• Kontakt
Thursday, July 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Reforma në Drejtësi “amnistoi” Saimir Tahirin. Ku janë sot zyrtarët e operacionin “24 ton drogë”

14:58 : 07/08/2018
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri, duke hyre ne nje mbledhje te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, PS, e cila eshte mbledhur per zgjedhjet e reja ne parti dhe per rinovimin e strukturave dhe anetaresimeve te reja. /r/n/r/nInterior Minister Saimir Tahiri, during a meeting of the National Assembly of the Socialist Party.

Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri, duke hyre ne nje mbledhje te Asamblese Kombetare te Partise Socialiste, PS, e cila eshte mbledhur per zgjedhjet e reja ne parti dhe per rinovimin e strukturave dhe anetaresimeve te reja. /r/n/r/nInterior Minister Saimir Tahiri, during a meeting of the National Assembly of the Socialist Party.

Nga Boldnews.al

Katër persona, të cilët menaxhonin kultivimin dhe trafikun e një sasie gjigande droge për llogari të Habilajve, të zbuluar në Tetor 2016 në fshatrat Vezhdanisht e Treblovë presin të dalin pas pak javësh para Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda.

Grupi i konsideruar “operativ”, i drejtuar nga Taulant Haxhiraj, pretendon se nuk ka asnjë lidhje me sasinë e narkotikëve, të zbuluar pas një operacioni të zhvilluar në atë kohë nga Prokuroria për Krime të Rënda, bazuar në një raport të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Ky operacion, i zhvilluar në 6 Tetor 2016, shënoi përplasjen më të madhe ndërmjet Prokurorisë dhe Policisë, të cilat edhe deri në atë kohë nuk ishin shquar për raporte të ngrohta, sidomos për shkak të dyshimeve se Ministri i Brendshëm i asaj kohe, Saimir Tahiri, bashkëpunonte me grupe kriminale.

Burime zyrtare të Prokurorisë në atë kohë folën për sekuestrimin e një sasie rekord kanabisi, rreth 24 ton në total, pjesa më e madhe në gjendje të gatshme për trafikim drejt Italisë. Por, shifra u kundërshtua fuqishëm nga Ministri i Brendshëm, Tahiri. Ai, duke përmendur shprehjen e tij të preferuar foli për “front të së keqes” në radhët e Prokurorisë, përveçse në opozitë, duke deklaruar se sasia e sekuestruar në këtë operacion ishte shumë herë më e vogël.

Lexo edhe:

SPAK i sekuestroi 4 mln euro pasuri, babai i Suel Çelës: Janë të ligjshme, disponoj 3 vendime gjykate

E mori te Liverpool, Klopp refuzon të pranojë vdekjen e Jotës: M’u thye zemra!

Në një konferencë të posaçmë për median, dy ditë pas këtij super-operacioni, Tahiri deklaroi: “Vetëm në 48 orët e fundit kam dëgjuar shpifje nga ato që të lënë fare pa gojë. 24 kilogram drogë opozita, segmente të medias dhe ca “lajme nga burime të prokurorisë” i bënë 24 ton dhe kur arrijnë të shpifin me 3 zero nga pas, kur 24 kile i bëjnë 24 ton arrin t’i japë kuptim edhe asaj që nxori Lulzim Basha përmbi 10 mijë ton drogë të prodhuara në Shqipëri”.

Arsyeja e këtij reagimi nervoz të Saimir Tahirit dhe gënjeshtra e tij publike për sasinë e drogës së sekuestruar u kuptuan rreth një vit më pas, në Tetor 2017, kur emri i tij u shfaq në një hetim të Prokurorisë së Katanias, e cila disa persona, pjesë e klanit “Habilaj”, kushërinj të Tahirit. Në hetimet e Katanias rezultonin edhe episode, të cilat lidheshin pikërisht me operacionin e kryer në Vezhdanisht e Treblovë, ku u zbuluan 24 ton kanabis.

Kur dukej se e gjithë kjo histori do të shënonte zhvillimin më të rëndësishëm hetimor të dy dekadave të fundit, me zbulimin dhe faktimin e përfshirjes së një Ministri të Brendshëm drejtëpërdrejtë në trafik ndërkombëtar narkotikësh, hyn në lojë “Reforma në drejtësi”, një proces i ndërlikuar ligjor që i dha pushtet qeverisë së Edi Ramës, mentorit kryesor të Saimir Tahirit, mbi sistemin e drejtësisë.

Gati dy vjet pas operacionit “24 ton”, zyrtarët hetimorë, të përfshirë në këtë rast, fati u ka ndritur zyrtarëve të qeverisë, të dyshuar si të përfshirë me veprime konkrete në favor të trafikantëve. Një fat aspak të mirë kanë pasur zyrtarët e prokurorisë, të cilët “guxuan” të preknin “Habilajt”. Dhe kjo e gjitha ndodhi pikërisht falë “Reformës në Drejtësi”, e cila u hartua me qëllimin që godiste “peshqit e mëdhenj” të krimit të organizuar dhe korrupsionin.

