• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Superngarkesat me drogë, ja si mashtron qeveria për raportin e Antidrogës Italiane

19:12 : 16/07/2018
në KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Raporti vjetor i Drejtorisë së Antidrogës Italiane rrëzoi në mënyrë spektakolare propagandën e qeverisë shqiptare se “e ka nxjerrë vendin nga harta e trafikimit të narkotikëve”.
Antimafia Italiane e rendit Shqipërisë si vendin kryesor të trafikimit të kanabisit për vitin 2017, si edhe pikë kyçe për depozitimin e lëndëve të forta narkotike, me prejardhje nga Azia dhe Amerika Latine, para se ajo të shpërndahet në Europën Perëndimore.

Autoritetet italiane raportojnë për mbi 90 ton kanabis të kapur gjatë vitit 2017, me burim kryesor Shqipërinë. Por qeveria shqiptare, nëpërmjet Ministrisë së Brendshme, u mundua të mohojë zyrtarisht këto shifra.

Në një reagim zyrtar, pas publikimit të Raportit Vjetor të DNA, Ministria e Brendshme “sqaroi” publikun se “…Duke u ndalur tek Raporti i Antidrogës italiane (DCSA), (faqja 35), shifra prej rreth 90 ton kanabis evidentohet si e sekuestruar përgjatë gjithë 2017 në gjithë territorin kombëtar italian, dhe jo si sasi e trafikuar nga Shqipëria”.

Në fakt, në raportin e autoriteteve italiane, thuhet shprehimisht se ” “Në lidhje me vendet e paramenduara të prejardhjes së marijuanës së përcjellë nëpërmjet detit, sasitë më të mëdha vinin nga Shqipëria, i cili konfirmohet të jetë vendi i origjinës për pjesën më të madhe të sasive të kapura, prej 15.805,42 kg”.

Lexo edhe:

TikTok u mbyll, por adoleshentët vazhdojnë të vriten

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Avokati i autorit: Ngjarje e çastit, autori shprehu pendesë

Autoritetet më të larta të Antidrogës italianë, përfshirë edhe Drejtuesit e njëpasnjëshëm të Antimafias, kanë deklaruar në Tiranë se “sasia e sekuestruar, në rastin më të mirë, është sa 1/10 e asaj që trafikohet”. Pra, edhe për vitin 2017, sasia e trafikuar e marijuanës nga Shqipëria drejt Italisë mund të numërohet në rendin e rreth 150 ton.

Gjithësesi, duke qëndruar tek të dhënat zyrtare të raportit të Antimafias për vitin 2017, qeveria shqiptare, nëpërmjet Ministrisë së Brendshme, tenton të lexojë të shkëputur nga konteksti raportin italian. Shifra prej 15 tonësh të sekuestruar gjatë vitit 2017, lidhet vetëm me trafikun nëpërmjet rrugës detare.

Antidroga italiane e përmend shpesh Shqipërisë si vendin e origjinës dhe trafikimit të narkotikëve, nëpërmjet rrugëve detare, por edhe me anën e rrugës tokësore, të njohur si “Linja e Ballkanit”.

Raporti përmend si vend trafikimi të kanabisit edhe Maqedoninë, por që e lidh në mënyrë të drejtëpërdrejtë me Shqipërinë. Shkruan raporti: “Marijuana mbërrin në Maqedoni, nëpërmjet Shqipërisë, për të hyrë më pas në disa vende të tjera ballkanike, nga ku mbërrin në tregun e konsumit të Bashkimit Europian”.

Pra, sasisë prej 15 tonësh të kapur në rrugë detare, i shtohet në mënyrë të ndjeshme edhe marijuana e trafikuar në rrugë tokësore. Raporti përmend grupet serbo-malazeze, të cilat, pasi marrin në dorëzim lëndën narkotike me prejardhje nga Shqipëria dhe të kaluar në Maqedoni, e shpërndajnë atë në zonën veriore të Italisë.

Raporti përmend edhe rrugën tokësore të trafikimit të kanabisit nga Shqipëria në Greqi, e më tej në vende të ndryshme të Bashkimit Europian. Duhet mbajtur në vemendje se, pikërisht, nëpërmjet kësaj linje, autoritetet italiane zbuluan sasinë më të madhe të kapur ndonjëherë në një operacion të vetëm.

