• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shpërthen skandali, PD: Komisioneri i Vettingut falsifikoi dokumentin për gjuhën angleze

13:37 : 30/07/2018
në AKTUALITET

Partia Demokratike me anë të deputeti Enkelejd Alibeaj dhe Këshilltarit për Çështje Ligjore, Gamend Bardhi ka denoncuar një nga komisionerët e Vettingut. Sipas PD, Lulzim Hamitaj ka gënjyer gjatë fazës së aplikimit duke falsifikuar dokumentet. Pjesë nga deklarata e Alibeajt. Partia Demokratike gjatë këtyre ditëve ka paraqitur të dhëna të pakontestueshme se organet e vettingut po aplikojnë standarde të dyfishta në procesin e rivlerësimit dhe se po konfirmojnë në detyrë gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, sipas porosisë politike të Edi Ramës.

Përdorimi politik nga Edi Rama i komisionerëve të vettingut është i pritshëm, po të mbahet në konsideratë integriteti moral e profesional i ulët i pjesës dërrmuese të Komisionerëve. Sot Partia Demokratike do të bëjë transparencë sesi një nga 12 Komisonerët e vettingut, jo vetëm nuk përmbush kriteret ligjore për ushtrimin e detyrës, por rezulton të jetë përfshirë në veprime të ulëta, siç është falsifikimi i dokumenteve që ka depozituar gjatë aplikimit.

Sipas nenit 6 të ligjit për vettingun kandidati për komisioner duhet të përmbushë edhe kriterin e zotërimit shumë mirë të gjuhës angleze. Ky është një kriter ligjor, pa të cilin një person nuk mund të zgjidhet në pozicionin e Komisionerit të vettingut. Anëtari i vettingut Lulzim Hamitaj rezulton që në vitin 2016 ka aplikuar për pedagog pranë Univeristetit Europian të Tiranës, ku ka deklaruar se zotëron nivelin fillestar B1 të gjuhës angleze.

Ndërkohë një vit më vonë, në 2017-ën, kur aplikon për pozicionin e Komisionerit të vettingut, Lulzim Hamitaj depoziton një çertifikatë të zotërimit të gjuhës angleze në nivelin më të përparuar, C1, të lëshuar në vitin 2015 nga Qendra e Gjuhëve të Huaja Tiranë. Kjo provohet nga dokumentat e dosjes së tij, e marrë prej nesh në rrugë zyrtare nga Kuvendi. Dokumenti i depozituar pranë Avokatit të Popullit, më pas pranë Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe Kuvendit të Shqipërisë, mbi bazën e të cilit ai është kualifikuar, mban logon e University of Cambridge, ESOL Examinations, BULATS, datë 6 Prill 2015, me numër reference 4571.

Partia Demokratike pyet sot, atë që do të pyeste çdo shqiptar:  Nëse në vitin 2015 Lulzim Hamitaj do të ishte i pajisur me çertifikatë që provon se zotëron nivelin e përparuar C1, atëherë pse në aplikimin e vitit 2016, deklaron se zotëron anglishten në nivelin fillestar B1? Qytetarët kanë të drejtë të mësojnë përgjigjen e kësaj pyetje.

Lexo edhe:

Dy vjet nën masat e BE-së, sa humbi Kosova

32 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 9 vijojnë të jenë aktive

Edhe një fakt tjetër. Çertifikata e dorëzuar gjatë aplikimit për në organet e vettingut, mban datën 6 Prill 2015. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS, rezulton se shtetasi Lulzim Hamitaj, në datën 6 Prill 2015, ku pretendon se ka dhënë provimin dhe është pajisur me çertifikatë të zotërimit të gjuhës angleze, nuk ka qenë në Shqipëri!

Dokumentet zyrtare tregojnë se Lulzim Hamitaj, Komisioneri i vettingut, nuk ka qenë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 6 Prill 2015, ku pretendon se ka zhvilluar testimin dhe është pajisur me çertifikatë, pasi rezulton se, ai ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë në datën 28 Mars 2015 ora 11:10 min dhe ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë në datën 23 Korrik 2015 në orën 07:08 min.

Lajme të lidhura

BOTA

Dy vjet nën masat e BE-së, sa humbi Kosova

16:44 : 20/07/2025
AKTUALITET

32 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 9 vijojnë të jenë aktive

16:30 : 20/07/2025
BOTA

Për herë të parë në historinë moderne, një kryeqytet po shkon drejt tharjes

16:20 : 20/07/2025
SHOW BIZ

Momenti i sikletshëm/ Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos (VIDEO)

16:09 : 20/07/2025
AKTUALITET

“Inceneratori Fier më ka 180 mijë euro borxh”/ Gjykata rrëzon ish-deputetin e LSI: Faturat e parregullta

15:56 : 20/07/2025
BOTA

A fshihet Moska pas mocionit të mosbesimit ndaj Von der Leyen?

15:44 : 20/07/2025
Para

E kërkon Reali dhe Chelsea, Dortmund i vendos klauzolë Pulisiçit: Kushton 65 mln euro

TË GJITHA

Dy vjet nën masat e BE-së, sa humbi Kosova

16:44 : 20/07/2025

32 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 9 vijojnë të jenë aktive

16:30 : 20/07/2025

Për herë të parë në historinë moderne, një kryeqytet po shkon drejt tharjes

16:20 : 20/07/2025

Momenti i sikletshëm/ Mimoza Ahmeti refuzon t’i dhurojë libër dhe t’i japë autograf Egla Cenos (VIDEO)

16:09 : 20/07/2025

“Inceneratori Fier më ka 180 mijë euro borxh”/ Gjykata rrëzon ish-deputetin e LSI: Faturat e parregullta

15:56 : 20/07/2025

A fshihet Moska pas mocionit të mosbesimit ndaj Von der Leyen?

15:44 : 20/07/2025

Nga jugu në Pogradec/ Shqipëria në sezon turistik, por jo në paqe: Prona, shkaku i sherreve!

15:36 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com