Saimir Tahiri, i dyshuar si personi kyç që ndihmonte trafikantët Habilaj, falë mbështetjes së pakursyer politike të maxhorancës së Partisë Socialiste në Parlament, sot shëtit me kalë, noton i qetë, duke sfiduar çdo person apo institucion që mendoi se do e prangoste. Për ta liruar nga stresi i hekurave mbi duar menduan miqtë e tij socialistë, të cilët, nëpërmjet manovrave ligjore të Reformës në Drejtësi, ndryshuan zinxhirin drejtues të Prokurorisë, pikërisht njerëzit që dukeshin të vendosur për arrestimin e Tahirit.

Edi Rama dhe maxhoranca e tij emëruan në krye të Prokurorisë, vetëm me votat e tyre, Arta Markun. Ky emërim u krye nën kundërshtimin e fortë të opozitës, e cila paralajmëroi se zgjedhja e njëanshme e Kryeprokurores së Përkohshme do të ndikonte në zbutjen e pozitës së Saimir Tahirit. Dhe, kështu ndodhi. Sot, Tahiri kalëron dhe noton si një peshk i lirë, ndërkohë që konsiderohej si “peshk i madh”.

Shefat e policisë së Vlorës, me në krye ish-drejtorin Jaeld Çela, tashmë janë duke shijuar lirinë, pavarësisht se ndaj tyre ekziston prej shumë muajsh urdhër-arresti. Deri më tani, askush nuk është marrë seriozisht për kërkimin e tyre. Ashtu siç, kur u lëshuan urdhër-ndalimet e Prokurorisë për Krime të Rënda, shefat e uniformave blu të Vlorës në kërkim u larguan, të ndihmuar nga kolegët e tyre të Policisë.

Nga ana tjetër, prokurorët e çështjes, ata që u morën me Tahirin dhe Habilajt, prej asaj kohe, nuk kanë parë ditë të mira.

Drejtuesi i operacionit, ish-shefi i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, u largua në mënyrë të paligjshme nga detyra, me një firmë të “produktit” të Reformës në Drejtësi, Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku. Në vend të Hajdarmataj, Kryeprokurorja emëroi, po në shkelje të detyrës, mikeshën e saj Donika Prela. Mesa duket, nuk ka rëndësi ligji, mjafton që dosjet e rëndësishme, përfshirë edhe atë ndaj Saimir Tahirit, të kalojnë në “duar të sigurta”. Emërimi i Prelës rezultoi i suksesshëm për Tahirin-hetimi ndaj tij ka hyrë në kalendat greke, me shumë mundësi, deri në shuarjen e plotë të saj.

Prokurorët e çështjes, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi vijojnë të jenë të dyshuar në një hetim të Prokurorisë së Durrësit, lidhur me ekstradimin e paligjshëm të “financierit” të Habilajve, Nezar Seitaj. Ky i fundit, i arrestuar nga dy prokurorët për llogari të hetimit të tyre, iu hoq nga duart dhe u ekstradua në mënyrë të paligjshme me firmë të Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj. E, megjithatë, nën hetim janë prokurorët e çështjes, të cilët, si shumë të tjerë, e mësuan nga media se Nezar Seitaj u ekstradua, në kohën kur ai ishte bindur të fliste për lidhjet e zyrtarëve me Habilajt.

Lajme të lidhura

Suel Çela dhe SPAK
AKTUALITET

SPAK i sekuestroi 4 mln euro pasuri, babai i Suel Çelës: Janë të ligjshme, disponoj 3 vendime gjykate

15:54 : 03/07/2025
SPORT

E mori te Liverpool, Klopp refuzon të pranojë vdekjen e Jotës: M’u thye zemra!

15:48 : 03/07/2025
AKTUALITET

Shfrytëzimi i naftës, Bankers akuzohet për një skemë mashtruese 20-vjeçare

15:44 : 03/07/2025
SHENDETI

Shenjat paralajmëruese të qarkullimit të dobët të gjakut

15:41 : 03/07/2025
SPORT

Titulli me Liverpool, trofeu me Portugalinë dhe dasma! Viti i sukseseve që u mbyll tragjikisht për Diogo Jotan

15:36 : 03/07/2025
AKTUALITET

“Nuk ka as ligj, as moral”/ Berisha sulmon Rusmalin: I ka hequr vota PD-së pa asnjë shkak ligjor

15:35 : 03/07/2025
Para

Ja si ta pastroni fytyrën pa u harxhuar

TË GJITHA

Suel Çela dhe SPAK

SPAK i sekuestroi 4 mln euro pasuri, babai i Suel Çelës: Janë të ligjshme, disponoj 3 vendime gjykate

15:54 : 03/07/2025

E mori te Liverpool, Klopp refuzon të pranojë vdekjen e Jotës: M’u thye zemra!

15:48 : 03/07/2025

Shfrytëzimi i naftës, Bankers akuzohet për një skemë mashtruese 20-vjeçare

15:44 : 03/07/2025

Shenjat paralajmëruese të qarkullimit të dobët të gjakut

15:41 : 03/07/2025

Titulli me Liverpool, trofeu me Portugalinë dhe dasma! Viti i sukseseve që u mbyll tragjikisht për Diogo Jotan

15:36 : 03/07/2025

“Nuk ka as ligj, as moral”/ Berisha sulmon Rusmalin: I ka hequr vota PD-së pa asnjë shkak ligjor

15:35 : 03/07/2025

Oficerja e sigurisë tregon bisedën me Mario Përlleshajn dhe Martin Canin para ngjarjes tragjike

15:29 : 03/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com