• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KLSH konstaton shkelje te Spitali Traumës, furnizim me pajisje mjekësore pa çmim dhe faturë

14:41 : 26/07/2018
në AKTUALITET

Kontrolli i Lartë i Shtetit, përfundon auditimin në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë. Auditimi u krye për periudhën 01.01.2016, deri 31.12.2017.

Nga ky auditim, KLSH thotë se ka konstatuar disa shkelje, ku më e rëndësishmja blerja e pajisjeve mjekësore pa faturë. Kontrolli i Larte i Shtetit i ka percjelle permes nje shkrese  indice për kallëzim penal, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Tiranë.

KLSH thotë se ” nga auditimi mbi inventarizimin e aktiveve të SUT konstatohet se, bazuar në kontratat e lidhura nga Ministria e Shëndetësisë në kuadër të Marrëveshjes së kredisë nr. 8098.6 “Fuqizimi i Qendrës së Traumës” mes Qeverisë Shqiptare dhe asaj Italiane ka vijuar furnizimi me pajisje mjekësore në shumën 613,415,047 lekë dhe me pajisje hotelerie në shumën 93,662,526 lekë. Referuar dokumentacionit të vënë në dispozicion nga SUT, (procesverbaleve të marrjes në dorëzim, kolaudimit dhe instalimit të tyre), rezulton se, pajisjet mjekësore kanë ardhur dhe qëndruar në ambientet e SUT nga muaji mars i vitit 2017 deri në muajin qershor 2017 dhe nuk kanë qenë në përgjegjësinë e asnjë personi të SUT. Këto pajisje janë bërë hyrje në magazinë pa çmime dhe pa fature shitje etj.

Administrimi i tyre në librat e magazinës kryhej pa përshkruar asnjë të dhënë specifike, kod ose prodhues të pajisjes me qëllim identifikimin dhe shmangien e tjetërsimit të tyre. Ndërsa pajisjet e hotelerisë janë marrë në dorëzim në muajin gusht dhe janë bërë hyrje në magazinë vetëm në muajin tetor 2017 dhe  deri në këtë periudhë këto pajisje nuk kanë qenë në përgjegjësinë e askujt dhe nuk është kryer asnjë nga procedurat e parashikuara në Udhëzimin nr. 30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”.

Lexo edhe:

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë

Ish-kapiteni i Shqipërisë i zhgënjyer: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht!

Ndërkohë gjatë vitit 2017 sipas KLSH-së janë nxjerrë jashtë përdorimit aktive në vlerën 49,854,683 lekë. Referuar procedurës dhe procesverbaleve të nxjerrjes jashtë përdorimit dhe asgjësimit rezultoi se,  nuk është mbajtur asnjë dokumentacion lidhur me procedurën e kryer për asgjësimin e tyre.

“Komisioni i vlerësimit nuk ka bërë vlerësimin dhe ndarjen e materialeve sipas destinacionit të tyre, materiale që mund të kenë vlerë përdorimi dhe mund të shiteshin nëpërmjet ankandit publik dhe materialeve që duhet të asgjësoheshin, si dhe nuk evidentohet, mjeti i transportit që ka kryer transportin e tyre, vendndodhja e groposjes apo djegies, së tyre, etj. Mos ndjekja e kësaj procedure dhe mungesa e këtij dokumentacioni bënë të pa mundur faktin e nxjerrjes jashtë përdorimi dhe asgjësimin e materialeve në vlerën 49,854,683 lekë,  në kundërshtim kjo me UMF nr. 30, datë 27.12.2011“Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”.

3-Komisionet e inventarizimit dhe nxjerrjes jashtë përdorimit, në përfundim të procesit të inventarizimit të pasurisë së SUT, nuk kanë përpiluar raport përmbledhës mbi rezultatin e inventarëve duke krahasuar gjendjen kontabël me atë fizike të raportuar në kundërshtim me UMF nr. 30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”.

-SUT nuk ka zbatuar detyrat e lëna nga auditimet e mëparshme të KLSH për shpërblimin e dëmit në vlerën 7,560,000 lekë nga  subjekti “A.H” edhe pse kjo detyre është  rikërkuar për tu zbatuar disa herë dhe me insistim nga  KLSH. Po kështu, nuk është zbatuar edhe detyra e lënë nga KLSH dhe e rikërkuar disa herë për zbatim, që ka të bëjë pikërisht me zgjidhjen e statusit të sipërfaqeve të tepërta që administron subjekti “A. H.” të ndërtuara pa lejë ndërtimi dhe të shfrytëzuara pa kontratë qiraje.

