• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Vettingu bllokon zyrtarisht KLGJ dhe Gjykatën Speciale për korrupsionin qeveritar

09:58 : 02/08/2018
në KRYESORE, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Shkarkimi nga detyra i gjyqtarit Besim Trezhnjeva, i cili kandidonte për Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) nga radhët e Apelit, tregoi se ligjet e Reformës në Drejtësi janë aq të ngurtë, saqë, në çdo rast, ndikojnë në zbatimin në seri të tyre, duke bllokuar krijimin e institucioneve të reja.

Gjyqtari i Apelit të Durrësit, Trezhnjeva, u shkarkua përfundimisht nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pasi nuk arriti të kalonte filtrat e Vetingut. Ai ishte kandidati i vetëm për KLGJ nga gjykatat e Apelit jashtë Tiranës. Ligji për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë parashikon, ndër të tjera që, nga radhët e anëtarëve gjyqtarë për KLGJ, të paktën njëri duhet të jetë nga Gjykatat e Apelit jashtë kryeqytetit.

Në listën zyrtare të kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor, publikuar rreth një vit më parë, Besim Trezhnjeva ishte i vetmi gjyqtar Apeli jashtë Tiranës. Shkarkimi i tij nga detyra sjell tashmë vonesë në krijimin e KLGJ-së, me pasojë vonesa në procesin e karrierës së gjyqtarëve dhe krijimit të Gjykatës së Posaçme Anti-korrupsion.

Gjykata e Lartë, e cila është përgjegjëse për procesin e krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, publikoi në fillim të kësaj jave thirrjen për kandidatë të rinj nga gjykatat e Apelit që synojnë të jenë pjesë e KLGJ-së. Pra, zyrtarisht, pranohet fakti që Këshilli i Lartë Gjyqësor, ende pa u krijuar, tashmë është i bllokuar.

Lexo edhe:

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati shumë

24-vjeçarja shtatzënë: Më martuan që 16 vjeçe për 70 mijë lekë, tani dal çdo ditë rrugëve për lë lypur

Sipas ligjit, kandidatët duhet të dorëzojnë aplikimet e tyre brenda 15 ditëve nga shpallja. Por, duke qenë se periudha e Gushtit është pushim zyrtar për gjykatat, kandidatët duhet të dorëzojnë aplikimet e tyre deri në datën 15 shtator. Pas dorëzimit të aplikimeve, kandidatët e rinj për postin e anëtarit të KLGJ-së nga radhët e Apelit duhet të kalojnë në procesin e Vetingut, para se ata të përfshihen në garë për zgjedhjen si anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Sa më lart është shpjegimi teorik. Por, ajo që ka më shumë rëndësi në këto momente shkon përtej parashikimeve ligjore. Janë dy elementë që nevojitet të trajtohen.

Së pari, nga ecuria e deritanishme e procesit të Vetingut, ku dallohen standartet e shumëfishta që po ndjekin trupat gjyqësore të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me shumë mundësi, kandidatët e rinj do të stepen për të kandiduar. Shumë pak gjyqtarë të Apelit kanë besim në situatën e tyre financiare ose në aftësitë shpjeguese të çdo detaji të pasurive të tyre, nxitur kjo edhe nga një ekonomi informale që ka karakterizuar Shqipërinë gjatë dy dekadave të fundit.

Pra, rreziku i parë është që të mos ketë kandidatura nga gjyqtarët e Apelit për në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Gjithësesi, ligji ka parashikuar një mekanizëm zhbllokues për këto raste. Nëse, edhe pas një thirrje të dytë nga Gjykata e Lartë, nuk do të ketë kandidatura të reja nga Gjykatat e Apelit, atëherë ky post do i jepet me short gjyqtarëve nga nivelet e tjera, të cilët kanë kaluar me sukses procesin e Vetingut. Kjo zgjidhje është më e shpejtë në kohë dhe KLGJ, me shumë mundësi, do të zgjidhej brenda pak muajsh.
Së dyti, në rast se do të ketë kandidatura të reja nga Gjykatat e Apelit, atëherë procesi do të hyjë në një spirale akoma më të gjatë. Kandidati ose kandidatët e rinj do të përfshihen në procesin e Vetingut, i cili, sipas ecurisë së deritanishme, mund të kërkojë 6-8 muaj kohë. Dhe, nëse sërish kandidati/kandidatët e rinj nga gjykatat e Apelit nuk kalojnë Vetingun, sërish Gjykata e Lartë do të hapë një shpallje të reja, gjë e cila do të shtyjë pafundësisht krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

E gjithë kjo situatë dëshmon se ekspertët e Nivelit të Lartë, të huaj e shqiptarë, kanë hartuar një reformë ligjore shumë të detajuar, por sërish të paaftë për të shmangur bllokimet e mundshme. Në rastin më të mirë, kjo situatë është rezultat i dritë-shkurtësisë së ekspertëve. Në rastin më të keq, vlen të përmende shprehja “Djalli fshihet në detaje”. Bllokimi i krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, e, në vijim formimin e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, i shkon për shtat qeverisë, promotores së kësaj Reformë në Drejtësi, e cila nuk do të ketë kokëçarje të afërta me hetimet e gjykimet për eksponentët e saj të lartë, të dyshuar si të përfshirë në korrupsion.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati shumë

14:17 : 18/07/2025
AKTUALITET

24-vjeçarja shtatzënë: Më martuan që 16 vjeçe për 70 mijë lekë, tani dal çdo ditë rrugëve për lë lypur

14:07 : 18/07/2025
AKTUALITET

Zjarri në Kavajë dogji 10 hektarë tokë, procedohet penalisht i moshuari

13:54 : 18/07/2025
AKTUALITET

6 kg kokainë e heroinë dhe një laborator për përpunimin e saj, arrestohet shqiptari në Milano

13:50 : 18/07/2025
BOTA

53-vjeçarja e zhdukur në Itali gjendet pa shenja jete pas 2 javësh

13:49 : 18/07/2025
BOTA

Ministri i Jashtëm i Iranit thirrje fuqive evropiane: Ndalin kërcënimet ndaj Teheranit

13:33 : 18/07/2025
Para

VETTINGU/ Sot vendimi për Prokurorin që kërkoi arrestimin e Saimir Tahirit

TË GJITHA

Zv.drejtori i Burgjeve konfirmon takimin e Laert Haxhisë me modelen: Nuk zgjati shumë

14:17 : 18/07/2025

24-vjeçarja shtatzënë: Më martuan që 16 vjeçe për 70 mijë lekë, tani dal çdo ditë rrugëve për lë lypur

14:07 : 18/07/2025

Zjarri në Kavajë dogji 10 hektarë tokë, procedohet penalisht i moshuari

13:54 : 18/07/2025

6 kg kokainë e heroinë dhe një laborator për përpunimin e saj, arrestohet shqiptari në Milano

13:50 : 18/07/2025

53-vjeçarja e zhdukur në Itali gjendet pa shenja jete pas 2 javësh

13:49 : 18/07/2025

Ministri i Jashtëm i Iranit thirrje fuqive evropiane: Ndalin kërcënimet ndaj Teheranit

13:33 : 18/07/2025

Vodhi një makinë të parkuar në Astir, arrestohet 28-vjeçari në Tiranë

13:19 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com