• Kontakt
Monday, July 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Del bilanci/ “Tërbimi” i Erdoganit pas puçit, 70 mijë vetë në pranga, 121 mijë u pushuan nga puna

09:36 : 18/07/2018
në BOTA

Dy vjet zgjati gjendja e jashtëzakonshme në Turqi. Pas përpjekjes për puç në korrik 2016, presidenti Erdogan ka goditur ashpër. Tani hiqet gjendja e jashtëzakonshme. A do bëhet gjithçka më mirë? Bilanci është ky:

turqi

Pse është vendosur gjendja e jashtëzakonshme në Turqi?

Mbas përpjekjeve për puç më 15 korrik 2016 qeveria turke deklaroi se përgjegjës  janë anëtarë të Lëvizjes Gülen, që ndodhen në radhët e ushtrisë. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e quajti organizatë terroriste Lëvizjen Gülen dhe vendosi gjendjen e jashtëzakonshme për tre muaj, në mënyrë që të luftonte në mënyrë aktive kundër saj. Për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme qeveria mori të drejtën të reagonte pa dekrete. Kështu në institucionet shtetëtore u vendosën rregulla të reja.

Lexo edhe:

Zgjedhjet e 11 Majit/ Berisha: DHL ndryshoi kontratën për transportin e zarfeve me urdhër të Ramës!

Pas bllokimit të 2 mln € pasuri, fierakut i sekuestrohet “Lamborghini Urus Mansory”/ EMRI

Türkei Putschversuch (picture-alliance/abaca/F. Uludaglar)

Puçi ushtarak, 15.07.2015, njerëzit mblidhen në urën e Bosforit

Për shkak të shkarkimeve masive nga puna në shërbimet publike dhe arrestimet e shumta, opozita e quajti gjendjen e jashtëzakonshme si „puç civil dhe persekutim kundër kritikëve të qeverisë” dhe kërkoi heqjen e menjëhershme të gjendjes së jashtëzakonshme, por pa sukses. Gjendja e jashtëzakonshme u shty shtatë herë gjithsej.

Sa vetë janë arrestuar?

Gjatë gjendjes së jashtëzakonshe u lëshuan gjithsej 32 dekrete. Sipas të dhënave zyrtare në pyetje u morrën 160 mijë vetë dhe më shumë se 70 mijë vetë u arrestuan, mes tyre edhe gazetarë, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe politikanë të opozitës. Kundër 155 mijë vetëve u zhvilluan hetime për „anëtarësim në një organizatë terroriste”.

Türkei Hungerstreik - Nuriye Gülmen & Semih Özakca (DW/H. Köylü)

Me dekretet e gjendjes së jashtëzakonshme koha e mbajtjes në arrest u zgjat në 30 ditë. Kjo praktikë u përdor deri në fund të 2016. Vetëm pas një paralajmërimi nga Këshilli i Evropës, në fillim të vitit 2017, koha e mbajtjes në arrest u zvogëlua në 14 ditë.

Sa vetë u shkarkuan nga puna?

Gjatë dy vjetëve që zgjati gjendja e jashtëzakonshme u shkarkuan nga puna në shërbimin publik 121 131 vetë. Rreth 7 mijë vetë u shkarkuan nga universitetet, 5700 prej tyre nga forcat akademike. Po ashtu u mbyllën shkolla dhe qendra arsimore, për të cilat dyshohej se kishin lidhje me lëvizjen Gülen.

Të drejtat e zgjeruara nuk u përdorën vetëm kundër idhtarëve të Lëvizjes Gülen, por u përdorën edhe kundër forcave opozitare. Kështu për shembull në territoret kurde rreth 100 kryetarë bashkish u zëvendësuan nga administratorë të detyrueshëm dhe shumë politikanë kurdë u arrestuan. Organizata ndërkombëtare si OKB ose Këshilli i Evropës kanë kritikuar qeverinë turke për këtë dhe kanë folur për një „zhvillim alarmant”.

Si ka qenë puna me lirinë e shtypit?

