• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hashim Thaçi tërhiqet nga akuzat e rënda për Sali Berishën: Asgjë personale! Ishte keqinterpretim i mediave

12:52 : 05/08/2018
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Prej disa ditësh Kosova është ndezur nga debati për ndryshimin e kufijve, apo në term më të zbutur “korrigjim i kufijve”. Është Presidenti, Hashim Thaçi ai që këmbëngul se Lugina e Preshevës duhet të bashkohet me Kosovën, dhe për këtë nuk ka nguruar të hyjë në debate të ashpra dhe akuza me liderin historik të PD në Shqipëri, Sali Berisha. Ata janë përplasur me njëri-tjetrin në distancë pa ia përmendur emrin njëri-tjetrit. Një ditë pasi e quajti tradhtar, Hashim Thaçi bën disa hapa pas dhe thotë se “nuk e ka patur për Berishën, pasi me të s’ka asgje personale, vec kendveshtrimeve të ndryshme për diagolun me Serbinë”.

Dje Berisha shkruante:

“Shqiptaret e komunave te Lugines kane nevoje per garantimin e te drejtave te tyre ne përputhje me konventën Evropiane të të Drejtave te Njeriut, investime dhe zhvillim dhe jo qe te përdoren për interesa të Serbisë për tregti territoresh. Është fakt i pamohueshëm se Serbia gjithnjë ka dashur t’u perdori si plaçkë tregu dhe për shkëmbim territoresh. Personalisht une kam qene dhe jam gjithnje per paprekeshmerine e kufijve te Kosoves dhe çdo lloj coptimi, ndarje apo tregtie me territorin e saj dhe kunder çdo diskutimi per keto çeshtje”.

Por Berisha vijoi edhe më tej “sulmin” e tij ndaj Thaçit, duke thënë se kjo është një “perpjekje destabilizuese e Serbisë”, pasi mbështetet mbi idenë dhe përpjekjen e Beogradit për Serbinë e Madhe ne kurriz te Kosovës.

Në përgjigje të tij, Thaçi shkruante:

Lexo edhe:

Horoskopi, e enjte, 17 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Kriza në radhët e laburistëve britanikë, Starmer pezullon 4 deputetë për “shkelje të disiplinës”

Ata që sot kundërshtojnë vullnetin e shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës për bashkim me Kosovën, janë të njëjtit që Presidenti Rugova për së gjalli nuk i lejoi ta shkelin tokën e Kosovës. Këshillat e tyre i takojnë kohës së turpit të historisë shqiptare. Veçanërisht të atyre që në mes viteve 1992 – 1997 tregtonin dhe bënin që me punët e tyre të pista të mbijetonte makineria ushtarake dhe policore e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq. Ata duke mbushur xhepat e tyre, u kujdesën me devotshmëri që rezervuaret e tankeve dhe autoblindave të jenë të mbushur plot, përkundër faktit se bashkësia ndërkombëtare kishte vënë sanksione kundër Millosheviqit. Nuk i duhen këshillat e atyre që strehuan Bin Ladenin, vrasësin e civilizimit botëror si dhe Arkanin, vrasësin e shqiptarëve të Kosovës. Nuk i duhen këshillat e atyre që burgosën komandantin legjendar Adem Jashari, si dhe komandantë të shquar si Fehmi e Xhevë Lladrovci, Zahir Pajazit, dhe UÇK-në e etiketuan si terroriste”.

Vetëm një ditë pas këtyre akuzave të ashpra, Presidenti i Kosovës, deklaron se ka qenë keqinterpretim i medias, pasi këto fjalë nuk i ka adresuar për Sali Berishën.

Thaçi sot (e diel) në intervistë për KosovaPress:

Pyetje: Ndërkohë, për qëndrimin tuaj jeni kritikuar ashpër nga ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Menjëherë iu keni përgjigjur me kundërakuza të rënda. Pse reaguat ndaj tij?

Thaçi: Ky është vetëm interpretim i mediave dhe asgjë më shumë. Së pari, mendoj që z. Berisha ka dhënë mendimin e vet për atë se çfarë mendon për zhvillimet në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Unë e respektoj mendimin e tij, por mendoj se nuk mjafton vetëm respektimi i të drejtave të njeriut për shqiptarët atje, sepse Serbia ka dështuar ta bëjë këtë në vazhdimësi. Unë konsideroj që ne kemi një mundësi të vogël që të provojmë bashkimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën. Fundja, kjo është ajo çfarë shqiptarët dhe përfaqësuesit politikë të Luginës janë duke kërkuar nga institucionet e Kosovës. Unë jam i prirë të dëgjoj më shumë këta të fundit, se sa këdo tjetër. Por, me vjen keq që disa media janë bërë mjeshtër të shtrembërimit të së vërtetës. Lehtë është të parashikohen tituj të tillë bombastikë edhe pas kësaj interviste. Por, interesi shtetëror dhe nacional nuk vendoset nga lajmet e rrejshme, por vetëm me vendime institucionale dhe të përgjegjshme. Unë nuk kam çështje të hapura personale me asnjë lider në Shqipëri apo në Kosovë. Mirëpo sigurisht se kemi dallime kur është në pyetje dialogu me Serbinë. Pavarësisht kësaj, unë besoj në drejtësinë historike që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja duhet t’i bashkohen Kosovës.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e enjte, 17 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/07/2025
BOTA

Kriza në radhët e laburistëve britanikë, Starmer pezullon 4 deputetë për “shkelje të disiplinës”

22:52 : 16/07/2025
SHENDETI

Përshpejtojnë tretjen, ja pesë ushqime që duhet të konsumoni për të “luftuar” kapsllëkun

22:52 : 16/07/2025
BOTA

VIDEO/ Skena e festivalit të “Tomorrowland” në Belgjikë përfshihet nga flakët

22:38 : 16/07/2025
AKTUALITET

Efektivët u shpallën të pafajshëm, gjyshi i Jonada Avdiajt: Goditje e rëndë, të zhgënjyer

22:30 : 16/07/2025
AKTUALITET

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025
Para

Lëvizte me pistoletë në rrugët e Vlorës, vihet në pranga adoleshenti

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 17 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 16/07/2025

Kriza në radhët e laburistëve britanikë, Starmer pezullon 4 deputetë për “shkelje të disiplinës”

22:52 : 16/07/2025

Përshpejtojnë tretjen, ja pesë ushqime që duhet të konsumoni për të “luftuar” kapsllëkun

22:52 : 16/07/2025

VIDEO/ Skena e festivalit të “Tomorrowland” në Belgjikë përfshihet nga flakët

22:38 : 16/07/2025

Efektivët u shpallën të pafajshëm, gjyshi i Jonada Avdiajt: Goditje e rëndë, të zhgënjyer

22:30 : 16/07/2025

Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

22:28 : 16/07/2025

Manchester City, Guardiola nxjerr jashtë planeve 6 futbollistë

22:20 : 16/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com