• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

“Thanza”, shpëtim i përkohshëm për imazhin e dëmtuar të Komisionit të Vetingut

12:04 : 11/07/2018
në KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VETTING

Nga Boldnews.al

Shkarkimi i anëtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, pritet të jetë një formalitet, pasi Komisioni i Vetingut zbuloi se ai është dënuar me 40 ditë burg për vjedhje në vitin 1999, si edhe probleme të tjera në deklarimin e pasurisë.

Gjyqtari Thanza nuk pranoi të shpëtonte imazhin e tij, duke përfituar nga hapësira ligjore për dorëheqje para përfundimit të procesit të Vetingut. Ai, në këtë mënyrë i dha një “dorë suksesi” Komisionit të Vetingut, i cili, edhe pse në hapat e tij të parë, dyshohet për aplikimin e standarteve të dyfishta dhe vendimmarrje të diktuara nga maxhoranca qeverisëse.

Rasti “Thanza”, siç pritet, do të shfrytëzohet nga kryeministri Edi Rama për të treguar arritjet e Reformës së diskutueshme në Drejtësi. Nga ana tjetër, ky rast do të përdoret nga vetë Komisioni i Vetingut, me shpresë që të shmangë sa më shumë pikëpyetjet e ngritura mbi funksionimin e tij.

Komisioni i Vetingut dështoi të tregohet profesional në rastin e rivlerësimit të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, të cilit, nga verifikimet e vetë trupës së rivlerësimit, rezultonte me një apartament të fshehur në plazhin e Golemit, në Durrës.

Lexo edhe:

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

Ky fakt, i cili u bë i ditur gjatë seancës dëgjimore të Dedjas, u kundërshtuar nga ky i fundit, duke deklaruar se apartamenti ishte blerë nga vëllai i tij, por kontratat për energjinë elektrike dhe të ujit ishin regjistruar në emër të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas tij, ky akt ishte realizuar për faktin se vëllai i tij jetonte larg Durrësit dhe nuk kishte mundësi që të kryente pagesat e energjisë elektrike dhe ujit në qytetin bregdetar.

Ky justifikim, dukshëm i pabesueshëm, u mor në konsideratë nga Komisioni i Vetingut. Trupa gjyqësore, pas më pak se 48 orësh nga pretendimet e Bashkim Dedjas, i pranoi ato të mirëqena, duke vendosur rikonfirmimin e tij në detyrë.

Në harkun kohor ndërmjet seancës dëgjimore dhe vendimit, Komisioni i Vetingut nuk kishte asnjë mundësi reale për të verifikuar nëse vëllai i Bashkim Dedjas kishte apo jo të ardhura për të blerë një apartament në plazh. E, megjithatë, komisionerët vendosën që të rikonfirmonin në detyrë kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, edhe pse mbi të rëndon dyshimi i fortë se ka fshehur një apartament në plazh.

Bashkim Dedja është një prej zyrtarëve të lartë që ka dëshmuar afërsi të madhe me maxhorancën politike të Edi Ramës. Ai madje ndihmoi kryeministrin që të mos dështonte me Reformën në Drejtësi, duke u bërë promotor për rrëzimin dy herë, në Gjykatën Kushtetuese, të ankimimeve të opozitës dhe shoqatave të gjyqtarëve për disa ligjeve të paketës që i dha pushtet thuajse të plotë qeverisë mbi sistemin e drejtësisë.

Komisioni i Vetingut dështoi gjithashtu që të jepte një vendim të drejtë, të bazuar mbi gjetjet e veta, për Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku. Komisioni konstatoi se Marku kishte probleme të theksuara me aftësitë profesionale. Komisionerët dhe përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit vunë në dyshim kapacitetet e Arta Markut për të qenë prokurorë, aq më tepër të jetë drejtuese e Prokurorisë së Përgjithshme. Por, përtej gjetjeve të tyre, Komisioni i Vetingut vendosi ta rikonfirmojë në detyrë, duke shtuar dyshimet publike se vendimmarrja e tij ishte diktuar nga vullneti politik i maxhorancës qeverisëse.

Arta Marku u zgjodh në mesin e Dhjetorit 2017 vetëm me 69 votat e deputetëve të Partisë Socialiste, në një seancë aspak normale, pasi opozita kundërshtonte procedurën parlamentare, me anën e të cilës Prokuroria e Përgjithshme kalonte “nën varësinë” e kryeministrit. Kryeprokurorja e Përkohshmë, gjatë 8 muajve në detyrën e saj, nuk është munduar aspak që të dëshmojë se opozita nuk kishte të drejtë, duke u rreshtuar qartazi nën varësinë e urdhërave politikë të maxhorancës.

Krahas këtyre dy rasteve, Komisioni i Vetingut ka shënuar edhe të tjerë rekorde, në të cilat dallohet aplikimi i standarteve të dyfishta, ku përfshihen rikonfirmimi i gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Lajme të lidhura

SPORT

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025
SPORT

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025
RAJONI

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025
BOTA

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025
AKTUALITET

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025
Para

Trump me tone të ashpra: Gjermania e kontrolluar plotësisht nga Rusia!

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com