• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përgjimet/ “Çfarë ke bërë…”, e pyeste gruaja. Si u arrestua në Tiranë vrasësi i prostitutës

08:36 : 14/07/2018
në AKTUALITET, KRONIKE

Detaje të reja mesohen lidhur me arrestimin e 42-vjeçarit Ylli alias Fatmir Vangjelaj, dt ditë më parë në kryeqytet, i dënuar për vrasjen në bashkëpunim, të një prostitutë ekuadoriane në vitin 1999 në Itali.

Pas policisë shqiptare, karabinierët në Itali kanë dhënë detaje të reja lidhur me aksionin policor, një bashkëpunim mes policisë shqiptare dhe asaj italiane, që u finalizua në Tiranë këtë të enjte.

la-conferenza-stampa-dei-carabinieri-133978.660x368

Arratisja pas vrasjes 

Lexo edhe:

Bulqizë/ Sëmundja e murtajës, ngordhin 150 bagëti të imta në Val të Martaneshit

“Sfidë vendimtare”/ Sylvinho para Letonisë: Kemi shumë alternativa, formacionin e vendos nesër

Pas krimit në Itali, Vangjelaj shkoi në provincën e Chieti-t, duke u fshehur pas një identiteti të rremë.

Në vitin 2006, ai lindi një fëmijë me partnerin e tij dhe, pas kapjes së një prej bashkëpunëtorëve të tij Robert Ziu në SHBA, ai përdorte identitetin e të vëllait. Pas arrestimit të këtij të fundit në Shqipëri në vitin 2010, Vangjelaj ndërroi sërish identitet. Kohë, kur karabinierët arritën të identifikonin partneren dhe vajzën tashmë 12 vjeçe të Vangjelajt, duke mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e tyre dhe udhëtimet e vazhdueshme mes Shqipërisë e Italisë.

Pikërisht kohët e fundit, efektivët italianë ndërmorën një ndjekje intensive ndaj tyre që vijoi më tej në Shqipëri. Pas disa ditësh nën mbikëqyrje në Tiranë, u vendos të ndërhyje, pasi e shoqja dhe vajza u bashkuan me Vangjelaj në kryeqytetin shqiptar, ku raportohet se i kërkuari punonte si murator.

Arrestimi në Tiranë

Ai u vu në pranga të enjten në banesë pa bërë rezistencë, teksa po bëhej gati për të shkuar në punë.

“Ishte më i vështiri nga të tre për tu kapur, sepse kishte ndërruar disa identitete”, tha një zyrtar i policisë italiane për mediat lokale.

Karabinierët shpjeguan se gjatë përgjimeve është dëgjuar partnerja e 42-vjeçarit ta pyesë se çfarë ka bërë në Piacenza, ndërsa ai kurrë nuk i ka treguar lidhur me vrasjen e ndodhur 9 dhjetorin e vitit 1999.

Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e 42-vjeçarit, në një operacion të koduar “Fundi i arratisë”, një bashkëpunim mes forcave policore shqiptare dhe Interforcës italiane:

Operacioni nga shërbimet e Drejtorisë Hetimore Qendrore në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Njësinë Operacionale të Drejtorisë Hetimore Qendrore si dhe në koordinim me shërbimin Policor Italian “Interforze” në Shqipëri.

Pas 10 vitesh kërkim, nga drejtësia Shqiptare dhe ajo Italiane, ndalohet 42 vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”.

Më datë 12.07.2018, në sajë të shkëmbimit të informacioneve në kohë rekord midis strukturave të Policisë Shqiptare dhe asaj Italiane, në kuadër të operacionit policor i koduar “Fundi i arratisë”, u bë lokalizimi dhe kapja e shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

– Ylli (Fatmir), Vangjelaj, 42 vjeç, banues në Vlorë.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë me shkresën Nr. 3077 të datës 24.04.09 ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit Nr.45 të datës 25.03.09 të Gjykatës së Rrethit Vlorë e cila e ka dënuar me 23 vjet burg, për veprën penale të “Vrasje me dashje kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 76 e 25 i Kodit Penal.

Vrasja për të cilën është dënuar ky shtetas është kryer në Itali në vitin 1999, si porosi e një grupi kriminal, ku është vrarë një shtetase ekuadoriane e cila dyshohej se punonte si prostitutë.

Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– një automjet i markës “Wolksvagen Passat”.

– një leje drejtimi e cila dyshohet e fallsifikuar pasi përmbante gjeneralitetet e të vëllait të personit të kërkuar.

– dy telefona celular.

Gjatë arrestimit, iu gjet me vete edhe një leje drejtimi e cila dyshohet e falsifikuar pasi përmbante gjeneralitetet e të vëllait.

