Eva Longoria për banjo dielli, një muaj pas lindjes së djalit të saj

Lexo edhe:

Eva Longoria solli në jetë fëmijën e saj të parë, djalin Santiago Enrique, Los Angeles më 19 qershor.

Eva Longoria ka gjetur kohën për të pushuar pak nga detyra e saj 24 orëshe si mama dhe të relaksohet.

Aktorja 43 vjeçare postoi foto nga pushimet e saj misterioze ku shfaqet duke pushuar nën diellin veror.

‘E puthur nga dielli; Nuk dua t’ia di për modeli e flokëve kur jam në det’, shkruan ajo si dixhiturë tek një foto ku shfaqet në plazh .

Ndërsa në një varkë, Eva kishte ulur rripat e rrobave të banjos për të marrë sa më shumë ngjyrë në lëkurë.

Ajo shfaqet me një fytyrë të freskët, me një palë syze dielli, stil aviator.

Personazhi i njohur në ‘Shtëpiake të dëshpëruara’, ka publikuar gjithashtu një foto të vetes ulur në plazh.

Bukuroshja shihet e ulur në një dërrasë surfi ndërkohë që është veshur me një fustan të lehtë blu.

Ajo kurrë nuk tregoi se ku është, por fansat aludojnë se, sipas fotove, ajo duhet të jetë diku në Bahamas.

Eva ende ka kapelen e beisbollit të vënë dhe flokët të kapura ‘bisht’.

Dizenjuesja e modës ka ndarë shumë foto me fansat nëpër rrjetet sociale, që nga lindja e fëmijës së saj të parë, Santiago, në qershor.

Së fundmi ajo ndau një foto ku mbante në gjoks bebushin e saj.

Eva duket e pa veshur në foto dhe ka një kontakt lëkurë më lëkurë me djalin.

Aktorja mirëpriti fëmijën e saj të parë me bashkëshortin 50 vjeçar Jose ‘Pepe’ Baston, një manjat i mediave, me të cilin ajo u martua më 2016-n në një qytet buzë liqenit, në vendin e saj të lindjes, Meksikë.

Jose dhe ish bashkëshortja e tij, Natalia Esperon kanë dy vajza dhe një djalë të cilët përshëndetën me një ‘ ¡Hola!’ Evën, gjatë shtatzanisë së saj: “Ne kemi tre fëmijë tashmë, unë kam tre fëmijë nga burri, kështu që nuk është diçka e re’.

Gjithsesi, Eva ka qenë e martuar më parë me yllin e soap operave Tyler Christopher nga 2002-shi deri në 2004-n e më pas u martua me lojtarin e basketbollit Tony Parker nga 2007-a deri në 2011-n.

 

 

Lajme të lidhura

Para