Tragjedia e Gjenovës, fond special për familjarët e viktimave dhe rindërtimin e urës

Në Itali u zhvillua sot ceremonia zyrtare mortore e 42 të vdekurve të konfirmuar në urën e shembur të qytetit të Gjenovës, ndërsa dita e sotme ishte shpallur edhe si ditë zie kombëtare.

Në ceremoni morën pjesë krerët më të lartë të shtetit, si presidenti Mattarella, kryeministri Giuseppe Conte, etj., të cilët mbajtën fjalën e rastit dhe shprehën ngushëllimet për familjarët e viktimave, me premtimin se fajtorët do të dalin para drejtësisë.

Ndërkohë sot ka reaguar zyrtarisht edhe kompania që kishte koncesionin e mirëmbajtjes së rrugës, “Autostrade per Italia”, e cila ka njoftuar akordimin e një fondi për familjarët e viktimave.

Nëpërmjet administratorit të deleguar, kompania ka njoftuar se bëhet fjalë për një shifër që shkon në rreth 500 milionë euro, e cila do të përdoret për të ndihmuar familjarët e viktimave, për të rindërtuar edhe njëherë urën dhe për të ndihmuar familjet që do të zhvendosen nga ajo lagje.

“Nga e hëna do të jetë në dispozicion një shumë prej rreth 500 milionë eurosh dhe plani ynë është që të rindërtojmë brenda 8 muajsh mbikalimin, këtë herë me këmbë të forta çeliku. një pjesë e fondit do të shkojë për familjarët e viktimave, ndërsa janë parashikuar edhe dëmshpërblime për banorët që kanë shtëpitë poshtë urës dhe do të duhet të zhvendosen tashmë”, tha Giovanni Castellucci.

Loading...

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here