Një ditë më parë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kaloi në vetting gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Admir Thanza.
Sipas KPK-së, gjyqtari është me një sërë problemesh dhe nuk e justifikon dot pasurinë e tij.
Por Thanzës dje i doli edhe një dënim i fshehur, që e kishte marrë në Itali, ku ishte dënuar me 40 ditë burg e mijëra euro gjobë.
Gjatë fjalës së tij, Thanza dje u shpreh se dënimin e kishte marrë që të mbronte nipin e tij.
Por cila është perfomanca e Admir Thanzës në punën e tij.
Ketu keni materialin e plote per perfomancen e Admir Thanzes
Më poshtë keni të plotë materialin e KPK-së për persomancën e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë.
Objekti: Vlerësimi i performancës për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor
Subjekti: Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza
Periudha: Vitet 2017, 2016, 2015
Status: Vlerësim faktik-deskriptiv
Hyrje
Në përmbushje të misionit për më shumë transparencë me publikun, INFOCIP ka vlerësuar përmes analizës së të dhënave performancën profesionale të anëtarit të Gjykatës së Lartë, gjyqtarit Admir Thanza, sa i takon vonesave në kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor Ky vlerësim bazohet në të dhënat e grumbulluar nga INFOCIP gjatë tre viteve të fundit, në kuadër të programit kombëtar të monitorimit të gjykatave.
Të dhënat janë analizuar me kujdes për të sjellë para publikut, medias dhe instutucioneve të reja të sistemit të drejtësisë fashikullin me vlerësimin specifik për gjyqtarin Admir Thanza, aktualisht ne proces vetting-u.
Vlerësimi i performancës për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor mat dhe vlerëson treguesit për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor të rekurseve të relatuara nga gjyqtari A. Thanza nga momenti i regjistrimit të rekursit deri në vendimimin e çështjes gjyqësore. Po ashtu, ky vlerësim special mat kohën e arsyetimit dhe dorëzimit në sekretari të vendimeve për rekurset ku gjyqtari A. Thanza ka qenë relator i çështjes gjyqësore.
Vlerësimi i performancës për kohëzgjatjen e procesit gjyqësor në Kolegjin Civil
Viti 2017
Gjyqtari Admir Thanza ka qenë relator ne Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë për 34 çështje të vendimuara në 2017, nga 170 çështje gjithsej të vendimuar nga ky Kolegj . Gjyqtari A. Thanza ka vendimuar 1/5 e këtij totali.
Mesatarisht, gjyqtari A.Thanza ka vendimuar gjatë vitit 2017 me një frekuencë prej 2.8 çështje gjyqësore në muaj (dosjet/çështjet civile të relatuara prej tij). Sa për krahasim, frekuenca e gjyqtarit Artan Broci në virtin 2017 rezulton 4 çështje gjyqësore të vendimuara mesatarisht në një muaj, ndërkohë që për gjyqtarin Medi Bici frekuenca mesatare mujore rezulton 4.3 vendimime në një muaj për vitin 2017.
Mesatarja e shqyrtimtit gjyqësor për 34 çështjet civile të relatuara nga A. Thanza të cilat u vendimuan në vitin 2017, rezulton të jetë 960 ditë ose rreth 2.6 vjet.
Vonesa me e theksuar në kohëzgjatje të një shqyrtimi gjyqësor konstatohet në çështjen (nr.akti) 1019 që përkon me vendimin nr. 2078. Ky rekurs është regjistruar në Gjykatën e Lartë në datë 29.04.2011 dhe është vendimuar në dt. 28.09.2017 (vendimi dhe linku i tij i bashkalidhet këtij vlerësimi[1]). Në total, kohëzgjatja e shqyrtimit gjyqësor për këtë çështje deri në momentin e vendimimit rezulton 2344 ditë ose 6.4 vjet.
