Protestë për mbrojtjen e pyjeve në Bulqizë

Lexo edhe:

Banorë të bashkisë së Bulqizës protestuan kundër prerjes dhe shfrytëzimit me koncension të masivit shekullor të pyjeve në Sheshe Bulqizë.  Disa qindra banorë u mblodhën para Bashkisë së qytetit nga ku deklaruan se do të mbrojnë deri në fund pyjet që i cilësojnë ndër pasuritë e mëdha që ata kanë. Në mbështetje këtë herë ishin edhe sportistët e njohur të ringut, vëllezërit Keta.

Banorët e Bulqizës zbritën sërish në protestë për mbrojtjen nga prerja dhe shfrytëzimi i të masivit pyjor të Sheshe Bulqizë.

Me pankarta në duar ata u mblodhën në qendër të qytetit duke kërkuar anulimin e koncensionit për shfrytëzimin e pyjeve shekulllore.

Krahas qytetarëve e shoqërisë civile që janë vënë në krye të qendresës,  protesta u mbështet edhe nga sportistët e njohur, vëllezërit Keta.

“Ngrihuni për të mbrojtur një të drejtë njerëzore, një e drejtë që natyra, Zoti e ka krijuar, ja ka dhënë Bulqizës”.

Ali Shehu, ish-kryetari i Këshillit Komunal tha se banorët po mbrojnë një të drejtë, përballë asaj që e cilësoi tentativë të pushteteve për të marrë gjithçka publike.

“Këshilli i komunës nuk ka marrë asnjë vendim për miratimin e një marrëveshje koncesionare”.

Vetë banorët përsëriten qëndrimin se do të mbrojnë deri në fund pyjet e Bulqizës, si një prej pasurive më të mëdha që ata kanë.

“Jemi të bashkuar, me gjak do ta mbrojmë”.

Disa ditë më parë, gratë e fshatrave të Fushë Bulqizës protestuan në malin ku kërkojnë që të mos lejohet prerja e pyjeve.

 

Lajme të lidhura

Para