• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Atentati ndaj kunatit të Lul Kullës në Shkodër, Fatbardh Lici u ekzekutua nga vrasës me pagesë

15:20 : 13/08/2018
në AKTUALITET, KRONIKE

SHKODER – Kur kanë kaluar tre ditë nga atentati me automatik, që iu bë Fatbardh Licit, i njohur ndryshe edhe si kunati i Lul Kullës, policia e Shkodrës jep detaje të reja. Nga të dhënat e mbledhura pranë grupit hetimor, mësohet se ka dyshime të forta që autorët e ngjarjes të jenë vrasës me pagesë, nisur kjo edhe nga fakti që janë mundur të zhdukin çdo gjurmë.

Policia shton se personin që e qëlloi Licin me 15 plumba e priste në makinën Benz bashkëpunëtori i tij. Ata me sa duket e kishin planifikuar të gjithë skenën e krimit deri në detaje. Pasi e ekzekutuan, u shpejtuan të zhdukin provat, dogjën makinën dhe u arratisën. Mjetin me të cilin kryen atentatin, siç thonë burimet, ishte i vjedhur dhe dyshohet që autorët ta kenë grabitur në kryeqytet. Deri më tani nuk ka ende asnjë emër të dyshuar, por hetimet për rastin vijojnë. Blutë e Shkodrës nuk kanë gjetur ende as armën e krimit me të cilin u krye atentati.

Pista kryesore e hetimeve të policisë mbetet ajo e hakmarrjes. Kjo pasi Fatbardh Lici është një emër i njohur për Policinë. Lici dyshohet se në vitin 2011 ka qenë i përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmemajt, i dënuar me 25 vite burg për disa vrasje. Ai u vra në hyrje të Rrogozhinës, gjatë periudhës që mori 3 ditë leje nga burgu i Shën Kollit ku vuante dënimin, dhe teksa kthehej për në institucionin e vuajtjes së dënimit. Ndonëse u shoqërua në komisariat, Fatbardh Lici u la i lirë pasi nuk u gjetën prova se ai kishte vrarë Astrit Kurmemajn. Pritet që hetuesit të marrin në pyetje të afërm të Astrit Kurmemajt.

Gjithashtu Fatbardh Lici është kunati i Lul Kullës, i njohur si i “forti” i Shkodrës. Aktualisht Lul Kulla është në burg pasi u arrestua pak ditë më parë në pikën kufitare të Kakavijës, për shkak se rezulton i dënuar në Itali me 13-vite burg. Por hetuesve emri i Fatbardh Licit u ka dalë edhe në rastin e arrestimit të disa gjobvënësve në Shkodër. Fatbardh Lici është xhaxhai i Muhamet Licit i arrestuar si pjesë e një bande në Shkodër që u vinin gjoba tregtarëve. 53-vjeccari është edhe vëllai i anëtarit të Këshillit Bashkiak në Shkodër Mustafa Licit.

Ngjarja ndodhi më 10 gusht në lagjen “Guerrile” të qytetit të Shkodrës, në një lokal në vendin e njohur si ish-”Poçeria”. Shënjestra Fatbardh Lici po pinte i vetëm kafe në pjesën e jashtme të lokalit, ku ulej çdo mëngjes. Autori, një person i pamaskuar ka zbritur nga një automjet tip “Benz” dhe ka zbrazur 15 plumba drejt tij, gjashtë prej të cilëve e kanë prekur në trup duke i shkaktuar vdekjen.

Lexo edhe:

EMRAT/ Tentoi të hynte në Shqipëri me identitet fals, kapet në Rinas shqiptari i dënuar në Itali

“Zvarritjet e numërimit, të pajustifikueshme”, PS – numëruesve: Mos luani me zjarrin e ligjit

Pas krimit të rëndë, autori është larguar me mjetin e tij në drejtim të lagjes “Rus”. Automjeti drejtohej nga një person tjetër që dyshohet të jetë bashkëpunëtor në këtë ngjarje. Makina është drejtuar drejt bustit të “5 heronjve” në dalje të qytetit dhe prej aty është futur tek rruga e “Dobraçit të Ri”, ku në një rrugicë dytësore i kanë vënë zjarrin. Ndonëse policia priste të gjente ndonjë gjurmë të autorëve, raportohet që mjeti është djegur tërësisht, duke mos lënë shenja brenda apo jashtë makinës tip “Benz”.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EMRAT/ Tentoi të hynte në Shqipëri me identitet fals, kapet në Rinas shqiptari i dënuar në Itali

14:45 : 12/05/2025
AKTUALITET

“Zvarritjet e numërimit, të pajustifikueshme”, PS – numëruesve: Mos luani me zjarrin e ligjit

14:39 : 12/05/2025
AKTUALITET

Ndryshon rezultati në Tiranë/ “Mundësia” e Shehajt shkon në dy mandate, ia merr PD-së

14:32 : 12/05/2025
AKTUALITET

Vota e Diasporës/ Hapen 3591 zarfe, ja kush kryeson deri më tani

14:24 : 12/05/2025
AKTUALITET

A do e njohë rezultatin? Berisha: Vetëm Zoti mund të na ndalojë pa bërë gjithçka për të mbrujtur votën

14:18 : 12/05/2025
AKTUALITET

Arrestimi i babait të kandidates së PSD/ SPAK: I shkoi në banesë një shtetasi dhe i ofroi para

13:58 : 12/05/2025
Para

Nuses i merr flakë fustani, videoja e dasmës shqiptare bëhet virale

TË GJITHA

EMRAT/ Tentoi të hynte në Shqipëri me identitet fals, kapet në Rinas shqiptari i dënuar në Itali

14:45 : 12/05/2025

“Zvarritjet e numërimit, të pajustifikueshme”, PS – numëruesve: Mos luani me zjarrin e ligjit

14:39 : 12/05/2025

Ndryshon rezultati në Tiranë/ “Mundësia” e Shehajt shkon në dy mandate, ia merr PD-së

14:32 : 12/05/2025

Vota e Diasporës/ Hapen 3591 zarfe, ja kush kryeson deri më tani

14:24 : 12/05/2025

A do e njohë rezultatin? Berisha: Vetëm Zoti mund të na ndalojë pa bërë gjithçka për të mbrujtur votën

14:18 : 12/05/2025

Arrestimi i babait të kandidates së PSD/ SPAK: I shkoi në banesë një shtetasi dhe i ofroi para

13:58 : 12/05/2025

Përfundon numërimi/ PS fiton Devollin, bastionin e djathtë në Qarkun e Korçës

13:54 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com