• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Raporti studimor/ Qeveria dhe bashkitë kanë dështuar me të rinjtë!

14:53 : 12/08/2018
në AKTUALITET

Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (CRCA) dhe Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN), në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, publikuan raportin kombëtar ‘Rinia në Shqipëri’.

Ky raport, ngre shqetësimin për situatën e rëndë dhe të pashpresë në të cilën ndodhet të rinjtë në Shqipëri, si edhe për mos-zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë (2015-2020) nga Qeveria dhe Bashkitë.

Drejtori i CRCA Altin Hazizaj gjatë prezantimit të Raportit kërkoi ‘Miratimin urgjent të Rezolutës për të Rinjtë dhe krijimin e Nën-Komisionit Parlamentar për të Rinjtë në Kuvendin e Shqipërisë. Ngritjen e një Drejtorie për Rininë, në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, të aftë për të zbatuar Planin Kombëtar të Veprimit në Shqipëri.’  Ai theksoi se Qeveria Shqiptare duhet sa më parë të miratojë një zë buxhetor specifik për Rininë, si dhe në çdo bashki të vendit, të krijohen Seksionet e Rinisë.

Raporti Kombëtar ‘Rinia në Shqipëri’ u përgatit përgjatë një periudhe dy vjeçare me pjesëmarrjen e mbi 15 organizatave të shoqërisë civile rinore, për të vlerësuar punën e  Qeverisë dhe Bashkive për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë (2015-2020) në Shqipëri.

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 2 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Si arriti von der Leyen të sigurojë 1.8 mld vaksina Pfizer? Mesazhet që “fshihen” pas një “tymnaje”

Plani i miratuar në maj të vitit 2015 nga Qeveria Shqiptare kishte si qëllim zhvillimin dhe koordinimin e politikave ndërsektoriale rinore në edukim, punësim, shëndetësi, kulturë, si dhe forcimin e pjesëmarrjes së të rinjve në jetën shoqërore e në proceset vendimmarrëse.

Të dhënat e Indeksit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri, që shoqërojnë këtë raport, janë një këmbanë alarmi për të gjithë politikë-bërësit në Shqipëri. Rreth 81 % e organizatave rinore në vend nuk gjejnë asnjë mbështetje për politikat e punësimit te Qeveria; 80 % e të rinjve nuk gjejnë asnjë shërbim miqësor në vendin tonë, ndërsa buxheti që shkon për rininë është pothuaj zero.

Raporti Kombëtar ‘Rinia në Shqipëri’ tregon se nga mbi 50 aktivitete të parashikuara për t’u realizuar gjatë periudhës 2015-2017, vetëm 10 prej tyre janë përmbushur, si shkak i mungesave të strukturave institucionale në nivel qendror dhe lokal.

Raporti ndër të tjera thotë se: ‘Mungesa e Programit Buxhetor për të Rinjtë në buxhetin e përgjithshëm të Ministrisë, jo vetëm që ndikoi në mos-përmbushje të indikatorëve të matjes së zbatimit, por për më tepër, i rriti mundësitë që Plani Kombëtar të mos zbatohej. Ende nuk është krijuar asnjë grup ndër-ministror për monitorimin e zbatimit të Planit Kombëtar të Veprimit, ndërsa mungesa e stafit, shtoi paqartësinë mbi rolet e strukturave rinore dhe funksionet përkatëse të tyre.’

Presidentja e ANYN Shqipëri, znj. Ervjola Osmanaj, në lidhje me mos-zbatimin e Planit të Veprimit tha: ‘Rinia Shqiptare deri më sot nuk ka gjetur mbështetjen e premtuar nga Qeveria dhe Bashkitë.Të rinjve gjithnjë e më shumë po i kufizohen mundësitë për të marrë pjesë në vendimarrje dhe në politikë-bërje. Duke u përdorur vetëm si sfond politik, të rinjtë nuk mund të arrijnë të ndryshojnë apo përmirësojnë jetën e tyre.’

Raporti ka analizuar në detaj të gjithë punën e Qeverisë Shqiptare dhe të gjitha bashkive të vendit mbi mënyrën se si ato kanë punuar për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë (2015-2020), plan ky i miratuar nga qeveria 3 vjet më parë.

Ndërsa Shqipëria prej vitesh punon për tu integruar në Europë, rinia shqiptare përballet ende në vitin 2018, me papunësi masive. Shifrat që ofrohen nga organizatat ndërkombëtare tregojnë se rreth 30 % e të rinjve shqiptarë janë të papunë. Ndërsa të dhënat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), e rendisin Shqipërinë në vendin e parë në Europë përsa i përket papunësisë tek të rinjtë.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 2 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 01/08/2025
BOTA

Si arriti von der Leyen të sigurojë 1.8 mld vaksina Pfizer? Mesazhet që “fshihen” pas një “tymnaje”

22:57 : 01/08/2025
SHENDETI

Zbulohet dieta që ju ndihmon kundër pagjumësisë

22:52 : 01/08/2025
AKTUALITET

FOTO/ Zbulohet se sa kushtojnë syzet e reja të Edi Ramës

22:51 : 01/08/2025
SPORT

NBA dhe JPMorgan do të krijojnë ligën e re evropiane të basketbollit

22:40 : 01/08/2025
BOTA

Sulmet ruse me raketa dhe dronë, Kievi shpall ditë zie për 31 viktimat

22:38 : 01/08/2025
Para

Shuhet artisti i shquar

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 2 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 01/08/2025

Si arriti von der Leyen të sigurojë 1.8 mld vaksina Pfizer? Mesazhet që “fshihen” pas një “tymnaje”

22:57 : 01/08/2025

Zbulohet dieta që ju ndihmon kundër pagjumësisë

22:52 : 01/08/2025

FOTO/ Zbulohet se sa kushtojnë syzet e reja të Edi Ramës

22:51 : 01/08/2025

NBA dhe JPMorgan do të krijojnë ligën e re evropiane të basketbollit

22:40 : 01/08/2025

Sulmet ruse me raketa dhe dronë, Kievi shpall ditë zie për 31 viktimat

22:38 : 01/08/2025

Shtetet Arabe kërkojnë që Hamasi të çarmatoset dhe t’i hapë rrugën krijimit të shtetit palestinez

22:30 : 01/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com