• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I shpëtoi atentatit me tritol/ Gjykata lë në burg “të fortin” e Shkodrës, si u arrestua në Kakavijë

12:07 : 27/07/2018
në AKTUALITET

Lihet në burg Lulzim Kulla, një emër i njohur për Policinë dhe që mbeti i plagosur në një atentat të ndodhur në fillim të këtij viti në Shkodër, që u arrestua pak ditë më parë nga Policia e Gjirokastrës.

Ndërkohë që sot avokati i tij kërkoi një masë më të lehtë, pasi sipas tij, Kulla e kishte marrë në mënyrë të pavullnetshme pasaportën false, por prokurori Arben Pasho i ka nxjerrë një dënim me 12 vite burg Kullës në Breshia të Italisë për trafik droge dhe krijim të organizatave kriminale. Sipas informacioneve nga policia, ai rezulton se ka vuajtur vetëm 3 vite burg në Itali, ndërsa ishte në kërkim nga shteti fqinj, raporton “Shqiptarja”.

I shpëtoi atentatit me tritol/ Si u arrestua “i forti” i Shkodrës në Kakavijë, me vete kishte…

Biznesmeni 43-vjeçar u ndalua në Pikën Kufitare të Kakavijës, në tentativë për të kaluar drejt Greqisë me pasaportë false. Sipas Policisë, Kulla ka përdorur një pasaportë false, e cila në fakt është bllokuar me kërkesë të Prokurorisë dhe vendim të Gjykatës Durrës para katër vitesh, pasi bëhet fjalë për vjedhje identiteti.

Lexo edhe:

I dha telefonin Veliajt gjatë shoqërimit, SPAK i komunikon akuzën edhe policit të burgjeve

Shtyhen afatet e hetimit, Veliajt i komunikohen akuzat në qeli/ Të pandehur dhe Gent Sula e Mirton Lika

Ar-543x365

Lulzim Kulla, i cili në janar mbeti i plagosur rëndë pas një shpërthimi të telekomanduar në qytetin e Shkodrës, ka paraqitur në pikën kufitare një pasaportë me emrin Alfons Deda. 43-vjeçari ishte pasagjer në një makinë “Audi” dhe në momentin e ndalimit nga Policia mësohet se nuk ka bërë rezistencë.

Për këtë pasaportë, Prokuroria e Durrësit, në korrik të vitit 2014, ka nxjerrë urdhër për bllokimin e saj si dhe poseduesit të saj. Ai u shoqërua nga shërbimet e Policisë drejt Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës për veprime të mëtejshme, ndërsa ndaj tij rëndon akuza e falsifikimit të dokumenteve zyrtare.

Lulzim Kulla rezulton se në korrik të vitit 2014 është pajisur me një pasaportë me të dhëna të falsifikuara. 43-vjeçari ka aplikuar me shenjat e gishtërinjve dhe fotografinë e tij, por me emrin Alfons Deda, për pasaportë në Durrës, duke përdorur kështu identitetin e një personi tjetër. Pasi Kulla ka tërhequr pasaportën, nga verifikimet e kryera ka rezultuar se të dhënat e tij nuk përkojnë me identitetin e dhënë.

shkoder-shperthimi-motori-makina-bukur

Për këtë arsye, Prokuroria e Durrësit lëshoi urdhër në korrik të vitit 2014 për bllokimin e kësaj pasaporte në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Kulla u vu në qendër të vëmendjes së publikut në janar të këtij viti, kur u bë objekt i një atentati me tritol në qytetin e Shkodrës.

Rreth 500 gramë C4 u vendos në një motoçikletë të parkuar afër fuoristradës së tij, ndërsa shpërthimi i shkaktoi djegie në 25 për qind të trupit. Në atë kohë, Kulla deklaroi për Policinë se “nuk i njihte autorët dhe nuk kishte dyshime se kush mund ta kishte vendosur tritolin”. Ai njihet dhe për shkak të së kaluarës së tij, pasi emri i tij lidhet me disa ngjarje kriminale, por që në fund nuk është dënuar. 43-vjeçari ka pasur dalje të rralla, ndërsa tentoi të kalonte kufirin me identitet të rremë pa qenë në dijeni se prej 4 vitesh identiteti i vjedhur ishte pjesë e sistemit TIMS.

