• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Regjizori i njohur: Erion Veliaj është bërë si Gëbelsi

13:16 : 21/07/2018
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KULTURE

Nga Kastriot Çipi

VROCLLAVI ORGANIZATOR I “BOTËRORIT” TË TEATRIT DHE ALIBIA E RREME E LALIT PËR “UEFA-N E TEATRIT”

Dëgjesa e dytë (dhe e fundit) që z. Veliaj bëri sikur bëri me artistët e teatrit, rezervoi edhe spekullimin më të paturpshëm, që është dëgjuar ndonjëherë, në fushatën gëbelsiane kundër Teatrit (TK e TKE). Duke hequr një paralele të pamundur mes Stadiumit dhe Teatrit, z. Veliaj shtroi pyetjen: Po të kishte një “UEFA” (Federata Europiane e Futbollit) për teatrin, siç ka për futbollin, a do ta çertifikonte ajo Teatrin Kombëtar? Dhe përgjigjen e dha po vetë: Jo. Ky teatër nuk i plotëson kushtet (të cilat ende nuk janë bërë të ditura!), kështu që duhet të shembet.
Në fakt, për teatrin ka një “FIFA” (Federata Botërore e Futbollit) dhe ajo organizon një “Kupë Bote” që quhet “Olimpiada e Teatrit”. Veprimtaria ka filluar të organizohet në vitin 1995 në Delfi, Greqi. Kjo “FIFA” e teatrit është Komiteti Ndërkombëtar i Olimpiadës së Teatrit, i përbërë nga 15 personalite botërore, me në krye regjisorin grek Theodhoros (Teo) Terzopulos. (Nëse nuk më beson mua, z. Veliaj mund të pyesë Laert Vasilin.) Edicioni i ardhshëm do të zhvillohet vjeshtën e ardhshme në Nju Delhi të Indisë.
Edicioni i fundit, i 7-ti, i Olimpiadës së Teatrit është zhvilluar në Vrocllav, Poloni, në vitin 2016, nën moton “Olimpiada e Teatrit në Kryeqytetin Europian të Kulturës”. Në 2016-n Vrocllavi ishte “Kryeqytet Europian i Kulturës”, një status që fitohet me vendim të Komisionit Europian dhe që sjell përfitime të mëdha ekonomike, sociale e kulturore për atë qytet. Është e kuptueshme se edhe fitimi i statusit bëhet përmes një konkurrence të fortë, të qyteteve dhe qeverive, që i mbështesin. Thënë ndryshe, që ky qytet me 630 mijë banorë të fitonte statusin e “Kryeqytetit Europian të Kulturës” për vitin 2016, Qeveria polake, ajo e Distriktit të Silezisë së Poshtme dhe Bashkia e Vrocllavit kanë djersirë shumë. Sidoqoftë, ajo që na intereson në këtë shkrim është Olimpiada e Teatrit.
Faqja e internetit dedikuar këtij eventi madhor është ende aktive në adresënhttp://www.wroclaw2016.pl/theatre-olympics-wroclaw-2016. Aty mund të shihen i gjithë kalendari i ngjeshur me 700 shfaqje në 30 ditë. Në një listë të veçantë gjenden edhe të gjitha vendet ku janë zhvilluar veprimtaritë. Kjo listë përmban 40 objekte, ndër të cilat nja dhjetë janë teatro. Kjo është çudia e parë: qyteti me popullsi më të vogël se Tirana jonë, ka dyfishin e teatrove. Por çudia më e madhe është se cilat janë këto salla, çfarë historie kanë dhe çfarë standardesh kanë. Nëse merrni mundimin të vizitoni këtë faqe, do të kuptoni se ndryshe nga futbolli, ku stadiumi duhet të ketë patjetër një fushë me përmasa 105 x 68 metra, ndërsa kapaciteti duhet të jetë jo më pak se 60 mijë vende për veprimtari të rëndësishme europiane, teatri luhet edhe në skena të mëdha, edhe në skena të vogla; të tipit italian (si ato që tipikisht kanë teatrot tona) apo arena (ku publiku ulet në tre anët e skenës katrore), në salla me 70, 700 apo 1700 vende. Nuk është “UEFA e teatrit”, por regjisori ai që vendos se cila sallë dhe cila skenë i përshtatet më shumë veprës së tij. Pra, për të organizuar një “Botëror” apo “Europian” teatri, detyrimisht duhet të kesh salla dhe skena të llojeve dhe madhësive të ndryshme. Po si ndodhi që ky qytet i ish-Europës Lindore, më i vogël se Tirana, u bë vendi organizator i “Botërorit” të Teatrit?