Ky shtetas ju dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë për ekzekutimin e vendimit penal, pasi Gjykata e Vlorës ka njohur vendimin penal të Gjykatës Italiane e cila e ka dënuar këtë shtetas me 23 vite burg.

Dy bashkëpunëtorët në krim

Bashkë me 42-vjeçarin e arrestuar këtë të enjte, për këtë krim drejtësia italiane ka dënuar me burg edhe dy shqiptarë të tjerë: Robert Ziu dhe Erjon Sejdiraj. Te tre, sipas hetuesve italiane, ishin pjesë e grupit kriminal që mori vendimin për vrasjen e vajzës ekuadoriane Ponce Ramirez.

Betty Ramirez

I pari, sipas raportimeve të mediave italiane, rezulton i arrestuar në vitin 2006 në SHBA, pas dënimit me 23 vite burgim marrë në mungesë në Itali.

Ndërsa tjetri Erjon Sejdiraj, që sipas hetuesve italianë ishte kreu i grupit kriminal, ndodhet pas hekurave në Belgjikë. Për vite me radhë, pas krimit në Itali, ai u fsheh në Geluwe të Belgjikës, ku ndërtoi edhe familje, u martua me Evelyne P. dhe bëri tre fëmije. Por, Sejdiraj u zbulua dhe u arrestua rreth tre vite më parë në Belgjikë dhe pret ekstradimin në Itali, ku është dënuar me burg përjetë.

Erjon Sejdiraj

Ka qenë një telefonatë me një numër belg që ai ka bërë me prindërit e të tij në Itali, që policia italiane të vihej në gjurmët e Sejdirajt.

Sipas mediave belge, Sejdiraj ndodhet pas hekurave në Belgjikë, pasi në shtetin belg ndaj shqiptarit është i hapur një proces gjyqësor, ku akuzohet për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh. Seanca e radhës ndaj tij, sipas të njëjtave burime, është planifikuar për në 8 Tetor.

Vrasja makabre e prostitutës

Betty Yadira Ponce Ramirez, e reja që sipas hetuesve italiane punonte si prostitutë në Itali, u rrëmbye më 9 Dhjetor 1999. Më 20 shkurt 2000, kufoma e saj është gjetur përgjatë brigjeve të lumit “Po” në Monza.

kufoma

Dy muaj më vonë, autoritet italiane identifikuar tre shqiptarët si autorë të dyshuar të krimit.

Sipas hetuesve, vajza ekuadoriane u rrëmbye, torturua dhe u mby të lumë nga anetaret e bandes kriminale, të cilët që donin të dëshmonin me këtë akt dominimin e tyre mbi grupet e tjera rivale.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bulqizë/ Sëmundja e murtajës, ngordhin 150 bagëti të imta në Val të Martaneshit

16:56 : 09/06/2025
SPORT

“Sfidë vendimtare”/ Sylvinho para Letonisë: Kemi shumë alternativa, formacionin e vendos nesër

16:47 : 09/06/2025
AKTUALITET

Air Albania braktis pasagjerët 10 minuta para nisjes nga Malpensa në Tiranë

16:46 : 09/06/2025
SPORT

Shqipëria sfidon Letoninë, Asllani: Kanë trajner italian, do jetë ndeshje e vështirë taktike

16:32 : 09/06/2025
AKTUALITET

Xhorxhina Roçi rrëfen mes lotësh: Tentova vetëvrasjen, por rilinda…

16:26 : 09/06/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Nesho: Të manipuluara, nuk duhet të njihen! OSBE dhe BE kanë konstatuar parregullsi

16:22 : 09/06/2025
Para

I riu shqiptar gjendet i vdekur/ Hetimet: Shkroi një letër dhe vrau veten

TË GJITHA

Bulqizë/ Sëmundja e murtajës, ngordhin 150 bagëti të imta në Val të Martaneshit

16:56 : 09/06/2025

“Sfidë vendimtare”/ Sylvinho para Letonisë: Kemi shumë alternativa, formacionin e vendos nesër

16:47 : 09/06/2025

Air Albania braktis pasagjerët 10 minuta para nisjes nga Malpensa në Tiranë

16:46 : 09/06/2025

Shqipëria sfidon Letoninë, Asllani: Kanë trajner italian, do jetë ndeshje e vështirë taktike

16:32 : 09/06/2025

Xhorxhina Roçi rrëfen mes lotësh: Tentova vetëvrasjen, por rilinda…

16:26 : 09/06/2025

Zgjedhjet/ Nesho: Të manipuluara, nuk duhet të njihen! OSBE dhe BE kanë konstatuar parregullsi

16:22 : 09/06/2025

Zyrtare/ Pasuesi i Inzaghit te Interi, Cristian Chivu firmos kontratë 2-vjeçare

16:21 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com