Me dekretet e gjendjes së jashtëzakonshme u mbyllën 70 gazeta dhe 20 revista si dhe 34 stacione radioje, po ashtu si 30 shtëpi botimi dhe 33 stacione televizive. Hetimet kundër përfaqësuesve të mediave dhe arrestimet e gazetarëve për „propagandë në ndihmë të terrorizmit” ose “ofendimin e presidentit të shtetit” janë parë nga organizatat si në Turqi ashtu edhe jashtë saj.

Sipas të dhënave të sindikatës së gazetarëve në Turqi ndodhen 143 gazetarë në burg. Organizata “Reporterët pa kufi” ka tërhequr vëmendjen se me masat represive gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, shtypi u bë gjithnjë e më shumë njësoj. Në vitin 2010 Turqia ndodhej në vendin 138 në vlerësimin ndërkombëtar të vendeve për lirinë e shtypit. Ndërkohë Turqia ka përfunduar në vendin e 157.

Çfarë ndodh pas heqjes së gjendjes së jashëzakonshme?

Gjendja e jashtëzakonshme hiqet, por presidenti Erdogan do vazhdojë të qeverisë me dekrete. Sepse në sistemin e ri presidencial ai ka të drejtën që të rregullojë me dekrete presidenciale disa fusha. Siç është bërë deri tani me dekretet e gjendjes së jashtëzakonshme, edhe dekretet presidenciale kanë të drejtën si një ligj dhe madje me efekt të menjëhershëm.

Përveç kësaj qeveria ka ashpërsuar ligjin kundër terrorizmit. Projektligji për ligjin e ri parashikon që guvernatorët të kenë të drejtë të kufizojnë hyrjen dhe daljen në qytete për 15 ditë dhe po ashtu të drejtën që të ndalojnë grumbullimet. Për grumbullimet dhe protestat ligji parashikon që “ato nuk duhet të vështirësojnë jetën e përditshme.” Edhe për të dyshuarit për terrorizëm ekzistojnë rregulla të reja. Pasaportat e personave kundër të cilëve zhvillohen hetime për terrorizëm mund të konfiskohen për tre vjet. Ligjet e reja kritikohen sepse faktikisht ato vendosin një lloj gjendje të jashtëzakonshme.

DW

 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 Majit/ Berisha: DHL ndryshoi kontratën për transportin e zarfeve me urdhër të Ramës!

13:30 : 14/07/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Pas bllokimit të 2 mln € pasuri, fierakut i sekuestrohet “Lamborghini Urus Mansory”/ EMRI

13:30 : 14/07/2025
AKTUALITET

Vlorë/ E mitura dërgohet në spital me plumb në kokë

13:28 : 14/07/2025
AKTUALITET

Berisha: Zarfet me votat e diasporës u dorëzuan nga DHL me 10 maj, firmat kishin disa fjongo

13:23 : 14/07/2025
AKTUALITET

Lezhë/ Konsumoi fotoksinë, 72-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

13:14 : 14/07/2025
AKTUALITET

Dorëheqje masive në Elbasan! Largohen drejtues të lartë dhe administratorë të njësive vendore

13:06 : 14/07/2025
Para

Raporti/ E dinit që dhuna ka kosto? Ja sa dollarë për person është në Shqipëri

TË GJITHA

Zgjedhjet e 11 Majit/ Berisha: DHL ndryshoi kontratën për transportin e zarfeve me urdhër të Ramës!

13:30 : 14/07/2025
Foto ilustruese

Pas bllokimit të 2 mln € pasuri, fierakut i sekuestrohet “Lamborghini Urus Mansory”/ EMRI

13:30 : 14/07/2025

Vlorë/ E mitura dërgohet në spital me plumb në kokë

13:28 : 14/07/2025

Berisha: Zarfet me votat e diasporës u dorëzuan nga DHL me 10 maj, firmat kishin disa fjongo

13:23 : 14/07/2025

Lezhë/ Konsumoi fotoksinë, 72-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

13:14 : 14/07/2025

Dorëheqje masive në Elbasan! Largohen drejtues të lartë dhe administratorë të njësive vendore

13:06 : 14/07/2025

Pas Thethit/ Valbona, Vlora, Saranda, Velipoja, Shiroka, Shqipëria e ‘Xanun’ në shitjen Rama

13:02 : 14/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com