• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qytetarët iu paguajnë bankave 124 milion euro në vit vetëm për komisione

12:43 : 17/08/2018
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

  • Çfarë po ndodh me sektorin bankar?
  • Pse grupe të huaja bankare kanë vendosur të largohen dhe po largohen nga Shqipëria?
  • A lidhet kjo me ndonjë veçanti të tregut apo me tregues të përformancës së tij?

Kostot e larta të shërbimeve bankare në Shqipëri. 
Kosto e shërbimeve bankare në Shqipëri janë dukshëm më të larta se simotrat e tyre apo qoftë edhe bankat “mëmë” nga vijnë. Banka Botërore e ka theksuar këtë fenomen në studim të vitit 2016 ku thuhet se sistemet e pagesave bankare krijojnë një kosto vjetore në ekonominë shqiptare sa 2.5% e Prodhimit të Brëndshëm Bruto. Kjo përkthehet përafërsisht në 33.7 miliardë lekë ose 248 milionë euro. Sipas këtyre të dhënave qytetarët paguajnë rreth 124 milion euro në vit vetëm për koston e shërbimeve bankare ndërsa entet publike paguajnë vetëm 2 milion euro në vit.

Blerjet dhe shitjet në sektorin bankar.
Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank) është bërë zyrtarisht pronare e 100% të aksioneve të Bankës Kombëtare të Greqisë (NBG), pas një kontrate për shitblerjen e aksioneve të nënshkruar mes palëve në datën 2 shkurt 2018. Ky është lajmi i fundit që kaloi pa shumë zhurmë në mjediset shqiptare të sipërmarrjes dhe media-s, ndërsa edhe banka të tjera tregtare kanë dalë nga tregu shqiptar kohë më parë.
Nëse i referohesh raporteve zyrtare të Bankës së Shqipërisë, apo qoftë edhe të Shoqatës Shqiptare të Bankave, vëren se tregu ka shënja të gjallërimit të kredidhënies, fitimet janë rritur për pjesën më të madhe të bankave dhe po shënjohet shtimi i vlerës së aktiveve. Kështu vëllimi i kredisë në fund të vitit 2017 (shifrat e fundit zyrtare të certifikuara) është rritur me 7,2 % në krahasim me një vit më parë. Depozitat janë rritur me 1,5 % dhe stoku i depozitave ka arritur në 71 % të PPB, ndërkohë stoku I kredive në raport me PBB mbetet poshtë nivelit 40% prej më shumë se gjashtë vitesh. Shtete të tjera të zhvilluara këtë raport e kanë deri në 200% të PBB-së duketreguar se tregu jonë ka akoma hapsirë të rritjes së kredidhënies në vend.

