin, filloi t’i tregojë Ismailit se ka parë ëndërr se e therë atë, duke i thënë: Djaloshi im, mua në ëndërr më fanitet se unë ty të theri kurban! Çka thua ti për këtë ëndërr? -Babë, bën atë çka të urdhëron Zoti, e unë do të duroj! -M’i lidh sytë dhe therëm sa më shpejtë, që dhimbja të jetë sa më e lehtë! Kur babë e birë iu dorëzuan urdhrit të Allahut, Ibrahimi alejhis-selam e shtriu të birin me kokë për toke, me thikën e tij të mprehtë i ra qafës së Ismailit, por thika as gjurmë nuk la në qafën e tij.

Atëherë, Ibrahimi alejhis-selam edhe dy herë i ra qafës, por pa kurrfarë efekti. I hidhëruar me thikën që nuk priste, i ra gurit më të afërt, guri u ça përgjysmë. Ibarahimi i habitur i tha thikës: – Thikë , e përgjysmon këtë gur të fortë e nuk e pret këtë qafë të butë!? Në atë moment, Allahu xhel-le she’nuhu e thirri: – Ibrahim, mjafton! Ti e realizove premtimin tënd dhe ëndrrën e bëre realitet. Që vendimi për therje kurban të shkojë në vend, Allahu xhel-le she’nuhu ia zëvendësoi therjen e të birit me therjen e dashit, që ia solli meleku. Ja kështu, Allahu xhel-le she’nuhu i shpërblen të sinqertit.

Lajme të lidhura

SPORT

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025
SPORT

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025
RAJONI

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025
BOTA

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025
AKTUALITET

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025
Para

Deklarata revoltuese e Ismail Qemalit ndaj Esad Pashës: Kur populli shqiptar të kuptojë…

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com