• Kontakt
Monday, October 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi OP-ED

Shqipëria e të mjerëve, Shqipëria-Çiflig e të pasurve dhe KM-ja xhingla bërës…

16:43 : 13/08/2018
në OP-ED

Nga Artur ZHEJI

Gjithmonë e më tepër nëpër mediat shqiptare, shfaqen kërpudhat e lluksit të të pasurve shqiptarë, konkurentë me më të pasurit e Europës, ndonëse vijnë nga vendi më i varfër i kontinentit.
Një pasuri dhe lluks ulëritës nga njera anë dhe një varfëri gulçonjëse nga ana tjetër, një përplasje e pafytyrë imazhesh të panevojshme, porse pasanikët shqiptarë kanë tashmë nevojë ta ulërasin pasurinë e tyre!
Duke ndjellë si pasojë ulërimën e varfërisë që është shpërthyese në të gjitha drejtimet e mundëshme, grabitje me armë, vjedhje “legjitime” shtëpish, makinash, diamantesh… sepse nevoja për ekuilibër, është një nevojë kozmike, e aq më tepër njerëzore e toksore.

Kapitalizmi primitiv shqiptar, prodhon “parvenu”me shumicë, ose si e shpegon fjalori francez që përdor këtë shprehje, parvenu-njerëz të pagdhendur dhe jofisnikë së brendshmi, që bërtasin me të madhe pasurinë e tyre, në telenovela kotësie dhe madje qesharake. Por i njejti kapitalizëm primitiv shqiptar, prodhon përpjestueshmërisht turma varfanjakësh dhe skllevërish modern, që do të mbyllnin shpenzimet e muajit, vetëm me vlerën e make-up-it, të njerës prej buçeve të ngrehura e të zbukuruara si putana, në majëplehun e korrupsionit shqiptar.

Dhe kjo kontradiktë prodhon thelbin e agresivitetit të shoqërisë shqiptare, ku shqiptarët ndeshen çdo ditë e më shumë me padrejtësi acaruese dhe psikologjikisht të papërballueshme. Në mungesën e shpresës, humbin arësyen, dhe dufin e nxjerrin verbërisht te dhuna, rrahjet, vrasjet e marrëzitë e tjera si këto.

Por kemi sot një KM, që nuk është tjetër veçse një kujdestar polic, që shërben si një kryeroje e kastës shqiptare, që vjedh taksat, shkel ligjet, blen gjykatat, blen ministra e liçenca, në këmbim të ortakërisë me ta.

Lexo edhe:

Lezha dhe Shkodra me pagat mesatare më të ulëta në vend

E pazakontë në Gjakovë, ndërroi jetë pak muaj më parë, merr 52 vota kandidati për zgjedhjet lokale

I keni parë pikturat e këtyre viteve të KM-së?
Ngjajnë si xhuxha cirku, si majmunka kalamanjsh, krijesa të depersonalizuara e si xhinde, pa formë e pa kahje, që s’kanë asnjë raport me hapësirën, asnjë raport me dritën, që s’kanë as lart e as poshtë, as majtas e as djathtas, as flasin e as shohin, as dëgjohen e as mbahen mend, të copëzuara e n’thelb të trishtuara, t’lindura si dështime jetëshkurtëra, me vetëdijen e palumtur të autorit, që kërkon më kot shpëtimin pa shpëtim, te vesi i dikurshëm i pikturës… Sepse nga xhuxhi e xhindi, duhet të nënshkruajë shkresa e turpe, që janë nënshtrime e marrëveshje t’ulta n’favor të kastës, dhe kurrënjëherë rrebelim dinjitoz dhe shtetbërës ndaj tyre.

Të asaj kaste që do ti kthejë e para krahët dhe që e përqesh sa mundet restoranteve, e bisedave “serioze”, si t’paaftë për të qeverisur, si një administrator, apo si një guzhinjer i përkohshëm i menysë së interesave të tyre. Andaj dhe prodhon artistikisht xhingla, ca maska zbukuruese e karnavaleske, për festat e vdekatarëve të famshëm, të kastës së cilës i shërben me përkushtim, devotshmëri e përulje mjerane…

Ndërkohë që populli ende gënjehet nga vetulla e ngritur hark para kamerave, demek një vetull shtetformuese.
Por kasta ja zvesh iluzionin me orgjitë e bërtitura dhe shpërdoruese që ka gjith’e më shumë pasion.
Sa gjynah!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lezha dhe Shkodra me pagat mesatare më të ulëta në vend

08:28 : 13/10/2025
RAJONI

E pazakontë në Gjakovë, ndërroi jetë pak muaj më parë, merr 52 vota kandidati për zgjedhjet lokale

08:25 : 13/10/2025
RAJONI

REL: Zgjedhjet lokale në Kosovë – të gjitha partitë “fituan dhe humbën”

08:24 : 13/10/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 13 tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja

08:14 : 13/10/2025
AKTUALITET

Studimi: Shqipërisë i duhen 64 vite për të arritur standardin e qeverisjes së BE-së

08:04 : 13/10/2025
AKTUALITET

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme

07:59 : 13/10/2025
Para

"Tirana, si Bukureshti! Shtatori, muaji i përmbysjes së qeverisë në Shqipëri"/ Thirrja e Berishës në Facebook

TË GJITHA

Lezha dhe Shkodra me pagat mesatare më të ulëta në vend

08:28 : 13/10/2025

E pazakontë në Gjakovë, ndërroi jetë pak muaj më parë, merr 52 vota kandidati për zgjedhjet lokale

08:25 : 13/10/2025

REL: Zgjedhjet lokale në Kosovë – të gjitha partitë “fituan dhe humbën”

08:24 : 13/10/2025

Këmbimi valutor 13 tetor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja

08:14 : 13/10/2025

Studimi: Shqipërisë i duhen 64 vite për të arritur standardin e qeverisjes së BE-së

08:04 : 13/10/2025

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme

07:59 : 13/10/2025

Horoskopi, e hënë, 13 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 12/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com