• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zinxhiri i vrasjeve në Shkodër/ Ekzekutimi i misionarit të pajtimit dhe gjakmarrja mes fiseve

11:23 : 10/08/2018
në AKTUALITET

Fatbardh Lici, 53-vjecari që u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Shkodër dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen e Astrit Kurmemaj. Ngjarja ndodhi më 15 mars të vitit 2011 dhe pas ekzekutimit të 45-vjeçarit që ishte dënuar për një vrasje tjetër u shoqërua si i dyshuar Fatbardh Lici. Astrit Kurmemaj u vra pranë shtëpisë së tij në një rrugicë të lagjes “Kiras” në Shkodër kur kishte dalë me leje nga burgu dhe po kthehej në institucionin e vuajtjes së dënimit.

Pista kryesore e hetimeve për vrasjen e sotme të 53-vjeçarit në lagjen “Guerile” në Shkodër, mbetet gjakmarrja mes dy familjeve Kurmemaj dhe Lici. Fatbardh Lici dyshohet të ketë qenë bashkëpunëtor në ekzekutimin e Kurmemajt dhe u vra pranë shtëpisë, njësoj si Astrit Kurmemaj 7 vite më parë. 45-vjeçari Kurmemaj ishe përfshirë në dy vrasje: e para në atë të Genc Muçës, për të cilën mori pafajësinë, dhe ajo e kushëririt të viktimës, Luan Muça, për të cilën po kryen dënimin me 14 vjet burg.

Ka qenë ora rreth 15:30 e 15 marsit, kur në një rrugë dytësore të lagjes periferike të qytetit të Shkodrës, rreth 500 metra larg shtëpisë së viktimës, 45-vjeçari Astrit Kurmemaj është qëlluar me një plumb pas koke.

Viktima ka qenë duke ecur vetëm në këmbë dhe në kokë mbante një kapelë, si dhe një palë syze të mëdha dielli, për të mos u njohur nga kalimtarët e rastësishëm, gjithmonë duke u ruajtur nga frika e hakmarrjes. Gjatë kohës që Kurmemaj ka qenë duke u kthyer për në banesën e tij, pranë i është afruar një person dhe e ka qëlluar me pistoletë drejt e në kokë.

Për policinë, nuk ka pasur asnjë dyshim se krimi ka pasur si shkak gjakmarrjen, duke e lidhur me ngjarjet me familjen Muça. Në vitin 1998 u vra Genc Muça, ndërsa në vitin 2002 Besnik Kurmemaj. Ekzekutimet vazhduan në vitin 2003 me Luan Muçën, dhe më pas me Astrit Kurmemaj në 2011.

Lexo edhe:

Rinumërimi i votave të Tiranës, Alimehmeti: KQZ mbrojti manipulimin

“Eco-Elb” e Leli Kajës nën hetim, u vihet sërish zjarri mbetjeve te inceneratori i Elbasanit

VRASJA E MISIONARIT TË PAJTIMIT

Emri i Astrit Kurmemajt u nxor nga policia e Shkodrës në gusht të vitit 2004, pas ekzekutimit të kryemisionarit të pajtimit, Emin Spahija. Policia e cilësoi Kurmemajn, në atë kohë në kërkim, si person të dyshuar. Spahija rezulton se kishte ndërhyrë mes dy familjeve Kurmemaj dhe Muça për t’u pajtuar pas vrasjes së Genc Muçës.

Me gjithë variantin e policisë, nuk u gjetën prova dhe familja e viktimës Spahia pohoi se nuk kishte asnjë dyshim mbi Kurmemajn. Krimi ndaj Spahisë, kryer para shtëpisë së tij në Shkodër, ka mbetur mister.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rinumërimi i votave të Tiranës, Alimehmeti: KQZ mbrojti manipulimin

17:58 : 01/07/2025
AKTUALITET

“Eco-Elb” e Leli Kajës nën hetim, u vihet sërish zjarri mbetjeve te inceneratori i Elbasanit

17:55 : 01/07/2025
AKTUALITET

EMRAT/ U është kapur rreth 1.4 ton kokainë e heroinë, dërgohen për gjykim 2 trafikantë droge

17:36 : 01/07/2025
SPORT

Zyrtare/ U largua nga Flamurtari, sulmuesi firmos me klubin tjetër shqiptar

17:28 : 01/07/2025
AKTUALITET

Asamblea e OSBE/ Denoncimi i Vokshit: Ditën e zgjedhjeve, u kërcënova me vajzën time

17:20 : 01/07/2025
AKTUALITET

FOTO/ Motori përplaset me barrierat e rrugës në aksin Lezhë-Shëngjin, plagoset shoferi

17:10 : 01/07/2025
Para

Turpërimi i Kukësit, Rexhinaldo: “Më vjen keq për rastet e humbura”

TË GJITHA

Rinumërimi i votave të Tiranës, Alimehmeti: KQZ mbrojti manipulimin

17:58 : 01/07/2025

“Eco-Elb” e Leli Kajës nën hetim, u vihet sërish zjarri mbetjeve te inceneratori i Elbasanit

17:55 : 01/07/2025

EMRAT/ U është kapur rreth 1.4 ton kokainë e heroinë, dërgohen për gjykim 2 trafikantë droge

17:36 : 01/07/2025

Zyrtare/ U largua nga Flamurtari, sulmuesi firmos me klubin tjetër shqiptar

17:28 : 01/07/2025

Asamblea e OSBE/ Denoncimi i Vokshit: Ditën e zgjedhjeve, u kërcënova me vajzën time

17:20 : 01/07/2025

FOTO/ Motori përplaset me barrierat e rrugës në aksin Lezhë-Shëngjin, plagoset shoferi

17:10 : 01/07/2025

Rinumërimi në Fier/ Ceno Klosi nga PS dhe Silva Hasaj nga PD rezultojnë me qindra vota të paqena

17:02 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com