• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Reportazh pa vajtur

13:52 : 16/08/2018
në BOLD BLOG

Lexo edhe:

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

Sot kur pa vajtur në dyqan mund të blesh në Internet, pa vajtur në shkollë mund të marrësh diplomë, pa vajtur në punë mund të marrësh rrogë, pse të mos bësh një reportazh pa vajtur atje ku ka ndodhur, për shembull, një vrasje. Se reportazh duke vajtur e bëjnë të gjithë. Zotësia është ta bësh pa vajtur.
Ja si bëhet një reportazh pa vajtur në fshatin ku ka ndodhur një vrasje,
Rruga duhet paraqitur e vështirë, e lodhëshme, cfilitëse. Majtas-djathtas rrugës tokat janë të papunuara. Kalimtarë dhe banorë lokalë me sy të përgjakur si vrasësa. Fshatarë të rreckosur të uritur gati për të ngrënë njëri-tjetrin. Gjithandej Lula të vocërr të uritur me grushta shtrënguar që mezi presin të bëhen spiunë dhe atentatorë. Dyqanet shesin me lista. Rinia përtyp fara. Njerëz si kufoma që kërrcasin dhëmbët, gati për tu organizuar në njësite guerrile. Zemërata popullore zjen. Kavaja si Bagdadi. Rrogozhina si Kandahari. Lushnja si Kabuli.
Në fakt rruga deri te fshati ku ka ndodhur vrasja është autostradë plot me kafenera, restoranta, barkderra që hanë male mishi, patatate të skuqura, plënca, gjëndra viçi, dhe pinë raki me gota uji. S’ka asnjë pëllëmbë tokë të papunuar. Qytetet janë më se normale për një vend që sapo ka dalë nga tranzicioni. Qytetarët nuk mbajnë pare xhepi por karta krediti. Po, por për të qënë mediatikisht korrekt, dhe sidomos për të treguar se, me vajtur, pa vajtur, bërja e një reportazhi është një stërmundim, tabloja duhet paraqitur sa më dramatike, sa më e mjerë.
Reportazhi i bërë pa vajtur, duhet ta thotë qartë se rruga për te fshati ku ndodhi vrasja ishte e pa asfaltuar, gjith gropa, fshati ishte larg në fund të botës.
Që reportazhi në fshatin ku s’ke vajtur të duket si reportazh në një fshat ku ke vajtur, kurrsesi nuk duhet thënë se ku pikërisht ndodhet fshati ku ka bërë vaki vrasja, sa larg nga qyteti, a së paku sa larg nga deti. Vendndodhja e fshatit duhet lënë pezull, e errët, e paqartë. Kjo, që lexuesit të mos i vejë mendja në e ke bërë këtë reportazh duke vajtur a duke mos vajtur, por të lodhet pak me imagjinatën e vet, t’i hedhi sytë mbi ndonjë hartë ose ta kërkojë fshatin në Internet, se nuk është mirë lexuesit t’i jepet gjithçka llokum në gojë.
Në një reportazh që bëhet pa vajtur në një fshat ku të gjithë e dinë çfarë ka ndodhur, e rëndësishme është atyre të gjithëve tua paraqesësh sikur nuk dinë asgjë, ose ajo që ata dinë është krejt e kundërta e asaj që ka ndodhur.
Vrasësi dhe i vrari nuk duhen cilësuar si “dy banorë”, apo “dy fshatarë”, apo “dy njerëz”, por “dy shtetas”, pra si dy hunj, dy numura, dy gogla, dy vegla. Ky cilësim idiotesk duhet bërë i tillë për të qënë sa më i kuptueshëm për shumicën, domethënë për ata që shohin gjithë kohës filma me Sigurim, me portrete të kurvit mbi mur, të cilët protagonistët e një reportazhi nuk mund ti perceptojnë dot ndryshe veçse si në ato filma, pa emër, pa identitet, zhytur në klandestinitet të thellë, si turmë, si bagëti, pa pronë, pa vetdijë njerëzore, pa besim në Zot, pa asgjë, bosh.
Sa i përket dinamikës së tragjedisë, duhet bërë kujdes që fajtor të mos shpallet kurrsesi vrasësi por gjithmonë vetëm i vrari. Përdryshe, gjatë leximit të reportazhit nuk ka ndërlikim, nuk ka suspans, mbajtje të frymës pezull, në fund të fundit nuk ka Art, kushte të domosdoshme për lexim të këndshëm të çdo teksti.