Çështje me pak e vonuar në shqyrtim gjyqësor, me relator gjyqtarin Admir Thanza është ajo me numër akti 130, rekursi i të cilës është regjistruar në datë 11.01.2017 dhe është vendimuar brenda 22 ditësh, në 2 shkurt 2017.
***
Sa i takon afatit/kohëzgjatjes së arsyetimit të vendimit gjyqësor, Admir Thanza rezulton me një mesatare prej 46 ditësh nga momenti i seancës vendimuese deri në dorëzimin në sekretarinë e Gjykatës së Lartë të vendimit të arsyetuar. Mesatarja e Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë për vitin 2017 është 37.9 ditë për të gjitha çështjet civile të vendimuara në 2017-ën (170 gjithsej).
Vonesa më e theksuar në arsyetimin e një vendimi për çështje të relatuara nga gjyqtari Admir Thanza është 216 ditë ose rreth 7 muaj. Kjo vonesë konstatohet në çështjen me nr.akti 4455, konkretisht Vendim i GJL nr.36, datë 09.02.2017. Kjo përfaqëson edhe arsyetimin/dorëzimin më të vonuar krahasuar me të gjitha dorëzimet e Kolegjit Civil për vitin 2017në sekretarinë e GJL.
Vendimi i arsyetuar/dorëzuar më shpejt është ai me nr.1678, dt 14.09.2017 (nr akti 2280) i cili është përfunduar brenda 4 ditësh.
Viti 2016
Gjyqtari Admir Thanza ka qenë relator ne Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë për 62 çështje të vendimuara ne 2016. E paraqitur në mënyrë të mesatarizuar, gjyqtari Thanza ka vendimuar gjatë vitit 2016 rreth 5.1 çështje gjyqësore në muaj (për dosjet/çështjet civile të relatuara prej tij). Në total, gjatë vitit 2016 janë vendimuar nga Kolegji Civil i GJL gjithsej 291 rekurse.
Mesatarja e shqyrtimtit gjyqësor për 62 cështjet civile të relatuara nga A. Thanza të cilat u vendimuan në 2016-ën rezulton të jetë 943 ditë ose rreth 2.58 vjet. Mesatarja e Kolegjit Cvil të Gjykatës së Lartë për këtë tregues është gjithashtu 943 ditë.
Vonesa me e theksuar nga Relatori A. Thanza konstatohet në çështjen me nr.akti 1801 që përkon me vendimin nr. 292. Ky rekurs është regjistruar në Gjykatën e Lartë në 21.07.2011 dhe është vendimuar në 03.02.2016 (vendimi i bashkalidhet këtij vlerësimi[2]). Në total, kohëzgjatja e shqyrtimit gjyqësor për këtë çështje deri në momentin e vendimimit është 1658 ditë ose 4.5 vjet. Çështjen më të vonuar për vitin 2016 e ka vendimuar ish-gjyqtarja e këtij kolegji, Majlinda Andrea, me 2381 ditë nga momenti i regjistrimit të rekursit deri në marrjen e vendimit (nr. 1427 – nr.akti. 1553).
Çështje me pak e vonuar në shqyrtim gjyqësor, me gjyqtar relator Admir Thanza është ajo me numër akti 1761, rekurs civil i regjistruar në datë 30.05.2016, i cili është vendimuar brenda 17 ditësh, në 16.06.2016.
***
Sa i takon kohëzgjatjes së arsyetimit të vendimit gjyqësor, per gjyqtarin A. Thanza, për vitin 2016 rezulton një mesatare prej 46 ditësh, nga momenti i seancës vendimuese deri në dorëzimin në sekretarinë e Gjykatës së Lartë të vendimit të arsyetuar. Mesatarja e Kolegjit Civil për këtë tregues në 2016-ën është 46.9 ditë.
Vonesa më e theksuar në arsyetimin e një vendimi gjatë vitit 2016, të relatuara nga gjyqtari Admir Thanza është 140 ditë ose rreth 4.6 muaj. Kjo vonesë konstatohet në çështjen nr.akti 1970 dhe Vendim i GJL nr.3198, datë 07.12.2016.