-Subjekti privat “A.H”, ka okupuar ambientet, brenda godinës së SUT në një sipërfaqe totale 1200 m2. Vlera e qirasë së papaguar ndaj buxhetit të shtetit për këtë sipërfaqe të shfrytëzuar padrejtësisht për 30 (tridhjetë) muaj  llogaritet në shumën 10,800,000 lekë.

4. Nga FSDKSH janë likuiduar 81,098,160 lekë për shërbimin e periudhës shtator-dhjetor 2017 në zbatim të kontratës e koncesionit/PPP nënshkruar nga MSH në korrik 2015 me kompaninë “S” shp.k “Për ofrimin e shërbimeve të integruara të furnizimit të setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale sterile, furnizim me material mjekësor steril të një përdorimesh në sallat kirurgjikale, trajtimin e mbetjeve me rrezik biologjik dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale” shërbim për të cilin nuk ka asnjë monitorim apo dhe konfirmim nga SUT, të llojit të ndërhyrjes, numrit të operacioneve të kryera, për të cilat koncesionari paguhet nga FSDKSH. Në bllokun operator vetëm kryheshin rakordime mbi setet e përdorura për çdo ditë, i cili firmosej nga Kryeinfermieri i pavijonit dhe personi i autorizuar i koncesionarit. Mos kryerja e monitorimit dhe mos konfirmimi i shërbimit është në kundërshtim me pikën nr.11 të kontratës së koncesionit.

5. SUT për vitet 2016 dhe 2017 ka realizuar 31 procedura prokurimi për blerje medikamente dhe materiale mjekësore, me fondin limit të përgjithshëm në vlerën 211,984,364 lekë, respektivisht: 7 “Procedura të  hapura” në vlerën 55,914,310 lekë, 10 procedura “Kërkesë për propozim” në vlerën 39,363,549 lekë dhe 14 procedura me “Negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës” në vlerën 116,706,403 lekë.

KLSH thotë se të gjitha këto prokurime janë realizuar nga SUT,në kundërshtim me VKM nr. 135, datë 20.02.2013 “Për lejimin e Ministrisë së Shëndetësisë për kryerjen e procedurave të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të institucioneve të varësisë, për disa mallra e shërbime”.

Kjo VKM, përcakton qartësisht se, Ministria e Shëndetësisë, me cilësinë e  organ qendror blerës ka për detyrë dhe përgjegjësi, të zhvillojë procedurat për prokurimin e përqendruar të medikamenteve dhe materialeve mjekësore, për nevojat spitalore, përfshirë këtu edhe  procedurat e prokurimit me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit.

Lajme të lidhura

BOTA

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë

09:59 : 08/06/2025
SPORT

Ish-kapiteni i Shqipërisë i zhgënjyer: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht!

09:42 : 08/06/2025
BOTA

Tragjedi në Romë, gjenden në park trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje

09:41 : 08/06/2025
AKTUALITET

Konflikti me armë në Tiranë, ja kush janë i plagosuri dhe autori – EMRAT

09:38 : 08/06/2025
SPORT

Kristjan Asllani: Penalltinë doja ta godisja unë

09:27 : 08/06/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 8 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:25 : 08/06/2025
Para

Nesër “përgjaket” hëna

TË GJITHA

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë

09:59 : 08/06/2025

Ish-kapiteni i Shqipërisë i zhgënjyer: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht!

09:42 : 08/06/2025

Tragjedi në Romë, gjenden në park trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje

09:41 : 08/06/2025

Konflikti me armë në Tiranë, ja kush janë i plagosuri dhe autori – EMRAT

09:38 : 08/06/2025

Kristjan Asllani: Penalltinë doja ta godisja unë

09:27 : 08/06/2025

Këmbimi valutor 8 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

09:25 : 08/06/2025

Pamje të rënda/ Kandidati për president në Kolumbi qëllohet me 2 plumba në kokë gjatë mitingut

09:11 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com