Vrocllavi (polonisht Wroclaw, gjermanisht Breslau) ishte territor gjerman deri në mbarimin e Luftës II Botërore, kur iu bashkua Polonisë. Qyteti ishte i rrënuar nga bombardimet. 90% e 410 mijë banorëve të atëhershëm e kishin braktisur. Nëse polakët do të kishin pasur mendësinë e “rilindasve” tanë, ata do të kishin filluar ndërtimin e një historie të re të qytetit, përmes arkitekturës. Në mos të shembnin ndërtesat më ikonike të ndërtuara nga “armiqtë”, së paku ata nuk do t’i rindërtonin ato. Justifikimin e kishin shumë të fortë: ndërtesat i kishte shkatërruar lufta dhe luftën e kishin filluar ata, pushtuesit nazistë, që kishin rrënuar të gjithë Poloninë dhe Europën. Por polakët zgjodhën të rindërtonin gjithçka, me të njëjtën teknikë, duke u vënë ndërtesave madje edhe pllaka me datën e ndërtimit dhe emrat e arkitektëve gjermanë, që i kishin projektuar!
Në vitin 1945, shtatë nga tetë teatrot e qytetit ishin gërmadha. I vetmi teatër që kishte shpëtuar mrekullisht ishte Opera. Për katër vjet me rradhë, ky teatër i riemërtuar përkohësisht Teatri i Madh, ishte streha jo vetëm e Operas, por edhe e Teatrit të Kukullave dhe teatrit dramatik kryesor të qytetit, Teatri Polak, të gjithë të themeluar më 1945. Ndërkohë që Teatri Polak vazhdonte shfaqjet në sallën e Operas, rindërtohej teatri që do të bëhej selia e tij kryesore. Ky teatër ishte ndërtuar në vitin 1906 dhe kishte shërbyer si teatër muzikor (konzerthalle) deri më 1934 dhe teatër dramatik (schauspielehaus) më pas. Rindërtimi përfundoi më 1949. Pasi ndryshoi emërtesë gjashtë herë, teatri i rindërtuar u quajt Teatri Polak – Salla në rrugën Zapolska (ish rruga e Teatrit, theaterstrasse).
Megjithëse kishte sallën më të madhe (1736 vende) dhe më moderne ne Poloni, Teatrit Polak, si çdo teatri repertori në botë, i duhej edhe një sallë më e vogël. Herë pas here këtë funksion e kryente ajo që sot quhet Teatri Polak – Salla e Vogël (Teatr Polski – Scena Kameralna). E ndërtuar më 1909 si kinema (Cinema Kammer-Lichtspiele), ajo u riemërtua Teatri i Kohës, ose i Orës (Theater der Zeit), pasi gjatë luftës aty shfaqeshin çdo orë vetëm filma kronikalë, të propagandës naziste. Më 1945 kinemaja ishte rrafshuar tërësisht. Ajo u rindërtua nga e para dhe më 1949 aty u vendos Shoqata Hebraike e Vrocllavit, ndërsa me mbylljen e shoqatës, në vitin 1968, ky teatër u kthye në qendër komunitare. Pikërisht këtë sallë, me vetëm 262 vende (foto 4), të vendosur në oborrin e brendshëm të një blloku banimi, ku shkohet përmes një tuneli (foto 2), që nuk ka as pamje, as ndonjë stil për t’u vlerësuar (foto 3), e kërkoi vazhdimisht dhe më në fund e mori nën administrim Teatri Polak, në vitin 1990!
Jo vetëm kaq, por në vitin 1994, Teatri Polak fitoi edhe sallën e tretë. Në janar 1994 salla e madhe u dogj aksidentalisht. Drejtuesit e Teatrit Polak kishin frikë se mos qeveria, me këtë pretekt, shkurtonte fondet dhe pakësonte numrin e artistëve dhe personelit teknik të teatrit. Me urgjencë të madhe, ata zgjodhën një hapësirë, i kërkuan një arkitekti projektin dhe i paraqitën qeverisë një propozim, që rezultoi i suksesshëm: ndërtimin e një teatri në një pjesë të ish-stacionit hekurudhor Shvieboxki (Swiebodzki). Ky stacion, i ndërtuar më 1843, ishte mbyllur përfundimisht më 1990. Pikërisht këtu, në pjesën që funksiononte si mobileri, u ndërtua ai që sot quhet Teatri Polak – Salla Shvieboxki (fotot 5 e 6).
Por çudia më e madhe për ata që besojnë propagandën e Gëbelsit të “rilindjes” është Teatri Arka (foto 7). Edhe kjo ndërtesë njëkatëshe, pa kullë skene, pa auditor, thjesht një ish-magazinë e strukur në oborrin e vogël të Teatrit Polak – Salla e Vogël, ku shkohet përmes të njëjtit tunel, ishte një nga sallat e zgjedhura për Olimpiadën e Teatrit, pra të çertifikuara nga “FIFA” e teatrit.
Mund të kisha vazhduar me të gjitha sallat e tjera të teatrove të Vrocllavit, shumica të ndërtuara nga gjermanët para luftës, një pjesë jo si teatër, madje as si kinema, të gjitha të shkatërruara nga bombat e të gjitha të rindërtuara pas lufte, një pjesë edhe të zgjeruar e modernizuar pas vitit 1990. Por besoj se me kaq është e qartë për atë publik që do të arsyetojë se teatrot nuk shemben sepse i ka ndërtuar pushtuesi, madje as për t’u zëvendësuar me teatro të tjerë, më modernë. Ato thjesht restaurohen herë pas here dhe mbijetojnë, të lumtur në shoqërinë e teatrove të rinj.

