Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo shkarkohet përfundimisht

Nuk kthehet në detyrë gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, Kolegji i Posaçëm i Apelimit la sot në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i cili vendosi shkarkimin e tij.

“Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryesuar nga Luan Daci, relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo, sot, më datë 17.07.2018, ora 10:00, në dhomë këshillimi, bazuar në nenin 66/1 – a, të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi unanimisht:

Lënien në fuqi të vendimit nr.12, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Fatos Lulo” thuhet në njoftimin e këtij institucioni.

Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë.

Më 25 prill 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit publikoi vendimin e zbardhur lidhur me shkarkimin e gjyqtarit të gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo.

Lexo edhe:

Vendimi i përbërë nga 23 faqe tregon  se gjyqtari nuk ka arritur të vërtetojë ligjshmërin e një pasurie prej 48 milionë lekë.

Nga analiza e bërë për të ardhurat e ligjshme rezulton se gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Fatos Lulo ka arritur të dokumentojë pasurinë në vlerën 30 milionë lekë, ndërkohë që pasuria e deklaruar nga ana e tij dhe kap vlerën e mbi 78 milionë lekëve. Pra diferenca prej 48 milonë lekë është e pajustifikueshme.

 

Lajme të lidhura

Para