• Kontakt
Sunday, August 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Sot Belgjikë-Angli, luhet për bronzin dhe Këpucën e Artë

08:12 : 14/07/2018
në SPORT

Ndeshja për vendin e tretë dhe të katërt (e shtunë, ora 16:00) është një nga ato që asnjë skuadër nuk ka dëshira ta luajë. Belgjika dhe Anglia kanë shkuar një hap larg finales së madhe, por tani do të duhet të kënaqen me medaljen e bronzit. Humbja 1-0 e pësuar nga Belgjika kundër Francës të martën e kaluar nuk ka qenë një befasi e vërtetë, por ka vënë në dukje disa mangësi të belgëve.

Franca ka neutralizuar talentet e “Djajve të Kuq” me një organizim të mirë në mbrojtje, duke treguar se trajneri Roberto Martinez nuk kishte një plan B. Këmbët magjike të Eden Hazard kanë dhuruar disa shkëndija, por Kevin de Bruyne ka bërë një paraqitje anonime, me përjashtim të një pasimi të bukur për Romelu Lukaku.

Kjo, në mënyrë të çuditshme, mund të shpjegohet nga mungesa e Thomas Meunier. Pa një alternativë në ekip, Roberto Martinez ka qenë i detyruar të përdorë skemën me katër mbrojtjes kundër Francës. Vendimi për ta pozicionuar De Bruyne në rolin e mesfushorit ka qenë i gabuar.

Loja e tij ka qenë në kontrast me atë të bërë kundër Brazilit, por me kthimin e Meunier nga skualifikimi ka shumë mundësi që ta shohim yllin e Manchester City të kthehet të shkëlqejë. Edhe gjysmëfinalja e Anglisë ka qenë po aq e dhimbshme.

Lexo edhe:

Takimi Trump-Putin në Alaska, nuk ka pa ftesë për Zelenskyn

Nuk mbahet shteti me hua! 14 zjarre aktive, Çekia dërgon helikopter në Kuçovë

Madje, ata kaluan në avantazh në fillimin e takimit kundër Kroacisë falë një goditje dënimi perfekte Trippier dhe është akoma e pashpjegueshme sesi “Tre Luanët” nuk e mbyllën ndeshjen në 45 minutat e para, në të cilat kanë krijuar disa raste. Pjesa e dytë ka qenë një histori tjetër, me lojtarët e Gareth Southgate që janë kthyer të jenë nervozë dhe në ankth si paraardhësit e tyre në Botërorët e kaluar. Kroacia ka rritur ritmin e lojës dhe ka gjetur golin e barazimit me Ivan Perisic.

Ky moment ka rritur besimin në vete të Modric me shokë dhe, pavarësisht se ata kishin luajtur dy ndeshje nga 120 minuta para sfidës me Anglinë, arritën të gjenin golin e fitores me Mario Mandzukic, që ka ardhur pas një gabimi në mbrojtje të anglezëve. Edhe pse ndeshja për vendin e tretë nuk ishte ajo që shpresonin këto dy skuadra, nuk është një arritje e vogël të jesh pjesë e katër më të mirave të Botërorit.

Për më tepër, Harry Kane dhe Romelu Lukaku do të garojnë për Këpucën e Artë. Anglezi kryeson me gjashtë gola, ndërsa Lukaku ka shënuar vetëm katër. Të dy do të kërkojnë të shënojnë pasditen e sotme dhe, duke marrë parasysh paraqitjet e tyre në ndeshjet e fundit të luajtura me kombëtaren, ka shumë mundësi që të dy të gjejnë rrugën e golit, që nuk ka munguar kurrë në ndeshjen për vendin e tretë dhe të katërt. Në fakt, janë realizuar të paktën tre gola në çdo ndeshje për medaljen e bronzit që nga 1974-a dhe vetëm në një nga gjashtë të fundit janë shënuar më pak se katër gola.

Përballjet direkte
Belgjika dhe Anglia do të ndeshen për herë të dytë në këtë Kupë të Botës, me Belgjikën që ka fituar 1-0 ndeshjen e grupit. Para tij takimi, Anglia kishte humbur vetëm një nga 21 përballjet e mëparshme, duke fituar 15 herë dhe duke barazuar 5 herë të tjera.

Statistika
– Belgjika dhe Anglia janë skuadrat e para që do të përballen për herë të dytë në të njëjtin Botëror, që nga koha e Turqi-Brazil në 2002-in.
– Belgjika ka luajtur një herë tjetër në të kaluarën për vendin e tretë, duke u mundur 4-2 nga Franca në 1986-ën.

– Belgjika ka humbur vetëm dy nga 26 ndeshjet që ka zhvilluar nën drejtimin e trajnerit Roberto Martinez.
– Ndeshja e vetme e Anglisë për vendin e tretë ka qenë në 1990-ën, kur ata janë mundur 2-1 nga Italia.

– Romelu Lukaku ka shënuar 23 gola në 23 ndeshjet e luajtura me Belgjikën nën drejtimin e Roberto Martinez, por nuk ka shënuar në tri të fundit. ai nuk ka luajtur kurrë katër ndeshje radhazi pa shënuar gol me kombëtaren, që nga koha që spanjolli ka marrë drejtimin e Belgjikës.

– Harry Kane ka bërë vetëm një gjuajtje drejt portës në tri ndeshjet e fundit të Botërorit – penalltia kundër Kolumbisë në 1/8-at. Kane nuk ka goditur portën në katër orë dhe 33 minutat e fundit që ka qenë në fushë në këtë Botëror.
– Ajo kundër Kroacisë ka qenë humbje e 100-të për Anglinë në ndeshje zyrtare.

Lajme të lidhura

BOTA

Takimi Trump-Putin në Alaska, nuk ka pa ftesë për Zelenskyn

19:45 : 10/08/2025
AKTUALITET

Nuk mbahet shteti me hua! 14 zjarre aktive, Çekia dërgon helikopter në Kuçovë

19:32 : 10/08/2025
AKTUALITET

Poliçan/ Kodrat pranë Uzinës së Armëve përfshihen sërish nga flakët

19:16 : 10/08/2025
RAJONI

Vrasja e trefishtë në Gjilan, policia shpall në kërkim dy djemtë e autorit

18:47 : 10/08/2025
AKTUALITET

AGSH i kërkon ndërkombëtarëve ndërhyrje pas ndërprerjes së transmetimit të News24

18:24 : 10/08/2025
AKTUALITET

Bllokohet aksi kombëtar Laç-Lezhë, radhë kilometrike automjetesh 

18:06 : 10/08/2025
Para

Bëni seks në mëngjes, ja çfarë dobish të rëndësishme ka!

TË GJITHA

Takimi Trump-Putin në Alaska, nuk ka pa ftesë për Zelenskyn

19:45 : 10/08/2025

Nuk mbahet shteti me hua! 14 zjarre aktive, Çekia dërgon helikopter në Kuçovë

19:32 : 10/08/2025

Poliçan/ Kodrat pranë Uzinës së Armëve përfshihen sërish nga flakët

19:16 : 10/08/2025

Vrasja e trefishtë në Gjilan, policia shpall në kërkim dy djemtë e autorit

18:47 : 10/08/2025

AGSH i kërkon ndërkombëtarëve ndërhyrje pas ndërprerjes së transmetimit të News24

18:24 : 10/08/2025

Bllokohet aksi kombëtar Laç-Lezhë, radhë kilometrike automjetesh 

18:06 : 10/08/2025

Shpërthen vullkani Etna në Siçili, bllokohet trafiku ajror

17:45 : 10/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com