Vendimi i arsyetuar/dorëzuar më shpejt është ai me nr.1532, dt 04.05.2016 (nr. akti 84) i cili është përfunduar brenda 2 ditësh (dt. 06.05.2016).
Viti 2015
Gjate vitit 2015, gjyqtari Admir Thanza ka relatuar ne Kolegjin Civil të Gjykates së Lartë 85 çështje të vendimuara[3]. E paraqitur në mënyrë të mesatarizuar, gjyqtari Thanza ka vendimuar gjatë vitit 2015 rreth 7 çështje gjyqësore në muaj (për dosjet/çështjet civile të relatuara prej tij).
Mesatarja e shqyrtimit gjyqësor për çështjet civile të relatuara nga A. Thanza, të cilat u vendimuan në vitin 2015, rezulton të jetë 1027 ditë ose rreth 2.83 vjet. Mesatarja e Kolegjit Civil për këtë tregues, për çështjet e vendimuara në vitin 2015 rezulton të jetë 1044 ditë ose 2.9 vjet.
Vonesa më e theksuar konstatohet në çështjen (nr.akti) 1609 që përkon me vendimin nr. 3284 të relatuar nga gjyqtari A. Thanza. Ky rekurs është regjistruar në Gjykatën e Lartë në datë 21.08.2009 dhe është vendimuar në dt. 30.09.2015 (vendimi i bashkalidhet këtij vlerësimi [4]). Në total, kohëzgjatja e shqyrtimit gjyqësor për këtë çështje deri në momentin e vendimimit rezulton 2170 ditë ose rreth 6 vjet. Kjo është çështja e dytë në rradhën e më të vonuarave, pas vendimit nr. 843, dt 12.03.2015 (nr. akti 1311) të gjyqtarit Ardian Nuni (tashmë me mandat të përfunduar).
Çështje me pak e vonuar në 2015 në shqyrtim gjyqësor, me relator Admir Thanza është ajo me numër akti 2370, rekursi i të cilës është regjistruar në datë 10.06.2015 dhe është vendimuar brenda 12 ditësh, në 22.06.2015.
***
Sa i takon afatit/kohëzgjatjes së arsyetimit të vendimeve gjyqësore të vendimuara në 2015 me relator gjyqtarit Admir Thanza, nga vlerësimi rezulton një mesatare prej 27 ditësh (nga momenti i seancës vendimuese deri në dorëzimin në sekretarinë e Gjykatës së Lartë të vendimit të arsyetuar). Mesatarja e Kolegjit Civil të GJL për këtë tregues në vitin 2015 rezulton të jetë 33.8 ditë.
Vonesa më e theksuar në arsyetimin/dorëzimin e një vendimi për çështje të relatuara nga gjyqtari Admir Thanza në 2015-ën është 378 ditë ose 1 vit e 13 ditë. Kjo vonesë konstatohet në çështjen nr.akti 1502, Vendim i GJL nr.1582, datë 11.05.2015. Kjo rezulton të jetë vonesa e tretë më e madh për Kolegjin Civil në vitin 2015, ku dy vendet e para i mban ish-gjyqtari Ardian Nuni[5], i ndjekur nga Admir Thanza.
Ligji Nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të RSH”[6], ende në fuqi në vitin 2015, parashikonte një afat 30 ditë për dorëzimin e arsyetuar në sekretari të vendimit (neni 19[7]). Ky përcaktim ligjor është shkelur në 46 nga 85 vendime gjithsej të dhëna nga gjyqtari Admir Thanza.
Vendimi i arsyetuar/dorëzuar më shpejt është ai me nr.1572, dt 22.04.2015 (nr akti 2249) i cili është përfunduar/dorëzuar brenda 2 ditësh (24.04.2015).
Vlerësimi i performances per kohëzgjatjen e procesit gjyqësor ne Kolegjin Penal
Gjatë vitit 2017, Gjyqtari Thanza rezulton të këtë jetë caktuar relator edhe në dy shqyrtime rekursi në Kolegjin Penal të GJL. Tabela më poshtë ofron të dhëna për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor dhe kohëzgjatjen e arsyetimit dhe dorëzimit të këtyre vendimeve të dhëna në vitin 2017 për çështje penale me ralator gjyqtarin Admir Thanza.
Për sa i takon vitit 2016 dhe 2015 nuk ekzistojnë rekorde gjyqësore për çështje të cilat të kenë patur për relator gjyqtarin A. Thanza në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë.
Vlerësimi i performances per kohëzgjatjen e procesit gjyqësor ne Kolegjin Administrativ për gjyqtarin Admir Thanza
Viti 2017
Gjatë vitit 2017, gjyqtari Admir Thanza rezulton të këtë jetë caktuar relator edhe në 12 shqyrtime rekursi në Kolegjin Administrativ të GJL. Tabela më poshtë ofron të dhëna për kohëzgjatjen e shqyrtimit gjyqësor dhe kohëzgjatjen e arsyetimit dhe dorëzimit të këtyre vendimeve të dhëna në vitin 2017 për cështje me ralator gjyqtarin Admir Thanza.
Mesatarja e shqyrtimit gjyqësor (nga momenti i regjistrimit te rekursit në GJL deri në vendimimin e çështjes) për dosjet e relatuar nga A. Thanza të vendimuara në 2017-ën është 1264 ditë. Kujtojmë këtu se Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”. i ndryshuar, parashikon 90 ditë afat për shqyrtimin gjyqësor të rekursit në Gjykatën e Lartë (neni 60, paragrafi 2[8]). Kjo do të thotë se afati i përcaktuar ligjor (90 ditë) është tejkaluar mesatarisht me 14 herë.
Mesatarja e kohëzgjatjes së shqyrtimit gjyqësor për gjithë vendimet e dhëna nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë për vitin 2017 rezulton të jëtë 890 ditë (836 vendimime në total për 2017-ën). Gjyqtari Thanza rezulton të jëtë i pozicionuar negativisht 428 ditë mbi mesatarën e këtij Kolegji sa i takon kohës së shqyrtimit gjyqësor të çështjeve administrative të relatuara prej tij.
Vonesa më e theksuar në shqyrtim gjyqësor për gjykime nga A. Thanza në Kolegjin Administrativ përkon me dosjen (nr.akti) 503. Ky rekurs administrativ është regjistruar në Gjykatën e Lartë në datë 26.02.2013 dhe është vendimuar në dt. 21.11.2017 (vendimi i bashkalidhet këtij vlerësimi[9]). Në total, kohezgjatja e shqyrtimit gjyqësor për këtë çështje deri në momentin e vendimimit ka qenë 1729 ditë ose 4.7 vjet. Afati ligjor në këtë rast është tejkaluar 19 herë. Me fjalë të tjera, për këtë çështje janë marrë përtej afatit ligjor (të përcaktuar në nenin 60, paragrafi 2 të ligjit 49/2012, të ndryshuar) edhe 1636 ditë të tjera.
Nga analiza tërësore rezulton se gjyqtari A. Thanza nuk ka asnjë cështje administrative të relatuar prej tij, e cila të jetë vendimuar brenda afatit ligjor prej 90 ditësh, duke konsumuar në kete mënyrë shkelje të ligjit organik 49/2012, të ndryshuar.
Çështje me pak e vonuar në shqyrtim gjyqësor administrativ, me relator Admir Thanza është ajo me nr. akti 3155, rekurs i regjistruar në datë 05.01.2017 dhe i vendimuar brenda 334 ditësh (në dt.05.12.2017).
***
Sa i takon afatit të arsyetimit dhe dorëzimit në sekretari të vendimeve, rezulton se mesatarisht rekurset administrative që kanë patur relator gjyqtarin Admir Thanza janë dorëzuar në sekretarinë e GJL për rreth 48 ditë mesatarisht gjatë vitit 2017.
