Gadishulli i Ballkanit  po ndikohet nga zonë e zgjeruar e presionit të Lartë (A) atmosferik  me qëndër kryesore të pozicionuar në ishujt Britanikë i cili do të kushtëzojë fillimin e javës në vendin tonë dhe Kosovë mot të qëndrueshëm. 
E Hënë 16 Korrik 2018 
Dita e Hënë dt 16 Korrik  moti do të jetë me diell  përgjatë vijës bregdetare dhe vranësira në zonat malore pjesërisht dhe në zonat e ulëta. 
Era do të jetë  e lehtë me drejtim Jugperëndim (SW)  me shpejtësi  7 m/sek në bregdet. 
Valëzimi do të  jetë i forcës 2 me lartësi  vale 0,3 deri në 0,5 metër  në det  të hapur. 
Temperaturat do të jenë me rënie të lehtë.
Temperaturat min dhe max:
Zonat  malore – 14/32°C ;
Zonat e  ulëta – 19/33°C;
Zonat  bregdetare – 20/33°C.
E Hënë 16 Korrik  2018
Kosova per ditën e Hënë dt 16 Korrik do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në mesditë do të pasohen nga rreshje shiu. Temperaturat e mesditës parashikohen të shënojnë vlera nga 25°C deri në 28°C .
E Martë 17 Korrik 2018 
Dita e Martë dt 17 Korrik  moti do të jetë me  alternime kthjelliemsh dhe vranësira mesatare deri të dendura të cilat do të pasohen nga rreshje shiu në Ultësirën Perëndimore dhe zonat malore ku nuk do të mungojnë edhe rebeshe të shkurtra.
 Era do të jetë  e lehtë me drejtim Jugperëndim (SW)  me shpejtësi  8-15 m/sek në bregdet. 
Valëzimi do të  jetë i forcës 3-4 me lartësi  vale 1.0 deri në 1,5 metër  në det  të hapur. 
Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat min dhe max:
Zonat  malore – 16/29°C  ;
Zonat e  ulëta           19/32°C;
Zonat  bregdetare    20/32°C.
 
	    	















