Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur seancën dëgjimore me gjykatësin pranë Gjykatës së Lartë, Artan Broci, i cili do t’i nënshtrohet ‘filtrave’ të vettingut. Trupa e KPK përbëhet nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari.
Sipas KPK, që i referohet raportit të ILDKPKI rezulton se Artan Broci nuk ka bërë deklarim të rremë të pasurisë.
“Subjekti nuk ka bërë deklarim të rremë të pasurisë. Ka apartament 143 m² në Don Bosko. Për apartamentin në Don Bosko ka përputhje për çmimin. Artan Broci ka një tjetër apartament 159 m² në Don Bosko dhe apartament 147 m² në Rashbull”- thuhet ndër të tjera në raportin e KPK.
Artan Broci e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 si gjyqtar në Gjykatën e Tiranës. Ai e ushtroi funksionin pranë kësaj gjykate deri në vitin 2010, kur u promovua në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Në prill të vitit 2013, Broci u dekretua anëtar i Gjykatës së Lartë.
Paralelisht me detyrën si gjyqtar, Broci ka qenë edhe asistent-pedagog në Fakultetin e Drejtësisë si dhe anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ai është angazhuar si ekspert në disa projekte si dhe ka dhënë kontribut në reformën e drejtësisë për të miturit në Shqipëri.
Pasuria
Sa i përket pasurisë, ILDKPKI, ka dorëzuar një raport me konstatimin se, deklarimi është i saktë dhe në përputhje me ligjin. Pavarësisht këtij konstatimi, KPK ka kryer një hetim të pavarur në lidhje me pasurinë dhe subjekti ka qenë bashkëpunues. Rezultojnë që Broci të ketë pasuri:
-Apartament banimi në Tiranë 123 metra katrorë. Subjekti ka deklaruar një shtesë në vitin 2013. Sa i përket kësaj shtese komisioni gjeti mospërpythje mes deklarimit për vlerën që është përdorur për ndërtimin dhe sipërfaqen.
-Apartament banimi në Tiranë, edhe ky apartament ka një shtesë. Në deklaratën e vetingut është deklaruar se është blerë nga lekët në bankë të përfituara nga shitja e një shtepie ne plazh. Ka mospërputhje deklarimesh me lëvizjet e parave. Kjo shtesë është gëzuar që në vitin 2011, por është deklaruar në 2013. Është vërejtur mungesë e dokumentacionit ligjor për periudhën e blerjes, pagesën për këtë pronë dhe posedimin.
-Në lidhje me këtë pasuri, rezultoi se në 2014, Broci ka marrë në shqyrtim çështje civile me palë të paditur firmën që ka ndërtuar objekti, gjykata e ka rrëzuar vendimin që kjo firmë të paguante dëmin personave që e kanë paditur. Në këtë rast vërehet se ka vepruar në kushtet e konfliktit të interesit dhe papajtueshmërisë në funksionin publik.
-Apartament ne papafingo në Rrashbull, e shitur në 2010. Ka deklarim të paskatë, pasi ndër vite ka deklaruar çmim tjetër, ndërsa i pyetur nga komsioni ka deklaruar tjetër shifër. Sa i përket shitjes, për këtë banesë ekzistojnë dy deklarata moteriale, duke krijuar dyshime për vërtetësinë e këtyre kontratave. Nuk ka kontratë që vërteton marrjen e shumës prej 102 mijë euro. Blerësi e pranon që e ka blerë, por nuk ka dokumentacion vërtetues. Nuk ekziston as ndonjë dokumentacion se ka paguar tatime në lidhje me shitjen e kësaj pasurie
-Zyrë 40 metra katrorë në Tiranë, si burim të ardhurash ka deklaruar se është blerë nga kursimet dhe kredia 40 mijë euro. Për këtë pasuri nuk ka pasur burime për blerjen. Këtë ambient e ka dhënë për tre vit me qira, 26 dhe 35 mijë lekë në muaj. Ka të dhëna kontradiktore për periudhën 2009-2011. Njëherë qiraja ka qenë 30 mijë lekë më pas është deklaruar 70 mijë lekë.
-Shtëpia në Shkodër, e përfituar nga privatizimi. Ka mospërputhje mes deklarimesh në deklaratën Vetting dhe informacionit të mbledhur, për sipërfaqen dhe shumën e blerjes.
-Ambient 63 metra katororë te Shallvaret. Për disa vite nuk është deklaruar qiraja dhe ka mospërputhje të pagimit të taksave. Subjekti nuk ka paraqitur kontratat e qiradhënies, për disa raste nuk ka paraqitur fare deklaratë.
-Hetimi i KPK u shtrinë edhe më tej, duke konstatuar se në 2017, ALUIZNI ka konstatuar se Artan Broci ka bërë kërkesë për legalizimin në aparatamentin në Tiranë. Bazuar në të dhënat, subjekti nuk ka deklaruar një pasuri që e përdor në rrugën e Dibrës, pasi OSHEE, ka sjellë informacion se në emrin e Brocit është lidhur një kontratë për furnizimin me drita, po ashtu edhe kontratë për furnizimin me ujë të pijshëm.
-Në lidhje me llogarit bankare rezulton se subjekti ka qenë i saktë në deklarim.
Kriteri i figures
DSIK ka dorëzuar një raport me konstatimin se Broci është i përshtatshëm për vazhdimin e detyrë. KPK, ka kryer një hetim të thelluar, pas disa informacioneve të marra nga media. Në lidhje me aftësitë profesionale, me konstatimin se Broci ka aftësi për të kryer procedurat, por duhet të dokumentojë Për Brocin ka 34 denoncime nga publiku të cilat i janë dërguar inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtesisë.