Të gjithë burrat kanë në mendjen e tyre një grua ideale, për të cilën aspirojnë. Edhe pse idealet janë të vështira për t’u arritur, ka disa karakteristika të rëndësishme fizike apo intelektuale nga të cilat nuk hiqet dot dorë.
Për dikë, idealja do ishte një grua e fortë dhe e shkathët, për dikë tjetër një grua e qetë.
Yjet na udhëzojnë në zgjedhjen e partneres së duhur.
E nëse je grua, mund të zbulosh se me cilën shenjë do shkoje më shumë
DASHI – Gruaja ideale për ju është ajo që nuk fitohet lehtë. Keni nevojë të keni pranë një grua të qeshur dhe me energji, kurajoze dhe gati për aventura. Duhet të dijë t’i përballojë grindjet dhe nga ana tjetër të jetë lozonjare. Nuk të pëlqen idea që të kesh në krahë një grua shumë të nënshtruar ndaj teje dhe doni që t’ju mbajë edhe mëri (pa ia dalë në fund, sigurisht)
Nëse je një grua Dashi, mund të joshësh me lehtësi burrat e Luanit, të cilët duan gratë e forta dhe shpërthyese në krahë të tyre.
DEMI – Ti je një burrë me kokën ‘në vend’ dhe nuk ke nevojë të kesh në krahë një grua shumë realiste sepse të pëlqen të jesh ti pikë referimi në çift dhe jo anasjelltas. Gruaja jote ideale është e dashur dhe të japë shumë në shtrat, e aftë të ndezë tek ty zjarrin e pasionit.
Nuk duhet të jetë shumë e paparashikuar. E rëndësishme është që ti të shohësh tek ajo një nënë të mirë për fëmijët e tu.
Nëse je një grua Demi, pavarësisht se Akrepët janë shumë ndryshe nga ty, ju bashkon një tërheqje e fortë fizike dhe seksuale.
BINJAKËT – Ideali yt për femrat ndërron çdo ditë dhe mund të thuhet se ti nuk ke një imazh të qartë për gruan që do doje të kishe në krah.
Për ty e rëndësishme është që të përputhesh nga ana mendore me gratë, sepse aty nis një marrëdhënie për shenjën tuaj.
Për të përballuar një karakter si i yti, duhet me siguri një grua që nuk kërkon shumë dhe e nënshtruar, që në të njëjtën kohë, nuk të jep shumë konfirme.
Nëse je një grua Binjakët, me qetësinë dhe humorin tënd, mund të tërheqës pas vetes ndonjë shpirt të lirë si Ujori.
GAFORRJA – Gruaja jote ideale duhet të jetë tejet e ndjeshme sepse ti ndryshon vazhdimisht gjendjen shpirtërore dhe dëshiron që ajo ta kuptojë dhe të reagojë.
Të dashurojë fëmijët, kafshët dhe të jetë e gatshme të presë në shtëpi të gjithë ata që do ti.
Duhet të jetë një grua e ëmbël, romantike dhe shumë e dashur. Është e rëndësishme të shkojë mirë me mamanë tënde dhe të ndajë me ty vlerën e familjes.
Nëse je një grua Gaforre, burrat e Peshqve janë të vetmit që mund të kuptojnë se çfarë fshihet në të vërtetë pas lotëve të tu.
LUANI – Një burrë si ty ka nevojë të ketë në krah një grua të bukur dhe të pashme, që t’ia tregosh botës mbarë. Nuk duhet të jetë dakord me gjithçka thua, por në publik duhet të shtiret sikur është dhe kjo të lejon të ndërtosh me të një marrëdhënie intense dhe bashkëvepruese.
Të jetë një grua pasionale, por jo domosdoshmërisht iniciuese, pasi ty të pëlqen idea të mund të marrësh vendime në vend të saj.
Nëse je një grua Luan, burrat e Peshores të mbushin me komplimenta dhe të bëjnë të ndihesh gruaja më e bukur në botë.
VIRGJËRESHA – Tek gruaja jote ideale kërkon diçka që të të kompletojë. Ke nevojë për një grua të ndjeshme dhe të dashur, e cila di të nxjerrë në pah anën tënde më të butë . idea e një gruaje në karrierë të çmend. Je i papërkulur karshi nivelit të saj të inteligjencës dhe preferon që të ketë nivel më të lartë se tëndin. Do doje të flisje me të për gjithçka. Kuptimi nga ana mendore me dikë për ty është më e rëndësishme se tërheqja fizike.
