• Kontakt
Tuesday, November 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Laçi në Europa League/ Prenga ka gati kurthin: Kam dilema për Radasin. Formacioni i mundshëm

15:52 : 26/07/2018
në SPORT

Besnik Prenga e ka studiuar deri në de taje kundërshtarin e radhës, Molden. Afrimi i qendërmbrojtësit Marko Radas ka qenë i mirëstudiuar, duke iu përshtatur në këtë mënyrë edhe kundërshtarit.

Në një bisedë për “Panorama Sport”, trajneri i Laçit flet për rezultatet asfiksuese të norvegjezëve në javët e fundit të kampionatit, teksa kanë arritur fitore radhazi me disa gola diferencë. Molde po kalon një formë të mirë, edhe për faktin se kampionati në Norvegji është në kulmin e tij. “Të them të drejtën, veç emrit të madh, jam befasuar pse jo dhe bërë me dhimbje koke nga shifrat e larta pozitive të tyre. Gjithsesi, ne kemi planet tona dhe në Norvegji do të luajmë sfidën tonë”, deklaroi fillimisht Prenga.

FORMACIONI – Ai nuk e fsheh faktin se ka dilema sa i përket formacionit, pasi pritet që të sakrifikohet një mesfushor. “Të jem i sinqertë, kam dilema lidhur me pozicionin e Radas në fushë. Dy qendrat e mbrojtjes, Gjoni dhe Hoxhallari, shkuan shumë mirë në ndeshjen me qipriotët. Ndoshta do të spostoj Gjonin para mbrojtjes dhe Radas të bëjë dyshen e qendrës me Hoxhallarin”, sqaron trajneri. I pyetur nga gazeta në lidhje me kroatin Eller, nga i cili pritej më shumë në rolin e fantazistit sa i përket ndeshjes së fundit me Anorthosis, Prenga jep këtë përgjigje: “Eller ka detyrën e rregullatorit mes reparteve. Nuk e kam fantazist të mirëfilltë”, nënvizon kreu i pankinës kurbinase.

Capture

Lexo edhe:

Mashtrimi me ilaçet/ Nadir Çausholli fiton milionat, Prokuroria e Tiranës arreston vartësit

Shpërthimi me tritol te ‘Autosalon Skënderi’ në Kuçovë, pronari: Nuk kam konflikte

LARGIM PAS EUROPËS– “Kam ardhur për të ndihmuar mikun tim, Pashk Laska. Në këto 40 ditë kemi kaluar shumë mirë. Uroj që Laçi të ecë përpara”, pati deklaruar trajneri Besnik Prenga menjëherë pas kualifikimit historik ndaj Anorthosis. Fillimisht, Prenga mori përsipër të drejtojë kurbinasit vetëm për dy ndeshje të Ligës së Europës dhe ky ishte një pakt xhentelmenësh, pasi trajneri mirditor e kishte vendosur të ardhmen e tij prej kohësh: do të vazhdonte të drejtonte në Kroaci.

laci

“Panorama Sport” zbuloi pak ditë më parë se pas kualifikimit në turin e dytë, palët janë ulur sërish, duke diskutuar për të ardhmen. Në parim është arritur marrëveshja që Prenga të jetë në stol edhe dy ndeshjet e radhës që kurbinasit do të luajnë ndaj norvegjezëve të Moldes. Në rast të një tjetër mrekullie, zor se mund të largohet Prenga nga Laçi, kështu që duhet pritur deri më 2 gusht, kur dhe do të luhet ndeshja e kthimit për të mësuar përfundimisht të ardhmen e 49-vjeçarit. Deri më tani, ish-futbollisti i Partizanit ka drejtuar ekipe në Kroaci si NK Hrvatski Dragovoljac dhe Luçko. Ndërkohë, ka shpallur kampion ekipin e të rinjve të Lokomotiv Zagreb. Me këtë klub është shumë i lidhur.

SULMUESI – Mungon vetëm sulmuesi Redon Xhixha, i cili ka pësuar ditët e fundit një dëmtim dhe nuk do të jetë i gatshëm ndaj Molde

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mashtrimi me ilaçet/ Nadir Çausholli fiton milionat, Prokuroria e Tiranës arreston vartësit

12:10 : 04/11/2025
AKTUALITET

Shpërthimi me tritol te ‘Autosalon Skënderi’ në Kuçovë, pronari: Nuk kam konflikte

11:57 : 04/11/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e pjesshme, Tepelena e shpopulluar hyn sërish në garë për kryebashkiakun e ri

11:55 : 04/11/2025
AKTUALITET

Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg, Bllako: Kërkoj të shpallem i pafajshëm, s’kam qënë në detyrë…

11:43 : 04/11/2025
AKTUALITET

Lëvizte i armatosur në Lushnje, arrestohet 33-vjeçari

11:33 : 04/11/2025
Shkrime promocionale

Shqipëria përfiton nga strategjia e re e Ryanair për tregjet me taksa më të ulëta

11:21 : 04/11/2025
Para

Champions/ Shameti me ide të qarta: Do të luajmë njësoj edhe në Azerbajxhan

TË GJITHA

Mashtrimi me ilaçet/ Nadir Çausholli fiton milionat, Prokuroria e Tiranës arreston vartësit

12:10 : 04/11/2025

Shpërthimi me tritol te ‘Autosalon Skënderi’ në Kuçovë, pronari: Nuk kam konflikte

11:57 : 04/11/2025

Zgjedhjet e pjesshme, Tepelena e shpopulluar hyn sërish në garë për kryebashkiakun e ri

11:55 : 04/11/2025

Inceneratori i Tiranës/ SPAK kërkon 5 vite burg, Bllako: Kërkoj të shpallem i pafajshëm, s’kam qënë në detyrë…

11:43 : 04/11/2025

Lëvizte i armatosur në Lushnje, arrestohet 33-vjeçari

11:33 : 04/11/2025

Shqipëria përfiton nga strategjia e re e Ryanair për tregjet me taksa më të ulëta

11:21 : 04/11/2025

“E kam fiksim”/ U kap me uniformë policie, zbardhet dëshmia e 20-vjeçarit që hiqej si efektiv

11:21 : 04/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com