Shpërthen skuteri në shtëpi, babai dhe vajza ‘fluturojnë’ për të shpëtuar

Një burrë, së bashku me vajzën e tij kanë dalë me vrap nga apartamenti i tyre në Pekin pasi shpërtheu skuteri elektrik.

Pajisja lëvizëse po karikohej në shtëpinë e tyre pranë ballkonit dhe papritur shkaktoi një zjarr të madh në dhomën e ndjenjies.

Sipas mediave të huaja, skuteri kishte 7 orë që po karikohej kur ndodhi aksidenti. Imazhet e publikuara nga departamenti i zjarrit në Kinë tregojnë babain dhe vajzën e tij të ulur kur filloi të dilte tym nga pajisja.

Babai e kuptoi menjëherë se dicka po ndodhte dhe vrapoi të hiqte skuterin nga karikimi. Pronarja e apartamentit, e identifikuar si Zhao tha se familja e bleu skuterin para dy javësh për 200 paund. Sipas saj, shitësi i kishte thënë ta karikojnë pajisjen nga 6-12 orë.

Familja u përball me humbjen prej 2.200 paund nga shkatërrimi i disa pajisjeve në shtëpi, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Lexo edhe:

 

Lajme të lidhura

Para