https://web.facebook.com/kastriot.cipi/posts/10155317415900738

Lexo edhe:

Rëndohet bilanci tragjik, shkon në 103 numri i viktimave në Gaza pas sulmeve izraelite

Zyrtarja e Fed-it: Ekonomia amerikane e fortë, normat e interesit mbeten të pandryshuara

Lajme të lidhura

BOTA

Rëndohet bilanci tragjik, shkon në 103 numri i viktimave në Gaza pas sulmeve izraelite

19:14 : 15/05/2025
BOTA

Zyrtarja e Fed-it: Ekonomia amerikane e fortë, normat e interesit mbeten të pandryshuara

19:14 : 15/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Blerta Marku Çibuku

19:06 : 15/05/2025
AKTUALITET

Zhulali: Rama i gatshëm të pranojë kontingjent krimi, sa kohë liderët e huaj “mbyllin sytë”

19:05 : 15/05/2025
BOTA

Papa Leone XIV hap Instagram! Për 24 orë, numëron 12 milionë ndjekës

18:52 : 15/05/2025
AKTUALITET

Koka: Edi Rama po negocion me liderët evropianë që mos të futet në BE

18:50 : 15/05/2025
Para

“Alo...!”, telefonata që kapi hajdutin me ‘presh në dorë’ në Pogradec. Emri

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Rëndohet bilanci tragjik, shkon në 103 numri i viktimave në Gaza pas sulmeve izraelite

19:14 : 15/05/2025

Zyrtarja e Fed-it: Ekonomia amerikane e fortë, normat e interesit mbeten të pandryshuara

19:14 : 15/05/2025

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Blerta Marku Çibuku

19:06 : 15/05/2025

Zhulali: Rama i gatshëm të pranojë kontingjent krimi, sa kohë liderët e huaj “mbyllin sytë”

19:05 : 15/05/2025

Papa Leone XIV hap Instagram! Për 24 orë, numëron 12 milionë ndjekës

18:52 : 15/05/2025

Koka: Edi Rama po negocion me liderët evropianë që mos të futet në BE

18:50 : 15/05/2025

Mitaj pëlqehet në Serie A, Juventus pas mbrojtësit kuqezi

18:47 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com