Në brigjet puljeze, një skaf i madh, me drejtues shqiptarë, ishte nisur nga Greqia me një ngarkesë mbi 8 ton kanabis. Autoritetet shqiptare nxituan të mohonin në atë kohë se droga ishte me prejardhje nga Shqipëria. Por raporti italian për vitin 2017 fakton se ajo ngarkesë ishte nisur nga vendi ynë.

Gjithësesi, ajo që përben shqetësim të madh për autoritet italiane dhe më tej, ato ndërkombëtare, është roli i Shqipërisë në trafikun e drogave të forta, kokainë dhe heroinë. Ministria e Brendshme Shqiptare, në reagimin e saj, e përmend shkarazi këtë problematikë, me renditjen vetëm të disa shifrave, duke iu shmangur rolit të Shqipërisë në trafikun e këtyre lloj narkotikëve.

“Ngarkesat e kokainës që, nëpërmjet rrugëve detare mbërrijnë në zonën ballkanike, përfshihen në trafik së bashku me lëndë të tjera, të cilat, nëpërmjet të njëjtës linjë mbërrijnë në Shqipëri dhe më tej, nëpërmjet detit mbërrijnë në brigjet italiane”, thuhet në raport.

Autoritetet italiane vijojnë më tej: “Pjesa më e madhe e ngarkesave me heroinë që hyn në Itali vjen nga ‘Linja e Ballkanit’. Lënda narkotike, pasi kalon në territorin e Shqipërisë, nëpërmjet rrugëve detare, mbërrin në brigjet jugore të Italisë..”.

Të gjitha këto të dhëna, të detajuara në raportin voluminoz të Antidrogës Italiane, flasin vetëm për vitin 2017. Ndërkohë, vetëm në 6 muajt e parë të vitit 2018, janë sekuestruar rreth 16 ton kanabis. “Boldneës.al” ka përmbledhur pak ditë më parë rastet e sekuestrimit të kanabisit për këtë vit, të cilat kanë nisur që në ditën e parë të 2018.

Gjithashtu, deklarimet e qeverisë shqiptare se “vendi nuk është më në hartën e vendeve të trafikut të narkotikëve” janë rrëzuar edhe nga raporti vjetor 2017 i Komitetit Kundër Drogës i Kombeve të Bashkuara (UNDOC). Organizata Ndërkombëtare shkruan se “të dhënat e vetë UNDOC, por edhe të EUROPOL, e vendosin Shqipërinë në një pozitë shumë të lartë ndër vendet që trafikojnë kanabisin drejt Europës. Shqipëria “konkuron” për trafikun e kanabisit vetëm me Marokun”.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

TikTok u mbyll, por adoleshentët vazhdojnë të vriten

18:55 : 17/08/2025
AKTUALITET

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Avokati i autorit: Ngjarje e çastit, autori shprehu pendesë

18:35 : 17/08/2025
BOTA

Liderët europianë dhe Zelensky diskutojnë para takimit me Trump në Uashington

18:14 : 17/08/2025
AKTUALITET

Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq, 14-vjeçari përlotet në gjykatë: Ishte grindje e momentit

17:55 : 17/08/2025
AKTUALITET

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, gjykata lë në burg autorin dhe familjarët e tij

17:37 : 17/08/2025
AKTUALITET

Itali/ 20-vjeçari shqiptar kapet duke shpërndarë kokainë në Peruxhia

17:17 : 17/08/2025
Para

Këta janë aktorët më të paguar në Turqi

TË GJITHA

TikTok u mbyll, por adoleshentët vazhdojnë të vriten

18:55 : 17/08/2025

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq/ Avokati i autorit: Ngjarje e çastit, autori shprehu pendesë

18:35 : 17/08/2025

Liderët europianë dhe Zelensky diskutojnë para takimit me Trump në Uashington

18:14 : 17/08/2025

Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Maliq, 14-vjeçari përlotet në gjykatë: Ishte grindje e momentit

17:55 : 17/08/2025

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, gjykata lë në burg autorin dhe familjarët e tij

17:37 : 17/08/2025

Itali/ 20-vjeçari shqiptar kapet duke shpërndarë kokainë në Peruxhia

17:17 : 17/08/2025

E rëndë në Korçë, 70-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni

16:54 : 17/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com