• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Konçensionet në spitale, 9.5 milionë euro për sterilizim dhe dializë, sa për një spital modern!

11:23 : 27/07/2018
në AKTUALITET

Shpenzimet për sterilizimin e instrumenteve kirurgjikalë të cilat prej dy vitesh ofrohen nëpërmjet një koncesioni PPP dhe ai shërbimeve të dializës zunë 6 për qind të shpenzimeve spitalore në vitin 2017, duke i bërë sterilizimet e sallave të operacioneve edhe më të shtrenjta se vetë shërbimi i operacionit.

Sipas të dhënave zyrtare nga Fondi i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor vitin e kaluar pagesat ndaj kompanisë Sani Service (koncesionari i sterilizimit) dhe Diavita (koncesionari i dializës) ishin 1.2 miliardë lekë (rreth 9.5 milionë euro), në përmbushje të kontratës që ka me kompanitë për sterilizimin e sallave dhe shërbimit të dializës në 5 spitale rajonale. Kjo shumë zuri 6 për qind të shpenzimeve spitalore me 2017, të cilat ishin në total 20 miliardë lekë sipas të dhënave zyrtare te Fondit.

Nga të dhënat shihet se pagesat për këto dy koncensione gjatë vitit të kaluar ishin rreth 9.5 milionë euro, shumë kjo e mjaftueshme për të ndërtuar një spital me kushte moderne.

Sani Service është krijuar në korrik të vitit 2015 dhe sipas ekstraktit të saj në QKB, “Shoqëria ka për objekt ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë sterilë, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, trajtimin e mbetjeve me rrezik biologjik dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale dhe ambienteve ku do te ofrohet ky shërbim, ne spitalet universitare dhe rajonale te vendit, apo dhe spitale te tjerë, sipas planit te racionalizimit spitalor ne Republikën e Shqipërisë, ne zbatim te koncesionit/partneritetit publik privat te dhënë nga Ministria e Shëndetësisë sipas njoftimit te Fituesit nr. 1440/13 prot. date 23.06.2015”. Aksionerë të saj janë Servizi Italia  (30%) Tecnosanimed (15%); Investital (40%); U.JET (15%).  Për vitin 2016 kompania deklaroi rreth 900 mijë euro të ardhura dhe humbje rreth 1.3 milionë euro, sipas bilancit zyrtar.

Lexo edhe:

Ankimimi në Apel/ I akuzuar për korrupsion, Veliaj ofron garanci pasurore për të dalë nga qelia

“Sanchez tradhtar”/ Spanjollët në protestë kundër kryeministrit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

Ndërsa Diavita u krijua në tetor 2015 në Zbatim të  Kontratës  së  Koncesionit/Partneritetit  Publik  Privat  “Për Shërbimin  e Hemodializes pranë spitaleve rajonale në Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Elbasan”. Aksionerë janë Spitali Amerikan (15%) dhe Evita (85%). Për vitin 2016, të ardhurat e kompanisë, sipas bilancit ishin rreth 1.2 mln euro, dhe fitimi rreth 400 mijë euro.

Ekspertët të sektorit të shëndetësisë gjithnjë e më shumë po ankohen se burimet financiare për shëndetësinë po shkojnë në drejtimet dytësore dhe tretësore, teksa paranadalimi i sëmundjeve dhe trajtimi i tyre kërkon investime në pajisje dhe teknologji të reja, por realiteti është edhe më i trishtë pasi edhe numri i shtretërve nuk mjafton ne shumicën e pavijoneve te QSUT-se.

Megjithëse koncesionet PPP në sektorin e shëndetësisë kanë hyrë në vitin e katërt të operimit, ka shumë pak transparencë ndaj tyre dhe analizat e kosto -përfitimeve mungojnë. Por të dhëna të fragmentuara që burojnë nga dokumente zyrtare tregojnë se koncesionet po rezultojnë me kosto shumë herë më të larta se përfitimet.

