Një vajzë 5 vjece është cilësuar si më e bukura në botë pasi fotografitë e saj të publikuara në Instagram u bënë virale.
Mofe Bamuyiwa, një fotografe dasmash postoi imazhet e vogëlushes në faqen e tij si pjesë e projektit të saj të fundit.
Ajo quhet Jare dhe është me origjinë nga Nigeria. Pamja e saj serioze dhe e brishtë ka bërë për vete njerëzit në mbarë botën.
Vogëlushja me sy të mëdhenj ngjyrë blu, me flokë kacurrela dhe të gjata ka pozuar shumë thjeshtë duke parë kamerën. Imazhet e saj kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente.