• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Vetëvendosje sulmon Thaçin, por nuk pozicionohet nëse është pro që Lugina t’i bashkohet Kosovës

20:13 : 03/08/2018
në RAJONI

Lexo edhe:

Aksident në aksin Lushnje-Berat, përplasen dy makina

Samiti i Zgjerimit/ Euro-optimizmi si alibi, Rama premton BE-në në vitin 2030

Lëvizja Vetëvendosje ka sulmuar presidentin Hashim Thaçi duke e quajtur tradhtar. Sipas partisë së Albin Kurtit Thaçi po flet për dialogun me Serbinë, kundërshtarët politikë e gjithçka tjetër por jo edhe për Mitrovicën. Por VV ka zgjedhur të mos flas për shkëmbim territoresh.
“Të flasësh mbi gjysmë ore fjalim para gazetarëve për raportet e Kosovës me Serbinë pa e përmendur Mitrovicën asnjëherë, kjo po që është tradhti”, mendon Vetëvendosje.

“Në kohën kur do të duhej të shihnim korrigjimin e kufirit me Malin e Zi, Presidenti foli sidomos për korrigjim kufiri me Serbinë. Ai që për dy mandate si kryeministër nuk dha asnjë cent për Luginën e Preshevës tash na flet për kërkesat dhe të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Në të njëjtën linjë, njeriu që e ka çarmatosur UÇK-në nuk harroi as kësaj radhe që përsëri të derdh ca lot krokodili për FSK’në që s’u bë ushtri’, thuhet në reagimin e VV’së.

Në një qëndrim të gjatë e kritikues ndaj ish-kryeministrit, VV zgjodhi të mos tregonte qëndrimin për shkëmbimin e territoreve.

Reagimi i plotë i VV-së:

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, konferencën e sotme për medie e mbajti me rastin e trevjetorit të ndryshimeve kushtetuese që i hapën shtegun gjykatës së padrejtë speciale kundër UÇK-së.

Ai nuk foli për gjykatën speciale tek e cila e ka hallin kryesor dhe gjithsesi veçse personal, por rrëfeu për dialogun me Serbinë, të drejtën e Luginës së Preshevës dhe kundërshtarët e tij politikë.

Mirëpo, të flasësh mbi gjysmë ore fjalim para gazetarëve për raportet e Kosovës me Serbinë pa e përmendur Mitrovicën asnjëherë, kjo po që është tradhti. E t’u përgjigjesh gazetarëve edhe për gati gjysmë ore në vijim dhe sërish të mos e zësh në gojë fjalën Mitrovicë, kjo po që është tradhti me paramendim të fortë. Jo rastësisht Mitrovicën e përmend pikërisht gazetari i parë në pyetjen e parë.

Në fillim të konferencës së tij të sotme, Presidenti Thaçi, kur flet për dialogun me Serbinë, ai së pari thotë se ky është procesi më i rëndësishëm për Kosovën, dhe, së dyti, që dialogu është për normalizim, pajtim dhe njohje reciproke mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Rendi i drejtë i hapave duhet të jetë saktësisht e kundërta e kësaj, pra, duhet të jetë: njohje, pajtim, normalizim, e jo anasjelltas.

Në vazhdim, Presidenti foli si analist e si opinionist i qëndrimeve të partive parlamentare. Ishte aq larg e poshtë nivelit të Presidentit si rrallëherë. Ai e kritikoi e kundërshtoi Kuvendin e Kosovës, hodhi gur e dru mbi opozitën në Kosovë, por ishte fort i kujdesshëm karshi Serbisë.

Në kohën kur do të duhej të shihnim korrigjimin e kufirit me Malin e Zi, Presidenti foli sidomos për korrigjim kufiri me Serbinë. Ai që për dy mandate si kryeministër nuk dha asnjë cent për Luginën e Preshevës tash na flet për kërkesat dhe të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Në të njëjtën linjë, njeriu që e ka çarmatosur UÇK-në nuk harroi as kësaj radhe që përsëri të derdh ca lot krokodili për FSK-në që s’u bë ushtri.

Presidenti Thaçi tha që dialogu për marrëveshje përfundimtare me Serbinë ka dy muaj që ka filluar, se janë bërë dy takime dhe se në shtator është ai i radhës. Pra, ai që ankohej për mosmarrëveshjet në Kuvend e pranoi që moti e ka shpërfillur atë tërësisht duke nisur dialog pa mandat.

Kosova gjithsesi ka nevojë edhe për zgjedhje të reja parlamentare por edhe për president të ri të Republikës. Që ta prioretizojë shtetndërtimin demokratik, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik. Kurse ndaj Serbisë, njohje e pavarësisë dhe reciprocitet të drejtash, dialog me parime e me mandat demokratik, kërkim falje e dëmshpërblim për vuajtjet e humbjet që na i kanë shkaktuar.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në aksin Lushnje-Berat, përplasen dy makina

18:33 : 04/11/2025
AKTUALITET

Samiti i Zgjerimit/ Euro-optimizmi si alibi, Rama premton BE-në në vitin 2030

18:25 : 04/11/2025
BOTA

Qeveria amerikane bëhet aksionere në një kompani për procesim të mineraleve të rralla

18:14 : 04/11/2025
AKTUALITET

Afera e inceneratorit të Tiranës, GJKKO liron Alqi Bllakon!

18:12 : 04/11/2025
AKTUALITET

Drejtuesi i SPAK kërkon trajnim të detyrueshëm për prokurorin Arben Agovi

17:51 : 04/11/2025
AKTUALITET

Bardhi publikon mesazhet e Ballukut me Evis Berberin për tunelin e Llogarasë

17:48 : 04/11/2025
Para

Je mërzitur që nuk do luash me Ronaldon? Ja përgjigja befasuese e Higuainit

TË GJITHA

Aksident në aksin Lushnje-Berat, përplasen dy makina

18:33 : 04/11/2025

Samiti i Zgjerimit/ Euro-optimizmi si alibi, Rama premton BE-në në vitin 2030

18:25 : 04/11/2025

Qeveria amerikane bëhet aksionere në një kompani për procesim të mineraleve të rralla

18:14 : 04/11/2025

Afera e inceneratorit të Tiranës, GJKKO liron Alqi Bllakon!

18:12 : 04/11/2025

Drejtuesi i SPAK kërkon trajnim të detyrueshëm për prokurorin Arben Agovi

17:51 : 04/11/2025

Bardhi publikon mesazhet e Ballukut me Evis Berberin për tunelin e Llogarasë

17:48 : 04/11/2025

Arrestohet shqiptari në Itali, policia i shkoi në banesë për armë por i gjeti drogë

17:29 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com