Pak ditë më parë, Kontrolli i Lartë i Shtetit  kallëzoi në prokurori ish drejtorin e Spitalit Rajonal Shkodër, SRSH, për shpërdorim detyre. Ai akuzohet se ka nxjerrë jashtë përdorimi pajisjet e repartit ekzistues të meodializës, që ishin në gjendje pune dhe të mirëmbajtura me kontrata shërbimi, pasi Ministria e Shëndetësisë vendosi t’i transferonte privatit me koncesion shërbimin e hemodializës. “Përpara ose në kohën që Ministria e Shëndetësisë vendosi të kryejë një investim për një repart Hemo-Dialize në SR Shkodër, drejtori i Spitalit nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të vënë në dijeni MSH për ekzistencën e repartit të hemodializës i cili funksiononte në këtë spital që në vitin 2005,” tha KLSH në një njoftim për shtyp. Sipas KLSH, drejtori i SRSH, duhej të informonte MSH, Qendrën Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, se SRSH, kishte një repart Hemo-Dialize në funksion të plotë e madje me kontrata mirëmbajtjeje që prej investimit fillestar.

Edhe Kontrolli Mjekësor Bazë, i njohur ndryshe si koncesioni i Check-up rezultoi një dështim sa i përket numrit të kontrolleve të përcaktuara në kontratë, duke bërë që qeveria të paguajë nga taksat e shqiptarëve 84% më shumë se vlera e përcaktuar në kontratë për një kontroll të kryer më 2017 nga koncensionari. Sipas të dhënave zyrtare të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore për vitin 2017 janë kryer gjithsej 316,601 kontrolle bazë ose vetëm 67%. Programimit.

Koncensionari u pagua nga FDSKSH me 876 milionë lekë. Duke e pjesëtuar këtë vlerë me numrin e kontrolleve, pagesa për një vizitë nga buxheti kishte vlerën e 2700 lekëve me 2017, teksa në kontratën mes koncensionerit dhe qeverisë çmimi i një kontrolli është përcaktuar në vlerën e 1537 lekëve. Sipas të dhënave zyrtare, qeveria e ka paguar koncensionarin për një vizitë 84 % më shtrenjtë se parashikimi në kontratë, për shkak të numrit të ulët të kontrolleve të realizuara, mungesa e të cilave në bazë të kontratës kompensohet nga qeveria./Monitor

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ankimimi në Apel/ I akuzuar për korrupsion, Veliaj ofron garanci pasurore për të dalë nga qelia

18:37 : 08/06/2025
BOTA

“Sanchez tradhtar”/ Spanjollët në protestë kundër kryeministrit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

18:13 : 08/06/2025
SHOW BIZ

FOTO/ Sara Hoxha “harron”Ledri Vulën, në një romancë me Erik Fullanin?

17:59 : 08/06/2025
BOTA

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

17:47 : 08/06/2025
AKTUALITET

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare

17:35 : 08/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Zbardhet vjedhja e 6 mln lekëve në Korçë, autorët detyruan djalin e pronarit t’i merrte nga kasaforta

17:21 : 08/06/2025
Para

Kujdes nga agjencitë mashtruese të punësimeve në Gjermani, oferta me sms

TË GJITHA

Ankimimi në Apel/ I akuzuar për korrupsion, Veliaj ofron garanci pasurore për të dalë nga qelia

18:37 : 08/06/2025

“Sanchez tradhtar”/ Spanjollët në protestë kundër kryeministrit, kërkojnë zgjedhje të parakohshme

18:13 : 08/06/2025

FOTO/ Sara Hoxha “harron”Ledri Vulën, në një romancë me Erik Fullanin?

17:59 : 08/06/2025

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

17:47 : 08/06/2025

KUJDES! Ky mesazh që u vjen në celular nga Posta është mashtrim, u vjedhin të dhënat bankare

17:35 : 08/06/2025

EMRAT/ Zbardhet vjedhja e 6 mln lekëve në Korçë, autorët detyruan djalin e pronarit t’i merrte nga kasaforta

17:21 : 08/06/2025

Izraeli ndalon anijen me të cilën Greta Thunbergut dhe aktivistë të tjerë po shkonin në Gaza

16:58 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com