Kujtojmë këtu se Ligji Nr. 49/2012 “Për organizmin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, parashikon 10 ditë afat për dorëzimin në sekretari të vendimit të arsyetuar në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë (neni 64, paragrafi 3[10]). Kjo do të thotë se afati i përcaktuar ligjor (10 ditë) është tejkaluar mesatarisht 4 herë.
Vendimi me i vonuar në arsyetim/dorëzim për vitin 201, për çshtje gyqësore të relatuara nga gjyqtari Admir Thanza është ai me nr. 2369, dt 05.12.2017, me një kohëzgjatje të përllogaritur prej 64 ditësh ose 5-fish më shume se afati i përcaktuar në ligjin 49/2012, të ndryshuar.
Rezulton se nga 12 rekurse administrative gjithsej, të relatuara nga gjyqtari Admir Thanza, të vendimuara në 2017-ën, asnjëra prej tyre nuk është arsyetuar/dorëzuar brenda afatit ligjor 10 ditor, duke konsumuar në kete mënyrë shkelje të ligjit organik 49/2012, te ndryshuar.
Vendimi më shpejt i arsyetuar/dorëzuar në Sekretari nga gjyqtari Admir Thanza gjatë kontributit të tij si relator në çështje gjyqësore në Kolegjin Administrativ gjatë 2017 është ai me nr. 2639, dt 12.12.2017 (nr. Akti 725) me vetëm 15 ditë kohëzgjatje.
Për sa i takon vitit 2016 dhe 2015 nuk ekzistojnë rekorde gjyqësore për cështje të cilat të kenë patur për relator gjyqtarin Admir Thanza në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë.
[5] Vendimi nr 1922, dt 28.05.2015 me 394 ditë deri në arsyetim/dorëzim – relator A. Nuni dhe Vendimi nr 717, dt 05.02.2015, me 386 ditë deri në arsyetim/dorëzim –relator A. Nuni.
[6] ndryshuar me ligjin nr. 151/2013, ndryshuar me ligjin nr. 177/2014
[7] Neni 19 “Vendimet dhe botimi i tyre”:
“Vendimet e Gjykatës së Lartë shpallen të arsyetuara jo më vonë se 30 ditë nga përfundimi i shqyrtimit gjyqësor. Vendimet e kolegjeve të Gjykatës së Lartë, së bashku me mendimet e pakicës, botohen në Buletinin Periodik të Gjykatës së Lartë. Vendimet për njësimin ose ndryshimin e praktikës gjyqësore botohen në numrin më të parë të Fletores Zyrtare.”
[8] Neni 60 Dërgimi i rekursit në Gjykatën e Lartë:
1. Gjykata administrative e shkallës së parë dërgon rekursin, së bashku me aktet që i bashkëlidhen atij, vendimin e gjyqtarit për pranimin e rekursit, aktet e komunikimit të rekursit, kundërrekursin, si dhe dosjen e gjykimit në Gjykatën e Lartë, brenda 10 ditëve nga data e përfundimit të komunikimeve.
2. Gjykata e Lartë shqyrton çështjen brenda 90 ditëve nga data e ardhjes së rekursit dhe akteve bashkëlidhur prej gjykatës ku është depozituar rekursi.
[9]http://ëëë.gjykataelarte.gov.al/gjl_ceshtje_detaje.php?caseId_sel=201300766&ln=Lng1&uni=20180710173759109695203981795983
[10] Neni 64 Shpallja dhe depozitimi i vendimit
1. Vendimi, pavarësisht formës së gjykimit, duhet të shpallet detyrimisht i arsyetuar.
2. Në raste përjashtimore dhe vetëm për shkak të pamundësisë absolute, gjykata shtyn shpalljen e arsyetuar të vendimit deri në 10 ditë.
3. Brenda 10 ditëve nga shpallja e vendimit, dosja dorëzohet në sekretarinë gjyqësore.