Nëse je grua e shenjës së Virgjëreshës, mos nënvlerësoni fuqinë emocionale të Gaforres. Me ëmbëlsinë e tyre, arrijnë t’ju ‘nxjerrin’ çfarë mbani brenda vetes.
PESHORJA – Dikush mund të mendojë se gruaja jote ideale duhet të jetë shumë e bukur, por në të vërtetë, kjo nuk është e rëndësishme. Për ju e rëndësishme është që ajo t’ju kujtojë çdo ditë sa i bukur je, i rafinuar dhe shik.
Vaniteti merr shpesh epërsi ndaj jush. Ajo duhet të jetë elegante në mënyrat e saj. E rëndësishme është të jetë e kuptueshme dhe mos t’ju detyrojë të bëni zgjedhje të cilat mund t’i bëjë ajo vetë.
Nëse je një grua Peshore, Binjakët janë shenja që arrijnë me siguri të tërheqin vëmendjen tuaj me stilet e tyre joshëse.
AKREPI – I përket shenjave të ujit dhe për ty është e rëndësishme të kesh në krah një grua të ëmbël, të dashur dhe të ndjeshme. Të pëlqejnë situatat e komplikuara, sidomos nëse do të të duhet të luftosh për ta bërë për vete në fillim të lidhjes suaj. Nuk do ta pranosh, por vetëm një grua e durueshme mund të përballojë ulje ngritjet e humorit tënd.
Veshjet e saj intime duhet të jenë se s’bën seksi.
Nëse je një grua Akrep, të ngrohësh zemrat e Bricjapëve të akullt, mund të jetë e këndshme dhe provë ‘pikante’, në të cilën mund të ‘çimentoseni’ bashkë.
SHIGJETARI – Gruaja jote ideale përfaqëson gjithçka që ti vetë do doje të ishe, por shpesh nuk je për shkak të gjykimit që mund të kenë të tjerët për ty. Duhet të jetë një grua e lirë, e pavarur, e shkëlqyer dhe tmerrësisht tërheqëse. Do të mund të flasësh me të për tema filozofie, fetare, apo tema të fshehta.
Nuk duhet të jetë në asnjë mënyrë një grua që vishet thjeshtë dhe duhet të dijë të të surprizojë në mënyra të ndryshme, edhe nën çarçafë.
Nëse je një grua Shigjetar, me Dashin mund të ndërtosh një raport shumë të zjarrtë, të përbërë nga sherre që zgjidhen po ashtu me pasion.
BRICJAPI – Ti ke nevojë për kohën tënde dhe gruaja ideale për ty duhet të dijë të respektojë këtë gjë, edhe pse ndonjë herë kjo do të thotë që ajo duhet të mbajë gjallë entuziasmin pa marrë asgjë në këmbim nga ana jote.
Duhet të jetë një grua që të dijë të rezistojë dhe të mos ketë luhatje humori. Në sferën seksuale, ke pretekstin që ajo duhet të kuptojë çdo gjë që ti dëshiron, pa nxjerrë fjalë.
Nëse je një grua Bricjap, meshkujt e shenjës së Virgjëreshës bëjnë për ty.
UJORI – Si fillim, gruaja ideale për ty nuk ekziston. Kur bëhet fjalë për këtë, ti shtyhet drejt realitetit, ndaj të duket sikur nuk arrin kurrë perfeksionin.
Gruaja ideale për ty duhet të ketë ndonjë veçori fizike apo karakteriale që të të ‘godasë’. Duhet të respektohë hapësirat e tua dhe duhet të të kërkojë vetëm kur ti ke dëshirë.
Nëse je një grua Ujori, me Shigjetarin mund të ndihesh shumë mirë. Janë të gatshëm të eksperimentojnë gjithçka që dëshiron!
PESHQIT – Gruaja jote ideale duhet të ketë diçka përrallore, si flokët, apo mënyrën e të folurit.
Ti ke ideale të mëdha romantike dhe ke nevojë që dikush ta ndajë këtë me ty. Të pëlqen idea e një gruaje së cilës do mund t’i nënshtroheshe edhe pse në të vërtetë, nënshtrohesh vetëm kur të leverdis.
Gruaja jote ideale duhet të jetë një dëgjuese e mirë e tregimeve të tua (edhe kur pak janë të vërteta).
Nëse je një grua e Peshqve, mund të shkosh mirë me Demin nëse je në kërkim të stabilitetit, të cilët nga ana e tyre kërkojnë një muzë frymëzimi.