Eleni Foureira, pavarësisht orarit të saj të zënë për koncerte jashtë vendit, nuk e ka harruar Greqinë dhe tragjedinë që ka ndodhur ditët e fundit.
Ajo është shumë e prekur nga kjo ngjarje dhe ka vendosur që të ardhura e tre koncerteve të saj të fundit të shkojnë për bamirësi tek viktimat e zjarrit vdekjeprurës.
Eleni e njoftoi këtë gjë nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Instagram. Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar, Eleni performoi në sheshin Skënderbej, i cili ishte një ndër ata që i dha të ardhura për të ndihmuar të prekurit e zjarrit në Athinë.