Treguesit që shënojnë shëndetin e bankave janë po ashtu në rritje: mjaftueshmëria e kapitalit shënon 16,6 %, ndërkohë që minimumi i përqindjes së kapitalit rregullator ndaj ekspozimeve të ponderuara me rrezik që kërkohet nga Banka e Shqipërisë është 12%, vëllimi i pagesave është rritur me 26,3 %, vlera e transaksioneve me më shumë se 60 %, ndërkohë që nuk kanë mbetur mbrapa treguesit e rentabilitetit.
Po përse atëherë bankat janë vënë në “garë” për t’u shitur kush e kush më shpejt?
Sipas analistëve të tregut, “disa prej bankave që i takojnë grupeve të mëdha europiane ka vendosur të reduktojnë përmasat e aktivitetit në Shqipëri, në linjë me strategjinë e ngjashme që po ndjekin në shumicën e tregjeve të Europës Qendrore dhe Juglindore. Disa të tjera, në strategjitë e tyre afatmesme, kanë vendosur të dalin nga tregu shqiptar, duke nxjerrë në shitje bankat që zotërojnë në vendin tonë”. “Grupi Bankar i Pireut” ka planifikuar të shesë tërësisht bankat që zotëron në Shqipëri, një tjetër grup i rëndësishëm bankar grek që ka nisur procesin e tërheqjes nga tregjet rajonale është “Banka Kombëtare e Greqisë” (“NBG Bank”). Në largim edhe malajzianët që tashmë po kërkojnë blerës për filialin e vet në Shqipëri është “ICB Banking Group”. Grupi “Intesa Sanpaolo” bleu një pjesë të aktiveve të grupit “Veneto Banca”, duke bërë që numri i bankave të ulet nga 16 në 14. Societe Generale Albania, banka e pestë më e madhe në sistemin bankar shqiptar, është drejt finalizimit të shitjes te banka hungareze OTP, në kuadër të një marrëveshjeje më të gjerë për shitjen e degëve të grupit francez Societe Generale në gjithë rajonin. Ndërkohë që Banka e Pireut në Greqi ka njoftuar zyrtarisht pak ditë më parë se ka hyrë në një marrëveshje me Grupin Balfin dhe Komercijalna Banka, për shitjen e aksioneve të degës së saj në Shqipëri, Tirana Bank. Procesi pritet të vazhdojë edhe më tej, pasi të tjera banka janë në shitje.
Kjo “larje duarsh” me tregun bankat shqiptar e këtyre bankave apo e të tjerave që vijnë në rradhë, nuk duket se vjen vetëm dhe thjesht si pasojë e strategjive europiane të bankave. Ajo lidhet doemos me tregun shqiptar, klimën e investimeve apo edhe kostot e këtij biznesi. Por sidomos me informalitetin dhe evazionin e lartë të tregut.

/aei.al/

Lexo edhe:

Izraeli urdhëron evakuim në Libanin jugor, IDF paralajmëron sulme ndaj Hezbollahut

“Qeveria pa vizion”, Tabaku: Programi i Ramës është riciklim premtimesh 12-vjeçare

Lajme të lidhura

BOTA

Izraeli urdhëron evakuim në Libanin jugor, IDF paralajmëron sulme ndaj Hezbollahut

18:35 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Qeveria pa vizion”, Tabaku: Programi i Ramës është riciklim premtimesh 12-vjeçare

18:16 : 18/09/2025
BOTA

Provokoi në deklaratën për vrasjen e Charlie Kirk, ABC pezullon emisionin e Jimmy Kimmel

18:11 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tensionet në Kuvend/ Arlind Qori: Rama foli si Mussolini, Peleshi u soll si dordolec pa autonomi

18:05 : 18/09/2025
SHOW BIZ

Çudit Xheneta: Më kanë bërë magji të zezë, nuk arrij të fle në shtëpinë time

17:50 : 18/09/2025
BOTA

VIDEO/ Trump “e bën rrugë”, ngatërron sërish Shqipërinë me Armeninë: Zgjidha luftën mes tyre!

17:37 : 18/09/2025
Para

Pjesa e fundit e reportazhit nga Artan Fuga: Endërr pogradecare

TË GJITHA

Izraeli urdhëron evakuim në Libanin jugor, IDF paralajmëron sulme ndaj Hezbollahut

18:35 : 18/09/2025

“Qeveria pa vizion”, Tabaku: Programi i Ramës është riciklim premtimesh 12-vjeçare

18:16 : 18/09/2025

Provokoi në deklaratën për vrasjen e Charlie Kirk, ABC pezullon emisionin e Jimmy Kimmel

18:11 : 18/09/2025

Tensionet në Kuvend/ Arlind Qori: Rama foli si Mussolini, Peleshi u soll si dordolec pa autonomi

18:05 : 18/09/2025

Çudit Xheneta: Më kanë bërë magji të zezë, nuk arrij të fle në shtëpinë time

17:50 : 18/09/2025

VIDEO/ Trump “e bën rrugë”, ngatërron sërish Shqipërinë me Armeninë: Zgjidha luftën mes tyre!

17:37 : 18/09/2025

Ish-ministrja Frida Krifca gjobitet me 3 mijë euro për “konflikt interesi”

17:34 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com