“I FORTI I SHKODRËS”

Kulla konsiderohet si kreu i një grupi kriminal, që prej vitesh nënshtron tregtarët në Shkodër duke u vendosur “tarifë” të përmuajshme për garantimin e objekteve tregtare. 43-vjeçari njihet si person i dhunshëm dhe se ka detyruar shumë biznesmenë që të mbyllin aktivitetin e tyre, madje shumë të tjerë edhe janë detyruar që të largohen nga qyteti i Shkodrës. Kulla akuzohet se ka marrë pjesë në torturimin deri në vdekje të një prej tregtarëve, që nuk i është bindur diktatit të tij. Bëhet fjalë për një tregtar që merrej me shitjen e gazit, për vdekjen e të cilit nuk pati asnjë autor.

shkoder-840x440

43-vjeçari është një nga të arrestuarit për kultivim kanabisi në zonën e Dukagjinit. Edhe pse konsiderohej si një prej organizatorëve për kultivimin e një sasie të madhe të bimëve narkotike, ai u la i lirë pas vetëm 6 muajsh. Në operacionin dyditor të gushtit 2016, u zbuluan mbi 40 parcela me kanabis me mbi 10 mijë rrënjë. Ndonëse Policia arrestoi shumë persona të akuzuar si organizatorë të kultivimit të bimëve, mes së cilëve ishte dhe Lulzim Kulla, shumë prej tyre u lanë të lirë për mungesë provash.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I dha telefonin Veliajt gjatë shoqërimit, SPAK i komunikon akuzën edhe policit të burgjeve

14:49 : 23/07/2025
AKTUALITET

Shtyhen afatet e hetimit, Veliajt i komunikohen akuzat në qeli/ Të pandehur dhe Gent Sula e Mirton Lika

14:42 : 23/07/2025
AKTUALITET

Do të bëhet deputete/ Kleana Xhuveli: Beteja ligjore do ta rikthejë mandatin tek Lapaj

14:39 : 23/07/2025
AKTUALITET

11 Maji/ Berisha vijon akuzat: 50% e fletëve nuk u dorëzuan tek votuesit në Itali

14:31 : 23/07/2025
AKTUALITET

Paraqitet në SPAK kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi

14:16 : 23/07/2025
AKTUALITET

Do t’i komunikohet akuza për dosjen ‘Veliajn’, Gentian Sula paraqitet në SPAK

14:14 : 23/07/2025
Para

Eklipsi i “Hënës së përgjakur” do të shihet edhe në Shqipëri! Mos ia ndani sytë qiellit në këtë orë

TË GJITHA

I dha telefonin Veliajt gjatë shoqërimit, SPAK i komunikon akuzën edhe policit të burgjeve

14:49 : 23/07/2025

Shtyhen afatet e hetimit, Veliajt i komunikohen akuzat në qeli/ Të pandehur dhe Gent Sula e Mirton Lika

14:42 : 23/07/2025

Do të bëhet deputete/ Kleana Xhuveli: Beteja ligjore do ta rikthejë mandatin tek Lapaj

14:39 : 23/07/2025

11 Maji/ Berisha vijon akuzat: 50% e fletëve nuk u dorëzuan tek votuesit në Itali

14:31 : 23/07/2025

Paraqitet në SPAK kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi

14:16 : 23/07/2025

Do t’i komunikohet akuza për dosjen ‘Veliajn’, Gentian Sula paraqitet në SPAK

14:14 : 23/07/2025

Tom Doshi sërish jashtë Kuvendit, ja kujt ja jep KQZ mandatin e PSD-së në Tiranë

14:02 : 23/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com