Nëse vrasja ka ndodhur për shkak të një borxhi të pakthyer, duhet bërë kujdes që shtetasi që nuk ktheu borxhin, do ta kishte hak të hante, jo vetëm thikën në zemër, por edhe shtizën në sy, sharrën te këmbët, kazmën në kurriz, sqeparin prapa kokës.
Nëse vrasja në brendinë e saj ka sadopak dramaticitet sentimental, për ta theksuar karakterin idilik të tragjedisë, pavarsisht se tragjedia nuk ka ndodhur në Verona apo në Venecia por në Pukë ose në Myzeqe, i vrari dhe vrasësi duhen paraqitur si bij ose nipër që u përkasin fiseve në sherr si Montegë dhe Kapuletë.
Mjeti i vrasjes, thikë, hanxhar, sqepar, lopatë, bel, shat, çifte gjahu, teke gjahu, shotgun, Kalashnikov, llokum dinamiti, pako tritoli, secili veç e veç ose të gjitha bashkë, mund të zgjidhen lirshëm sipas preferencave dhe përvojave të atij që shkruan reportazhin pa vajtur.
Rëndësi ka gjithashtu që në fshatin e reportazhit pa vajtur të takosh mësuesa në pension, nostalgjikë, gërrxho injorantë, veteranët spiunë që fshatit i kanë punuar qindin, grafomanë llapaqena që shkruajnë historikun e fshatit për llogari të vetes.
Po të zuri syri ndonjë depo gjigande prodhimesh bujqësore ose blegtorale, a ndonjë serë, sakën se i afrohesh, të piu e zeza po hyre brenda, reportazhin pa vajtur nuk do ta lexojë askush. Nëpër fusha ka depo dhe sera me qindra. Por në reportazhin e bërë pa vajtur ato nuk duhet të ekzistojnë. Nëse nuk të rrihet pa u krruajtur pak me to, paraqiti si Don Kishoti mullinjtë e erës, përbindësha të rrezikshëm.
Gjatë reportazhit pa vajtur mos harro kurrsesi një paragraf ku të thuash se Shqipëria po vuan për bukën e gojës, po lëngon, rënkon, qan, uluret, mes tjerash edhe për reportazhe të bëra pa vajtur.
E pse të harxhosh kot naftë. Pse të lodhesh e të bezdisesh duke vajtur kot së koti nëpër katunde për të mësuar gjëra që dihen. Sa kohë ka gazetarë me nam në prag pensioni pa dalë kurrë nga redaksia për të parë ndonjë katund, prej tyre plot pa sy por që shohin, pa veshë por që dëgjojnë, pa dituri por që flasin, pa tru por që mendojnë, pa talent por që shkruajnë, shpërtheje fantazinë duke bërë reportazhe pa vajtur.

Edison Ypi

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025
AKTUALITET

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025
BOTA

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025
SPORT

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025
RAJONI

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025
AKTUALITET

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025
Para

NE VEND TE NJE LETRE TE HAPUR PER PROKUROREN E PERGJITHSHME TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE

TË GJITHA

Horoskopi, 10 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 09/06/2025

“Na drejtuan armën në Elbasan”/ Gazetarja Hoxha tregon situatën më të vështirë gjatë punës

22:51 : 09/06/2025

Viktor Orban habit me deklaratën: Rusia nuk mund të sulmojë NATO-n, s’është e aftë të mposhtë Ukrainën

22:49 : 09/06/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Spalletti e mbyll me fitore te Italia, Kroacia dominon me 5 gola Çekinë

22:48 : 09/06/2025

Limaj gati për ta zgjidhur krizën: Nuk kërkojmë poste në qeveri

22:46 : 09/06/2025

11 Maji, Sula: Edhe kutitë e Durrësit mund të hapen, votat janë aty

22:45 : 09/06/2025

Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, Prokuroria italiane kërkon 36 vite burg për 3 shqiptarët/ EMRAT

22:43 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com